Përmendorja e denjë për Vasil Labovitin

September 30, 2017 10:34

Përmendorja e denjë për Vasil Labovitin

Nga Moikom Zeqo

Sa herë shkoj në Gjirokastrën Hijerëndë, metropolin e Jugut shqiptar, lëviz nëpër kalldrëmet sinjë puzzle e Historisë dhe shoh (rishoh) tabelën në portën e shtëpisë së Vasil Labovitit, mjekut legjendar dhe gjirokastritit të pashembullt.

Tabela e emrit është si kartvizitë lakonike si nga kujtesa e shekujve.                                                                                                                              Vasil Labovitit i shkon përsëmbari thënia e Juvenalit: “Vitam impedere vero!”dmth “Jeta në shërbim të së vërtetës!”

 I lindur më 12 prill 1902 dhe vdekur në 1980 jetë kronikore e këtij personazhi të madh, dhe pa një të dytë të Gjirokastrës, është plot e përplot jetë të qindra mijëra njerëzve.

Mjeku Vasil Laboviti qe sfiduesi i vdekjes!

 

***

Fillimisht ai mësoi në Gjirokastër e në Stamboll, studjoi në gjimnazin e Korfuzit dhe mbaroi studimet e larta mjekësore në universitetin e Graz-it në Austri, ku u diplomuan edhe emra të shkëlqyer si Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Hasan Ceka, Skënder Luarasi etj.
Mbas mbarimit të studimeve universitare Vasil Labovitin e kërkuan pesë universitete të botës: e Graz-it, Vjenës, New Jorkut, Athinës, Manilës, dhe Stambollit.

Por Vasili u rikthye në Gjirokastër. Përfundimisht!

***
Scripta manent!E shkruara mbetet!

Është pikërisht intelektuali i njohur, njeriu i përkushtuar, miku im i nderuar Shpëtim A. Emiri, që shkroi librin “Përmendorja e munguar”.

Por Vasil Laboviti është i pavdekshëm, mbi të gjitha mungesat dhe boshëllëqet.
Shpëtim A. Emiri ka shkruar një libër të shkëlqyer.

Duhej ky libër për të gjithë ne. Është i domosdoshëm dhe jetik ky libër. E meriton këtë libër Gjirokastra dhe biri i saj i mrekullueshëm, Vasil Laboviti.
Mjeku Laboviti qe një kalorës triumfues i jetës.

Deri sa vdiq bëri  mbi 50 000 opercione  kirurgjikale. Si gjinekolog ai është Dëshmitari i lindjes së mijëra e mijëra fëmijëve, të cilët, i ndihmoi të vinin në jetë.
Me kulturë të gjerë, universale, ai kishte një vetëdije inkandeshente të dashurisë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë.

Në vitet e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Vasili qe me prijëtarët dhe martirët e lirisë.

Letra dëshmuese, e botuar në këtë libër, e Haki Toskës, flet qartë për vizionin dhe trimërinë civile të Vasil Labovitit.

Por kryengjarje që e pavdekëson karakterin e tij është ajo e Sheshit të Çerçizit në 27 dhjetor 1943, kur nazistët hitlerjanë kishin grumbulluar pengje qytetarët gjirokastritë për t′i ekzekutuar, si hakmarrje mizore.

Qe pikërisht Vasili, që shmangu tragjedinë.

Shumë herë e lanë në heshtje këtë gjë, heshtën, ose e përgojuan, e mitizuan, apo edhe e letrarizuan, por duke ju shmangur rolit ekskluziv të patjetërsueshëm të mjekut hero Vasil Laboviti.

Vasili e kish luftuar vdekjen me kirurgji dhe ilaçe.

Por këtë herë, si askush tjetër, e luftoi dhe e mundi vdekjen me mendje.

                                      ***
Me kuptimin simbolik përballë plotfuqishmërisë së Perandorisë Hitleriane qëndroi me dinjitet një shqiptar i vetëm, fill i vetëm, pa armatime, pa ushtri, sfidoi dhe fitoi në këtë Duel të Pabarabartë.

Dhe kush tjetër e ka bërë këtë gjë?

Me këtë optikë Vasil Laboviti është personazh semantik.

Libri i Shpëtim A. Emirit duhet lexuar nga të gjithë.

Tiranë 31 maj 2017

September 30, 2017 10:34
Komento

10 Komente

  1. Arben September 30, 15:16

    EDHE SIKUR TE KETE VLERA

    NDONJE FIGURE, PO U MORR KY

    ME JETEN E TIJ, BEHET MERRE ME LENG.

    Reply to this comment
    • Amerikani September 30, 20:46

      O Arben ça bejne keta te “dita” keshtu!? Si nuk shkruajne per ata shqiptaret renegate qe na nderuan perandorine osmane po meren me keta intelektuale te mençur qe i sherbyen atdheut dhe popullit te tyre shqiptar.
      “Rrofte perandoria osmane trime dhe heroike!”

