Përndjek 18–vjeçaren dhe i rreh të atin, në pranga 20–vjeçari nga Kruja

July 5, 2017 11:32

Përndjek 18–vjeçaren dhe i rreh të atin, në pranga 20–vjeçari nga Kruja

 

Një 20–vjeçar nga Kruja është arrestuar, pasi përndiqte një adoleshente.

Sokol Kurti, sipas policisë, përndiqte nëpërmjet telefonit 18 vjeçaren me iniciale A.Q.

Por jo vetëm kaq.

I riu është përballur edhe më të atin e saj, 52 – vjeçarin A.Q, të cilin e ka goditur me grushta.

Të gjitha këto veprime kanë bërë një 20–vjeçari të përfundonte në pranga, e tashmë do të duhet të përballet me dy akuza, atë të përndjekjes dhe plagosjes së lehtë me dashje.

July 5, 2017 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*