Përmbytjet, Rama premton dëmshpërblim: Shkatërrimi, nga dora e njeriut

January 7, 2016 20:00

Përmbytjet, Rama premton dëmshpërblim: Shkatërrimi, nga dora e njeriut

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka inspektuar nga afër situatën në Shijak, Sukth dhe Katund të Ri. Duke folur me banorët, kryeministri Rama ka premtuar mbështetje nga qeveria.

Si asnjëherë më përpara, ato përmbytje që ndodhën në fillim të vitit të kaluar ne i kemi dëmshpërblyer plotësisht, në të gjitha aspektet, edhe në bagëti, edhe për shpendët, edhe për prodhimin. Shtuar këtu faktin që kemi shlyer detyrimet e prapambetura nga qeveria e mëparshme, rreth 7 milionë euro, në ultësirën e Shkodrës. Megjithatë, sërish do të bëjmë çmos që të mbështesim të gjithë njerëzit në nevojë”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka theksuar se, e gjitha kjo është pasojë e një shkatërrimi, që i është bërë vendit ndër vite, si me shkatërrimin e pyjeve apo me ndërtimet.

Mobilizimi i të gjithëve ka qenë maksimal, ashtu sikurse edhe efektiviteti. Nga ana tjetër, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, që këto janë faturat që i paguajmë dhe do të vazhdojmë t’ia paguajmë një zhvillimi kaotik, pa plan, pa rregulla, pa disiplinë, me ndërtime e projekte kuturu. Ne kemi bërë një punë të madhe në këtë periudhë dyvjeçare për pastrimin e kanaleve, kemi përsëri një projekt të madh që do ta financojmë me 25 milionë dollarë, në bashkëpunim me pushtetin vendor, për të pastruar të gjitha kanalet dytësore”, deklaroi më tej Rama.

Duke vënë theksin te shkatërrimi i ardhur nga dora e njeriut, kryeministri Edi Rama kujtoi dhe njëherë moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve për 10 vite.

 

January 7, 2016 20:00
Komento

4 Komente

  1. Arben January 7, 22:02

    ORE MIK, PO QE SE SHKATERRIMI KA ARDHUR NGA DORA E NJERIUT, ATEHERE DEMSHPERBLIMET QE U PREMTON DUHET TUA MARRESH NJEREZVE QE KANE SJELLE SHKATERRIMIN, DHE JO NGA TAKSAT TONA, PER TE CILAT ZOTROTE E KE GATI BURGUN.

    Reply to this comment
  2. Paradoksi January 7, 23:32

    Pse duhet qe Nje Pjese e Rregullt dhe E Pergjegjeshme apo Punetore e Popullit Shqiptar duhet te paguaje Akoma nga Taksat e Veta..×nje Pjese tjeter te Papergjegjdhmish qe rrine me duar ne Xhepa?!?!..po ky Milet apo Nje Pjese e Mire Informale qe ka ndertu ne token e Xanun pa Pyetur Njeri e pa Asnje Kriter( ne mes ish Kenetash apo Toke Bujqesore., buze Lumenjve ., Rrugeve Shinave etj…

    Reply to this comment
  3. demo January 8, 05:32

    Ore maskara!Cfare demshpereblimi thua ti!Kush u tha atyre te zaptonin tokat ne fushe,ne kenete, ne breg lumi,mbi kanale.mbi prita!Pse fshataret 100 vjet me pare i ndertonin shtepite ne koder,larg ujit,ishin budallenj,apo ishin analfabete.Keta qe kane ndertuar mbi keneta te thara,jane hajdute tokash dhe duhet te korrin ate c`kaqne mbjelle.Ti Rama nuk ke te drejte te marresh nga taxat,nga rrogat,pensionet tona dhe t`ja japesh hajduteve 7 here ne vit,kur i ndeshkon NATYRA.

    Reply to this comment
  4. lato January 8, 09:35

    Nuk ke te drejte te shperblesh hajdutet e tokave.Ata i ka ndeshkuar mema NATYRE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*