      Reply to this comment
      • Arben October 1, 09:15

        NUK E NJOH DHE NUK FLAS PER KETE ZOTERINE

        SHOKU KOMI, ESHTE BERE SI KAU BALASH

        NUK HUMBET RAST PER TE NXJERRE NE

        PAH LEPIRSHMERINE E VET.

        PER TE ARDHUR KEQ JE EDHE TI QE

        NUK LEXON CFARE KAM SHKRUAR,

        POR TE “VENE PERPARA” NDJENJAT E TUA

        TE “DYSHIMTA”

        Reply to this comment
  2. Alban Hamzai September 30, 16:17

    Dr.VASIL LABOVITI ,me origjine nga fshati I mrekullueshem DHUVJAN I DROPULLIT ,ishte symbol i NJERIUT,DOKTORIT ,HUMANISTIT . Quhej edhe Vasili i Madh ,per ta dalluar nga nje doctor tjeter i shkelqyer po nga Dropulli ,Vasil Jorgji ,qe thirrej Vasili i Vogel (per shkak te moshes ) dhe qe ne Laberi i kishin ngritur kenge qe ne gjallje e kendohej ne dasma e gezime. Keta njerez jane simbole te pavdekeshme ne te gjithe drejtimet e aktivitetit te njeriut ,simbole per te cilet koha qe kalojme ka shume nevoje . Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  3. Arben September 30, 16:51

    SHYQYR TE PAKTEN, QE NGA BYTHA

    E KOMIT E PASKENI NXJERRE.

    Reply to this comment
  4. Kamunisti September 30, 20:39

    Kam pershtypjen qe dr Vasili eshte personazhi kryesor i romanit te Kaderese “Darka e fundit”. Eshte i paharruar veprimi i tij ne dhjetorin e 43, kur doktori qe e fliste gjuhen gjermane ne menyre te perkryer u fut ne bisede me komandantin gjerman qe per koicidence dhe ai ishte austriak dhe shpetoi qytetaret e gjirokastres nga masakra. Gjirokastra eshte e vecante. Nuk i kane munguar kurre intelektualet dhe njerezit e mencur qe i kane sherbyer atdheut ne cdo kohe sidomos gjate epopese se ndritur te LANÇ.

    Reply to this comment
  5. Pellazgos October 1, 01:49

    Vasilis Tilemaxos Labovitis shqip Vasil Telemak Laboviti ishte nje Greke i lindur ne Argjirokastros shqip Gjirokaster,shkoi ne Kostandinopoli shqip Stamboll apo Kostandinopoja pa kuptim se ayje kishte babane,pastaj ne Korfus,ne Athine e gjetke.
    Vete emri Vasil nuk eshte edhe kaq i “dashur” ne nje vend qe Presidenti i Albanistanit,i Kosovos dhe shume te tjere shkojne ne Meke ne vend in shpirterore te tyre qe misioni i tyre eshte ne lufte me Fete dhe Besimet e tjera.
    Kjo eshte “Shqiperia” osmane vellezer.

    Reply to this comment
    • Amerikani October 3, 15:33

      Dr Vasili nuk e ka shkruar emrin “Vasilis” sic ta ka qejfi ti o Pellazgos leshi, por shqip te pllaka e shtepise se vet. Po ti hysh thelle origjines se tij pavaresisht se ka lindur ne Dhudhjan origjina e tij eshte nga Labova qe nuk i perkete minoritetit. Mgjth doktori ishte njeri i kulturuar qe i sherbente popullit dhe atdheut te vet se ishte shkolluar ne perendim dhe nuk kishte trurin tuaj te kalbur shovinist orjental. Po ti sje i vetmi ne ate konglomerat etnish ne gerqi o pellazgus leshi qe ke kete mendje, prandaj nuk eshte cudi qe greqia kurre nuk mori ngjyrat e kultures dhe identitetit evropian qe kur e krijuan si shtet por ngeli me nje profil te ulet sllavo orjental.

      Reply to this comment
  6. Golik Kokojka D . October 3, 15:08

    Me vjen keq qe ka njerez ambicioze per keq, (igurisht ambicia ka dhe te miren e saj),shkruajne keshtu,per figura te shquara atdhetare,po, si eshte rasti Dr.Vasil Laboviti,paraqitur me aqe mjeshteri PENE nga i nderuari Moikom Zeqo,s’mund te kete keqdashie.
    Vetem per kete,komentuesi “Arben”(qe me vjen keq se ka nje emre te madh),paraqitet kaqe keq ne komente. Mos mos diale.Ne ke argumente,beji konform rregullave te mirsjellies njerzore.
    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*