Përmbytjet në Sri Lanka, qindra viktima e të humbur

May 30, 2017 11:22

Përmbytjet në Sri Lanka, qindra viktima e të humbur

Rëndohet tej mase bilanci i viktimave në Sri lanka si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur vendin që prej të premtes.

Autoritetet lokale thanë se 177 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë shpallur të humbur.

Operacione shpëtimi po zhvillohen në shumë zona dhe autoritete presin që situata të përkeqësohet edhe më shumë ndërsa ekipet e emergjencave mbërrijnë në fshtatra të izoluara.

Për më tepër, metereologët paralajmërojnë për më shumë reshje dicka që nuk ndihmon aspak për të qetësuar kaosin që ka kapluar me mijëra.

Mësohet se të paktën gjysmë milioni njerëz janë detyruar të braktisin banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, ndërsa rreth 48 000 banesa janë shkatërruar apo dëmtuar.

Një nga zonat e goditura më rëndë është qyteti i Ratnapurës, vetëm 70km larg kryeqytetit Kolombo, i cili u mbulua nga tre metra ujë.

Autoritetet kanë nisur shpërndarjen e ndihmave dhe ushqimeve për të pastrehët, ndërsa në ato pak zona ku ujërat janë tërhequr, banorët janë kthyer për të gjetur vetëm shkatërrimin e lënë pas nga kjo katastrofë natyrore.

May 30, 2017 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim