Misioni i pamundur dhe disa dokumenta për LANÇ nga arkiva gjermane

August 10, 2019 21:11

Misioni i pamundur dhe disa dokumenta për LANÇ nga arkiva gjermane

Dr. Marenglen Kasmi

Si tani një vit më parë, kam shkruar në gazetën tuaj se, prishja e Marrëveshjes së Mukjes nga Enver Hoxha dhe mos dakordësimi i tij dhe forcës politike që ai drejtonte me platformën që propozoi Balli Kombëtar i Mit’hat Frashërit në Mukje, në fillim gushtin 1943, shërbeu si “detonator konflikti” dhe kristalizoi përfundimisht armiqësinë e dy partive politike ndaj njëra tjetrës.

Ndonëse pas mëse shtatëdhjetë e kusur vitesh, kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit vitin e shkuar në atdhe, shërbeu përsëri si një “detonator”, por kësaj radhe jo me pushkë në dorë përballë e përkrah pushtuesit, por me penë e përplasje këndvështrimesh historike e politike. Të mos keqkuptohemi! Që diskutohet për Luftën nuk është gjë e re, madje është mëse e nevojshme. Risia në këto zhvillime është se procesi i revizionimit të historisë së luftës ka hedhur një hap më tej. Pyetja që shtrohet është, a përbën antikomunizmi një vlerë përgjithësuese që shumëzon me zero gjithçka, përfshirë edhe bashkëpunimin me nazizmin? A mund të rehabilitohen dhe nderohen formacione luftarake që vepruan e bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë, cilado qoftë arsyeja e këtij bashkëpunimi? Cila është natyra e luftës së shqiptarëve në këtë periudhë, luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare apo një luftë civile e zbatuar nga Enver Hoxha nën udhëheqjen e jugosllavëve?

Antifashizmi është vlerë që pranohet nga shumica, madje edhe nga “historianë”, të cilët investohen qartazi kundër së vërtetës historike. Por, për ta ndryshon puna kur vjen fjala te antifashizmi shqiptar! Sipas logjikës së tyre, lufta e shqiptarëve ndaj së Keqes (lexo Nazifashizmi dhe bashkëpunëtorët e tyre) ishte e keqe. Kësisoj, ata e përkufizojnë luftën ndaj të Gabuarve (lexo bashkëpunëtorët e Nazifashizmit) si një gabim dhe jo si një luftë ndaj së Keqes dhe së Gabuarës. Gjithmonë sipas kësaj logjike, Lufta Antifashiste ishte e “keqe” dhe e “gabuar” sepse u shndërrua nga komunistët në një luftë civile, duke mos luftuar kundër pushtuesve, por vetëm kundër kundërshtarëve të brendshëm – çka është një e pavërtetë historike. Pra, natyra e luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesit tentohet të njësohet, me natyrën e drejtuesit të kësaj lufte, Enver Hoxhës ose forcës politike që e drejtoi atë, Partisë Komuniste (Punës) në vitet 1944-1990.

Këto dy fenomene duhen ndarë nga njëra-tjetra. Nëse flasim me shifra, nga viti 1941 deri në vitin 1944, numri i komunistëve pjesëmarrës në LANÇ shkonte nga 2400 deri në 3600 anëtarë partie, pra rreth 4-6% të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kështu që, kjo nuk mund të ishte një luftë vetëm e komunistëve, por një luftë e gjithë popullit shqiptar kundër pushtuesit, siç ishte edhe lufta e shumë popujve të tjerë.

Deri në vitin 1990 ka plot gjëra që janë interpretuar njëanësisht. Por, kjo nuk do të thotë që duhet bërë një përmbysje e gjithë historisë së shkruar në këtë periudhë. Madje mund të themi me bindje të plotë shkencore se, me hapjen e arkivave të huaja, aspekte të caktuara të kësaj lufte, siç është për shembull bashkëpunimi me pushtuesit, jo vetëm që nuk mund të vihet në dyshim, por përkundrazi është mëse i faktuar historikisht, gjë që e ngarkon me përgjegjësi politike krahun nacionalist për politikën e dështuar që ndoqën gjatë luftës. Po ashtu, nuk mund të vihet në dyshim që në raste të caktuara, e kryesisht në fund të luftës, lufta u përdor nga Enver Hoxha edhe politikisht.

