Përmbytjet në Shkodër, bashkë me ujin dhe peshqit në rrugë (VIDEO)

March 21, 2018 12:59

Përmbytjet në Shkodër, bashkë me ujin dhe peshqit në rrugë (VIDEO)

 

Sërish në NënShkodër dhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës ka pasur rritje të nivelit të ujit.

Mëngjesin e sotëm ka pasur dhe një dalje të lehtë të Bunës mbi pedonale pranë Urës së Bunës.

Zona më e kërcënuar në qytetet mbetet periferia perëndimore e qytetit, zona e Livadheve pranë ish Zukthkashtës, që laget nga Liqeni Shkodrës dhe Lumi Buna.

Disa banesa janë përmbytur kanë uje brenda, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zonës në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.

E ndërsa mbledhin peshk, banorët bëjnë apel për ndihmë.

Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thotë një banor.

Por pak më në brendësi të periferisë së qytetit, në zonën e Livadheve njerëzit po flenë mbi ujë, banesat janë përmbytur dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar

Në të gjithë NënShkodrën dhe periferinë e qytetit janë 4700 ha toka nën ujë, mbi 400 shtëpi të rrethuara nga uji e rreth 20 banesa të përmbytura./TCH

a.s/dita

March 21, 2018 12:59
Komento

4 Komente

  1. i pari asht salia pas tij lyli etj me radhe March 21, 15:20

    Ja pra ,
    nji kjo asht Demokracia ,
    ta sjell peshkun e fresket ke shtepia ,

    jo si dikur ne kamunizm ,qe s’kishe krima ,
    me kojt Grepin e peshku i beshtynte bukes mbi grep

    Reply to this comment
  2. keshtu ndodh March 21, 15:50

    Kur uji permbyt vendin, peshqit hane milingonat; por kur uji largohet, milingonat hane peshqit. Dhe kjo ishte e domosdoshme se dhe vetingu eshte milingone qe ha peshqit

    Reply to this comment
  3. neseba March 21, 17:42

    I ndërtuan shtëpitë ku mundën, prishën dhe bllokuan të gjitha kanalet e kullimit të ujërave, tani i hankohen shtetit. Nuk ka keqardhje për këta njerëz.

    Reply to this comment
  4. Lili March 21, 19:09

    Ouah, ma ne fund u kapen peshkut e medhenj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*