Përmbytjet/ Rama: Do kompensoheni, por sigurimi do bëhet i detyrueshëm

December 4, 2017 09:55

Përmbytjet/ Rama: Do kompensoheni, por sigurimi do bëhet i detyrueshëm

Qeveria do të kompensojë të gjithë të dëmtuarit nga përmbytjet.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave.

Rama ka theksuar nga mbledhja e Komitetit të menaxhimit të emergjencave se “ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt!”.

“Sa na takon ne, do të bëjmë maksimumin siç kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor”, tha Rama.

Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu, tha Rama.

Ai shtoi se sigurimi i banesave dhe biznesit nga fatkeqësitë natyrore do bëhet i detyrueshëm me ligj.

Sipas Ramës, ne jemi i vetmi vend që nuk sigurohemi nga fatkeqësitë natyrore.

“Përparësi është  marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet. Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi,” tha Rama.

Tani është momenti për të çuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”.

December 4, 2017 09:55
Komento

4 Komente

  1. intelektuali December 4, 18:00

    Edi Rama perpara se te flase brockulla enveriste pa piken e llogjikes kapitaliste, le te lexoje pak abetaren e sigurimeve te prones ne vendet kapitaliste,

    sepse:

    NUK KA SHOQERI SIGURIMESH NE BOTE QE TE PAGUAJE PER PERMBYTJE QE PERSERITEN DISA HERE BRENDA NJE VITI

    dhe:

    Edhe sikur fshataret dru me pre te siguronin tokat e tyre tek SIGAL-i kjo shoqeri austriake do t’i kerkonte LEKAT tek qeveria e Rilindjes si fajtore kryesore e permbytjeve te vazhdueshme dhe ne rast refuzimi do t’i conte ceshtjet ne Strasburg njashtu si CEZ-i dhe do t’i merte LEKAT me interesa dhe kamat vonesa

    PO PSE ME METODA ENVERISTE SI RUFJAN KOMUNIST DO TA DREJTOJE SHTETIN KAPITALIST EDI RAMA?

    Reply to this comment
  2. tz December 4, 18:42

    jo siguracioni me detyrim por nje reforme radikale per rregullimin e qendrave te banuara dhe jo te ndertojne katunaret mbi tokat e zanuna,jo kompensime nga shteti me, cdo shtepi apo mall duhet te kete siguracionin e thjeshte si dhe ate te fatkeqesive natyrore..Ne qofte se nuk ke siguracion bankat nuk duhet te japin kredi dhe cdo fatkeqesi apo aksident te pergjihjet vete i zoti.Ligji dhe zgjidhja eshte e thjeshte…merreni kopje nga Amerika

    Reply to this comment
  3. tz December 4, 19:18

    ka dhe fllad siguracioni.Shteti dihet te beje bonifikimin dhe ti heqi te gjithe shtepiat qe jane shperndare si koqe misri ne lame neper fusha buqesore.DUHET VIJA E VERDHE PERSERI

    Reply to this comment
  4. info analitike December 4, 20:14

    Opaa plasen perseri koncesioneteeee!!!
    Jepini shoke brohoritni se akoma nuk u ka pire piken e fundit te gjakut kryepsikopati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*