Nëse vlerësojmë zhvillimet politiko-ushtarake të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrijmë në përfundimin se lufta e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në tërësinë e saj një luftë antifashiste nacionalçlirimtare, e drejtuar kundër pushtuesve të huaj, ndonëse kryesisht në fazën e fundit të saj, shfaqen në raste të veçuara edhe elementë të një konflikti civil, ose lufte për pushtet. Nisur nga përkufizimi i luftës civile, mund të themi se, në një vend të pushtuar nuk mund të ketë luftë civile, e sidomos atëherë kur njëra palë pjesëmarrëse në konflikt, bashkëpunon dhe mbron interesat e pushtuesit. Pas pushtimit gjerman, antagonizmi në rritje ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste u bë një nga faktorët kyç për politikën gjermane në Shqipëri. Të dyja këto forca politike kërkonin me çdo kusht të vinin në pushtet pas lufte. Premtimet e gjermanëve, që pushtimi ishte një pasojë e pastër e nevojave ushtarake, lidhur me garancinë e një Shqipërie të pavarur, zgjonte te nacionalistët shqiptarë shpresën për realizimin e një politike të brendshme dhe të jashtme relativisht të pavarur. Edhe besimi se gjermanët do të shkatërronin lëvizjen komuniste – çka ata për hir të së vërtetës thuajse e arritën në dimrin 1943-1944 sepse e vendosën ushtrinë partizane në një pozicion shumë të vështirë – ishte një arsye jo e paktë e nacionalistëve shqiptarë për të pranuar këtë realitet. Jo më kot në këtë periudhë pason edhe bashkëpunimi në masë i Ballit Kombëtar me pushtuesit gjermanë. Sipas bindjes së tyre, sido të vinte puna, ata do të kërkoheshin pas lufte sepse kishin merita në themelimin e shtetit shqiptar. Kështu kishte qenë gjithmonë prej vitit 1912. Por këtë radhë lufta i kishte ndryshuar gjërat.

Revizionimi i historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, përkrah interesave fisnore e familjare për tjetërsimin e saj, furnizohet “me municion” edhe nga politika pothuajse tridhjetëvjeçare shqiptare. Një ndryshim i historisë së luftës, tentohet të shitet si një shkëputje nga trashëgimia e antifashizmit të dominuar nga komunizmi, duke përmbysur në këtë mënyrë ekzistencën e periudhës së socializmit në Shqipëri, me qëllim ndërtimin e një narrative kombëtare për konstruktin delikat demokratik që ka Shqipëria sot. Parë në këtë këndvështrim, politika shqiptare mundohet që në dukje të reflektojë lidhjen e saj me vlerat politike të antifashizmit, ndërsa nga brenda saj rehabilitohen ish-bashkëpunëtorë të nazizmit, duke u veshur atyre petka antifashiste. Kësisoj, diskreditimi i qëndresës komuniste ndaj antifashizmit i hap rrugën rehabilitimit të bashkëpunëtorëve të pushtuesve. Në këtë kuadër fiton një rol të veçantë edhe demonizimi i komunizmit dhe historisë 50-vjeçare të socializmit në Shqipëri, çka duhet të tregojë si jashtë edhe brenda Shqipërisë, se jemi ndarë përfundimisht nga e kaluara komuniste.

***

Më poshtë do të japim të përkthyer dy dokumente nga Arkivi Ushtarak (Militärarchiv) Freiburg, Gjermani që hedhin dritë pikërisht mbi organizimin e operacioneve ushtarake të ushtrisë gjermane ndaj Ushtrisë Nacionalçlirimtare, konkretisht kundër brigadës së Mehmet Shehut si edhe rolin dhe rëndësinë që kishte pjesëmarrja e çetave të Ballit Kombëtar në këto operacione: “Më 26.10 Cakrani njoftoi divizionin [div.100 këmb. malore] se, ai kishte marrë urdhër nga drejtuesi më i lartë i organizatës së tij, Midhat Frashëri, […], që të luftonte hapur kundër komunistëve në krah të gjermanëve, e sidomos kundër brigadës së Mehmet Shehut dhe kundër Myslim Pezës” – shkruhet ndër të tjera në dokumentin e mëposhtëm.

