Pero Pejic mes 5 sulmuesve më të mirë në Europë për vitin 2015

May 13, 2015 16:35

Pero Pejic mes 5 sulmuesve më të mirë në Europë për vitin 2015

Pero Pejic mes yjeve të futbollit botëror. Në kampionatin shqiptar dhe në Kupën e Shqipërisë 32-vjeçari e ka bërë me kohë për vete këpucën e artë, por në arenën ndërkombëtare rivalët janë emra gjigandë.

Sipas portalit të specializuar në mbajtjen e statistikave, footballdatabase.eu, bomberi kroat i Kukësit lundron krah për krah me futbollistë prestigjozë të futbollit botëror
Lionel Messi, ka shënuar 30 gola që nga fillimi i këtij viti në të gjitha kompeticionet, pas tij vjen shoku i skuadrës Neymar me 24 dhe në vendin e tretë është ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo me 22 gola.

Pas luzitanit gjendet pikërisht Pejiç me 21 gola, duke ndarë vendin e katërt së bashku me dy sulmues të nivelit të lartë si Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Suarez, që në këtë vit kalendarik kanë shënuar po aq sa edhe futbollisti kroat.

Një renditje e cila tregon më së miri për sezonin e mrekullueshëm që ka zhvilluar Pero Pejic me ngjyrat e Kukësit

May 13, 2015 16:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*