Përmirësohet gjendja e nxënësve të asfiksuar, 50 prej tyre lënë spitalin

November 18, 2017 09:54

Përmirësohet gjendja e nxënësve të asfiksuar, 50 prej tyre lënë spitalin

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin dje teksa 60 nxënës u asfiksuan nga tymi i lëshuar nga kaldaja e sistemit të ngrohjes në shkollën e Shupenzës në Bulqizë.

Fatmirësisht asnjë prej nxënësve nuk rrezikoi jetën dhe falë ndihmës në spital sot shumica e tyre janë rikthyer në banesat e tyre.

Aktualisht, në spitalin e Peshkopisë po marrin ndihmë 8 nxënës, ndërsa raportohet se 5 prej tyre do të rikthehen në banesë ndërsa 3 të tjerë do të vijojnë trajtimin pasi kanë pasur probleme më të theksuara.

Ndërkohë, në spitalin e Bulqizës është vetëm 1 nxënës i cili orë pas ore po përmirësohet.

Po ashtu, pritet të dalin nga spitali i Tiranës nxënësi dhe mësuesi që u transportuan dje me urgjencë. Ata ishin në një situatë disi më të rëndë se të tjerët ndaj mjekët vendosën trajtimin e tyre në Tiranë.

Ndërkohë, grupi i hetimit vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në fund pritet të arrihen konkluzione për përgjegjësit e kësaj ngjarjeje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Pas asfiksimit masiv në shkollën e Bulqizës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla urdhëroi inspektim në sistemet e ngrohjes në të gjitha shkollat e vendit. Ajo kërkoi që sistemet e ngrohjes të vihen në punë pasi të jenë kryer të gjitha verfiikimet e nevojshme për sigurinë.

November 18, 2017 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*