Ndërsa në dokumentin tjetër sjellim shtojcën e urdhrit të komandës gjermane për përgatitjen e “Operacionit 505”, kundër ushtrisë partizane në rajonin Arbanë-Durrës-Kavajë.

Sa i përket dokumentit të parë, vërejmë se fill pas luftimeve të brigadës së parë kundër forcave gjermane dhe balliste në qytetin e Lushnjës më 24 tetor 1943, komanda e divizionit 100 të këmbësorisë malore merr vendimin që “trupat gjermane në rajonin e Lushnjës, të nisen menjëherë për në vendqëndrimin e Mehmet Shehut dhe të sulmojnë dhe dëbojnë me të gjitha forcat atë dhe bandën e tij, kudo që t’i hasin”. Siç lexojmë më poshtë, në këtë operacion një rol të veçantë duhet të luanin forcat nacionaliste: “Në kuadër të realizimit të këtij plani sulmi, miqtë nacionalistë shqiptarë kanë për të plotësuar detyrat e mëposhtme”, shkruhet në pikën e dytë të këtij plani. Ky dokument qartëson faktin që forcat e Ballit Kombëtar jo vetëm që bashkëpunonin me pushtuesin, por po ashtu zinin një rol të rëndësishëm në planet e tyre.

Po kaq domethënës dhe shpjegues për situatën e tetorit 1943 është edhe urdhri i komandës së këtij divizioni për organizimin e “Operacionit 505” në zonën e Arbanës. Sipas vlerësimit të kësaj komande, përvoja e deriatëhershme në luftën kundër partizanëve, duke synuar asgjësimin e tyre me forca të shumta, kishte dështuar. Taktika e ndjekur nga ushtria partizane dhe zhdërvjelltësia e tyre, kërkonte hartimin e teknikave të reja të luftimit, që u konkretizuan në kryerjen e operacioneve me pjesëmarrjen e shumë forcave, deri në nivel kompanie e batalioni, që vepronin në drejtime të ndryshme. Qëllimi i këtyre operacioneve ishte rrethimi i forcave partizane dhe asgjësimi i tyre. Këto operacione, të zhvilluara në dimrin e vitit 1943 dhe verën e vitit 1944, historiografia shqiptare i ka emërtuar operacioni i dimrit dhe ai i qershorit, ndonëse sikurse thamë, në vetvete këto veprime ishin më shumë se një operacion.

Me fillimin e shirave të vjeshtës, komanda gjermane arriti në përfundimin se moti i lagësht dhe terreni i vështirë dhe pa infrastrukturë të përshtatshme, nuk e favorizonte një zbarkim të mundshëm të forcave aleate në bregdetin shqiptar. Kështu që, vëmendja duhej të përqendrohej në luftën kundër ushtrisë partizane, e cila qysh në ditët e para të pushtimit ishte kthyer në një problem shqetësues për ta. Gjithmonë sipas kësaj komande, moti i vështirë favorizonte trupat e stërvitura malore dhe jo partizanët. Në këtë kuadër, një rol të rëndësishëm në asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare kishin edhe forcat e Ballit Kombëtar. Ishte detyrë e tyre që pasi të pastroheshin zonat e territoret nga elementët komunistë, ato të mbaheshin në ruajtje nga Balli Kombëtar, me qëllim që të orientonin popullsinë drejt tyre dhe ushtria partizane të mos kishte mundësi të hynte më në këto zona: “Për të arritur një paqëtim afatgjatë në zonën e pastruar pas përfundimit të 505-ës, është e një rëndësie të veçantë që popullsia e atjeshme të organizohet nga forcat nacionaliste dhe të armatosen për vetëmbrojtje ndaj ndonjë tentative të re të komunistëve për të hyrë në këto zona”, planifikonte komanda gjermane.

