Përpara sesionit të ri parlamentar, PS mbledh Kryesinë ndërsa PD grupin e aleatët

September 3, 2018 08:43

Përpara sesionit të ri parlamentar, PS mbledh Kryesinë ndërsa PD grupin e aleatët

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të zhvillojnë takime përpara sesionit të ri parlamentar.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 09:00 Kryesinë e Partisë, ku mendohet se do të diskutojë përveç pikave që do të shtrojë në sesionin e ri edhe rendin e ditës për Asamblenë që do të mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Ndërsa Partia Demokratike do të zhvillojë në orën 10:00 një takim me aleatët dhe grupin parlamentar.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë në orën 12:00 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Kjo konferencë do të rikthejë debatin për Teatrin e Ri Kombëtar. Në bazë të programit, më 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e paralajmëroi prerazi Partinë Socialiste nëqoftëse e rikalon ligjin për Teatrin, prandaj ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë.

Kuvendi i Shqipërisë parashikohet se do të shqyrtojë në 3 javët e para 33 projektligje.

s.a/dita

September 3, 2018 08:43
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*