Përmbytjet në Obot, KESH: Situata po përmirësohet

March 9, 2018 18:58

Përmbytjet në Obot, KESH: Situata po përmirësohet

Ndërsa situata në Obot të Shkodrës prej disa ditësh nuk po njeh përmirësim për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se në 23:00 të së premtes do të mbyllë portat e shkarkimit në Kaskadën e Drinit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në orën 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek.

Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qëllim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të Qarkut të Shkodrës, KESH njofton se e gjykon të mundshme që sonte në ora 23:00 të reduktojë më tej shkarkimet, duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie.

March 9, 2018 18:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*