Përvoja tregoi se ky ishte një përfundim i gabuar i ushtrisë gjermane. Sa më shumë ashpërsoheshin operacionet gjermano-balliste ndaj popullsisë dhe bazave të ushtrisë partizane, aq më shumë shtoheshin radhët e luftëtarëve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Le të shohim më poshtë dokumentet:

 

Dokumenti 1

O.U., më 27.10.1943

[O.U. – Ortsunterkunft, – Vendstrehim, ky shkurtim përdorej shpesh nga ushtria gjermane dhe tregon që trupat ishin të strehuara në kushte të mira. Për arsye sigurie nuk tregohej vendndodhja e saktë – shën. im]

 

Plan për asgjësimin e bandës komuniste të Mehmet Shehut në rajonin e Belshit

 

  1. Trupat gjermane në rajonin e Lushnjës, do të nisen menjëherë për në vendqëndrimin e Mehmet Shehut dhe do të sulmojnë dhe dëbojnë me të gjitha forcat atë dhe bandën e tij, kudo që t’i hasin. Detyra e tyre kryesore është lufta në sulm.
  2. Në kuadër të realizimit të këtij plani sulmi, miqtë nacionalistë shqiptarë kanë për të plotësuar detyrat e mëposhtme:
  3. Të zbulohet dhe raportohet në komandantët e trupave gjermane në Lushnje për vendndodhjen e Mehmet Shehut dhe bandës së tij, sidomos nëse ai tenton të tërhiqet gjatë sulmit. Në këtë kuadër, të jepen të dhëna se cilat fshatra zotërohen nga komunistët dhe cilët nga nacionalistët. Ky raportim përbën bazën më të rëndësishme për sulmin e trupave gjermane.
  4. Të vendosin në dispozicion të trupave gjermane udhërrëfyes vendas, që e njohin krahinën. Këta udhërrëfyes duhet që, nëse është e mundur, të njohin të gjitha udhët ndërmjet Lushnjës, Kuçit, lumit Devoll dhe lumit Shkumbin. Parapëlqehet që udhërrëfyesit të jenë në gjendje që, në shumë fshatra, të thonë se cilët banorë janë komunistë dhe cilët nacionalistë.
  5. Detyra më e rëndësishme e trupave nacionaliste shqiptare është organizimi i popullsisë, gjithkund ku trupat gjermane kanë përzënë komunistët, me qëllim që ata të mos kthehen dot më aty dhe, në rajonin e pastruar me luftim, të sundojë një paqe e përhershme. Për këtë qëllim, duhet që trupat nacionaliste të ndjekin menjëherë nga pas sulmin e trupave gjermane.
  6. Trupat nacionaliste shqiptare duhet të organizojnë prita në rrugët e mundshme të tërheqjes së komunistëve nga sulmi gjerman, me qëllim asgjësimin e plotë të komunistëve.

Për këtë gjë, janë sidomos këto rrugë të rëndësishme:

Për një tërheqje [të komunistëve- shën. im] nga Veriu, duhen organizuar prita në rajonin ndërmjet Peqinit, Uruzajt dhe Çengelajt si edhe në veriperëndim, në Broshkës.

Nëse tentohet tërheqja nga Lindja në drejtim të Gramshit ose Elbasanit, duhet bllokuar rajoni ndërmjet Shkumbinit dhe Devollit, në ngushticat në Veri dhe Jug të Belikut. Se ku duhet të ngrihen konkretisht pritat, duhet që komandantët nacionalistë t’i përcaktojnë sipas njohurive të tyre të terrenit dhe situatës së armikut. Në veçanti e rëndësishme për grupin e Belikut është organizimi i zbulimit të përparuar në Perëndim, në drejtimin e Belshit e më thellë, që të jenë gjithmonë të informuar mbi gjendjen aktuale të komunistëve dhe drejtimin e lëvizjes së tyre.

Për transmetimin e këtyre lajmeve, trupave nacionaliste do tu vihet në dispozicion një grup gjerman së bashku me një trupë drejtuese, i cili fillimisht duhet të shkojë në Belik.

Është e përshtatshme që, vendet se ku do të organizohen pritat, t’i bëhen të njohura komandantit të trupës gjermane në Lushnje.

  1. Për momentin, trupat gjermane e kanë të vështirë të dallojnë forcat nacionaliste, sepse nuk janë të veshur me uniformë. Për të shmangur ngatërresat, propozojmë që luftëtarët nacionalistë të lidhin në krahun e majtë një shirit të bardhë, me ngjyrat shqiptare në qendër. Kështu do të jetë e mundur që me dylbi, të dallohen në largësi nacionalistët nga komunistët.

Nënshkrimi

Dokumenti 2

Shtojca 2

Për div. 100 të këmbësorisë. Ia Nr. 714/43, sekret, data 27.10 [1943]

  • Për të marrë pjesë në [operacionin] „505“ merren në konsideratë trupat nacionaliste të mëposhtme:
  1. Trupat që komandohen nga Alush Leskanaku [Leshanaku] dhe Achmed Kassa [Ahmet Kasa], të cilat aktualisht janë në proces formatimi dhe armatosje, që janë të shënuara me ngjyrë blu në hartën bashkëngjitur.
  2. Grupimi nën komandën e Ismail Petrella [Petrelës], që është i stacionuar rreth shtatë km në lindje të Durrësit (rreth 500 kokë).
  3. Grupimi i Zym Pezës, që ndodhet në juglindje të Shijakut.
  4. 5 deri në 6 batalione (çdo batalion ka rreth 250 burra)të Kadri Cakranit, të cilët (pas përfundimit të operacionit kundër komunistëve në rajonin e Belshit) duhet të mblidhen në verilindje të Lushnjës dhe në Kavajë.
  • Grupimi i përmendur në pikën 1a) do të formatohet dhe armatoset nga trupa speciale komando e kapitenit Lange.

Më i rëndësishmi në këtë grupim është [grupi] i Ibrahim Selimjes, që gjendet në rajonin Mustafaj. Ky grup duhet të marrë menjëherë çdo ndihmë të mendueshme, me qëllim përdorimin e tyre për qëllime zbulimi para fillimit të sulmit. Për këtë gjë, divizioni do të lidhet me kapitenin Lange.

  • Të një rëndësie tejet të veçantë janë batalionet relativisht të mirëorganizaur dhe mirëarmatosur të Kadri Cakranit, me të cilin divizioni është i lidhur ngushtë prej shumë kohësh. Më 26.10 Cakrani njoftoi divizionin se, ai kishte marrë urdhër nga drejtuesi më i lartë i organizatës së tij, Midhat Frashëri, një kushëri i regjentit Frashëri, që të luftonte hapur kundër komunistëve në krah të gjermanëve, e sidomos kundër brigadës së Mehmet Sheut dhe kundër Myslim Pezës. Aktualisht kjo luftë e përbashkët është duke u zhvilluar me intensitet në rajonin verior të Lushnjës.
  1. Vendndodhja e çetave te Ballit Kombetar që morën pjesë në Operacionin 505 kundër ushtrisë partizane
  2. Forcat gjermane qe morën pjese ne operacionin 505 kundër ushtrisë partizane.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

August 10, 2019 21:11
Komento

17 Komente

  1. lola komimi August 10, 21:59

    Faleminderit prof Kasmi.
    Objektiviteti juaj dhe analiza shkencore, e bazuar ne dokumente gjermane, nuk le vend per trajtim tjeter te kesaj periudhe te lavdishme te historise se popullit tone, periudhe e cila konsolidoi kufijte e atdheut, aq te diskutueshem e te lakmuar nga fqinjet e pangopur.
    Per diçka nuk jam dakort me ju profesor.
    Roli personal i Enver Hoxhes, ne drejtimin e kesaj lufte heroike, ishte ne radhe te pare roli i nje patrioti te madh, dhe si i tille eshte vleresuar dhe nga presidnti i Frances, De Gol.
    Persa i perket qendrimit politik te tij ne fund te luftes, atehere kur nacionalistet, ata me shkolle dhe ata pa shkolle, ata te ashtuquajtur patriote, qe i sherbyen fashuzmit dhe te tjeret e kollarisur qe hynin e dilnin ne hotel Kursal si ne shtepine e tyre, por duke peshperitur kunder situates, e kishin firmosur me gjakun e tradhetarit bashkepunimin me pushtuesit, si mund te veprohej ndryshe nga sa veproi >
    Ta ndante pushtetin me tradhetaret, te cilet kishin firmosur per dorezimin e jugut te Shqiperise.
    Nuk besoj se ky eshte mendimi yt profesor.
    Jam e sigurte qe ju mendoni si ne te gjithe , qe njohim historine si shkence e dokumentuar dhe jo perralle e sajuar, qe qendrimi politik dhe patriot i Enver Hoxhes ne ate kohe, si dhe ne Konferencen e Paqes ne Paris, i vuri vulen xhullumahise qe mund te sajohej nga nje mish-mash qeverie te pas luftes, ashtu si donin anglezet.
    Vetem sot te shohim se çpo ndodh ne vendin tone, ne keto 30 vjet, dhe nuk ka nevoje per asnje diskutim per rendesine e jashtezakonshme te veprimeve dhe qendrimeve te qeverise se pasluftes, e mbeshtetur nga shumica dermuese e nje populli te tere.
    Ashtu si thate ju, komuniste nuk kishte me shume se 6 %, por idete e tyre dhe veprimet ne respekt te ideve , bene qe nje popull i tere ti ndiqte pas.
    Pse e majta eshte kunder Rames, mgjse e voton nga halli, per te gjitha veprimet anti shqiptare, qe nga rehabilitimi i frasherit dhe tradhetareve te tjere, per politiken e tij te peruljes ndaj turqve etj ?
    Gjithsesi ju falenderoj dhe njehere, per kete shkrim te vyer, te dokumentuar.

    Reply to this comment
  2. mirel August 10, 22:08

    Qe ta kuptosh ti Marenglen, Balli dhe Legaliteti tradhetuan se kishin probleme me emrin e Luftes. Lufte apo Rezistence. Ceshtje madhore.!!
    Meqe PKSH e vendosi te behej Lufte, Balli u hodh me gjermanet. Po qe se PKSH do binte dakort, ose te “dakortesohej” sic e thua zotrote, atehere Balli do kishte bere Rezistence.. ndaj kujt nuk ka rendesi.
    Mjafton ta quanim pak frengjisht. Pika i rente atij Enver Hoxhes, se erdhi dhe nga Franca dhe e quajti Lufte Nacional Clirimtare. Fix serbisht..dhe pas Lufte e ktheu Shqiperine ne Republike te …Pavarur, jo te shtate, sic enderonin mergimtaret e paslufte..
    Shume gabim. Duhet te ngrinte dhe ai Flamurin serbo grek ne Tirane, dhe ti vinte dhe tabelat srbo greke nga Veriu ne Jug, dhe per ata te “Rezistences” do ishte ne rregull. Patrioti me i madh do kish qene.
    Po qe krijoi Republike te Pavarur, dhe mbrojti kufijte shteterore me ushtri, kjo nuk i falet. Kjo ishte tradheti burra..Tradheti sipas tradhetareve..
    Kane evoluar kohet Marenglen. Ti ke faj, pse e ke emrin Marks dhe Engels..je sllav e more vesh apo jo

    Reply to this comment
  3. Dreri August 10, 22:13

    Eh more djalli i poshter Edi Rama,qe hyre ne historine di TRADHETAR I POPULLIT SHQIPTAR!
    Paske qene faqezi more pjelle e helmuar ish komunisti se tradhetove gjakun e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,se me pushtetin e tyre ti u rrite si jo me mire,u shkollove,u harbove. ndersa tani vjell vrer kunder dajes dhe babai tend,qe as e ke permendur kurre vecse gjyshin shofer te Zogollit.
    Paske qene rrace e poshter o kryeministrise yne,qe do turperosh femijte e tu tere jeten!

    Reply to this comment
  4. demo August 10, 22:15

    Te ka shkuar mundimi kot o Marengken,se pushtues te Shqiperise jane serbet dhe greket,nuk jane gjermanet.
    Ti ke ngaterruar VATANEshko gji vatanin ku e ke?
    Vatani jot eshte andej nga serbo-sllavia xic ke edhe emrin.
    Keto lloqe kavaje shko shpalosi ne Beograd,andej nga erdhen shoket Miladin dhe Dushan.
    Edi Rama nuk lexon serbisht o Marenglen,lexon komentet e mija prandaj e solli Mithat beun ne mes te Tiranes,sic e meritonte.

    Reply to this comment
  5. Korabi August 10, 23:47

    Me ke flet or demo kujt ja thu, Edhe gamari i Salo Kalit e dine se lufta e xhihadistve pertizone ka qene per pushtet dhe e fitune me ndihmen e serbo-bolshevikve Ruse Enver Halja ishte kemb e koke zagar i Milotin Popovicit dhe shokve te tij masakrat qe kryne mbi popullin halet partizone nuk i kishte oar ndonjeher toka e Arbrit prandaj nuk perparojme sepse jemi komb i flliqur per fat te keq kuptohet jo te gjith por nje pjese e mire . Edhe sot na cajn bythen me luften partizone qe na pruni lirine staliniste . Popujt e roberuar e fitine lirine nga nazizmi por ne fituam vetem vuajtje gjak lote burgime interime per nje gjysme shekulli dhe prap merremi me luften e bashkpunetorve te Rusis Bolshevike , se keta bashkpunetoret e fashizmit na paskan qene burra te keqij pordh me rigon bile

    Reply to this comment
  6. Tarasi August 10, 23:49

    Lufta,lufta! lufta e leshit ! Ne gjithe kete “permbledhje” nje gje nuk thuhet,Sa Gjermane u vrane ne kete lufte ? Hapi arkivat Gjermane, jo dengelat e enver krimit te partise komuniste jugosllave.Sa partizane rane si rezultat i shkembimit te zjarrit,dhe ku,ne c’vend e ne c’beteje ! Ky eshte nje hartim i tetevjecares.Ku u vrane “28 mije deshmore” ! Hapini arkivat,shikoni vetem sa komisare e komandante qeroj enver hoxha para e mbas lufte,deri te Memet Shehu.Ku eshte bilanci i luftes? mufka me sy hapur ! Ku i ke studjuesit e huaj
    “qe s’ja duan te miren Shqiperise” simbas mesimeve te
    kasapit qe ushtroj terrorin e diktuar te Serbise.E ka fajin Edi Rama ?! Ai me te vertete ka faj se nuk kerkon zyrtarisht deklasifikimin,hapjen e arkivave Amerikane, Londres,Berlinit,Moskes dhe Beogradit si aktoret kryesore te luftes.Sigurisht qe nuk ja japin, sepse eshte vete Shqiperia i vetmi vend i kampit komunist qe nuk hap dosjet e diktatures.Lufta e enver hoxhes ishte lufte vellavrasese per interesat e Jugosllavise.Heroi i popujve te Jugosllavise u dekorua mbas lufte nga marshalli Tito.Pse valle e mori kete titull ? Kush e formoj partine komuniste ? Kush u zgjodh sekretar i pare ? C’ fare ndodhi ne konferencen e Mukjes dhe pastaj asaj te Labinotit ? Kush ishte detyra e Miladin Popovicit dhe Dushan Mogushes ne luften “Nacional clirimtare” !!!

    Reply to this comment
  7. Mashkullori August 11, 01:31

    mirel!
    -Lufta behet per ta nxjere pushtuesin nga Atdheu…
    -Rezistenca,behet kur rrjeshtohesh per te mos t’u future armiku ne territorin e Atdheut…
    Tani me thuaj meqenese Balli Kombetar ishte per Rezistence dhe jo per Lufte:
    Ku rezistuan forcat e Ballit,per te mos lejuar futjen e Forcave te Vermahtit ne Shqiperi?
    Akoma nuk ishte organizuar Mbledhja e Mukjes,ndersa Gjermanet masakren e Boroves e kryen me 6 Korrik 1943,ndersa mbledhja e Mukjes u krye ne fillim te Gushtit 1943.Ne se ishin per Rezistence,ne mbledhjen e Mukjes duhet te vinin me argumenta bindese,se me ane te Rezistences qe kishin bere,(KU E KISHIN KRYER ATE?),ishte e mundur te mbahej I cliruar Atdheu.Ne cilen “beteje” Balli ishte per Rezistence,por nuk e goditi asnjeher Gjermanin.Kur Gjermani u shtrua vendce ne Shqiperi as mund te behej fjale per Rezistence,por mbetej vetem Lufta si mjeti per Clirim.
    Disa goditje beri Balli kunder Italianeve c’ka fliste se ishte per Lufte dhe jo per Rezistence.Me gjermanet nuk beri as Lufte,as Rezistence,perkundrazi bashkepunoj me ta…
    Mos flisni si keni qejf te klishte ndodhur,por si ka ndodhur ne fakt.Mos besoni dokumentat e komunisteve,por besoni ne se keni deshire per te mesuar te verteten,dokumentat e Gjermaneve.
    Dhe ky,Marengleni,te cilin e “pushkatoni” per emrin,na paraqet dokumenta Gjermane.Levizni bythen dhe gjeni dokumenta Gjermane,qe mbrojne “deshirat” tuaja,se ai I paska goditur,i paska gjakosur dhe ju paska hapur probleme te medha gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi…
    Historia eshte fakte,jo deshira.Ajo cfare ka ndodhur,nuk behet apo cbehet se do njeri apo tjetri…

    Reply to this comment
  8. Shyqyri Fejzo August 11, 06:13

    Nje shkrim dinjitoz i bazuar ne dokumenta e fakte te pa kontestueshme.Per te tille shkrime ka nevoje lexuesi,qe te grisin napen qe kerkojne ti hedhin popullit pseudohistoriane e servila e pinjolle te kolaboracionisteve .Te lumte mendja dhe pena qe problemin e trajton shkencerisht. Lipja.

    Reply to this comment
  9. Lasgushi August 11, 10:33

    Punë e lavdërueshme,Marenglen,lexo më sipër komentuesit sa ju djeg e vërteta që të zbulon ti..Mos u merakos shqipëtarët nuk influencohen nga perversitetet e një pjese të minjve qofshin në Akademi apo edhe nga kondotjerët aktualë qesharakë e groteskë,të dështuar në pushtet.
    Marenglen e di ti qëndrimin që do mbajnë shqiptarët ndaj këtyre karagjozave që u kundërvihen luftëtarëve për liri.Të njëjtin qëndrim që mbajti dhe mban ndaj faktorëve të LGBT .Por ndaj këtyre është më përbuzëse se këta kanë vrarë disa nga bijtë më të mirë të shqiptarëve,përfshi edhe dajon e Edvin Ramës.Me mëndjen tënde dhe tuajën “Dita” Ce shtyn Edi Ramën të mbajë këtë qëndrim.Cfarë i kanë bërë dëshmorët dhe Qemal Stafa.Këtë përgjigje presim.

    Reply to this comment
  10. Romak August 11, 12:37

    E gjitha eshte pune kot, fakte ka pasur boll e s ka nevoje per te reja dmth ekam fjalen qe nuk ndalet revanshi profashist, prokuisling, prokolaboracionist qe mberthyer shqiptaret.

    Reply to this comment
  11. Piro August 11, 16:31

    E ka drejt Marengleni kur thote se Mukja I ndau gjerat. PK shkoi perfundimisht me jugosllavet kurse balli me Gjermanet. Pas ketij momenti Enveri luftonte te fitonte luften, te behej I pari vendit e te vendoste komunizmin. Balli te fitonte luften e te vendoste pluralizmin. Enveri fitoi, beri cfare deshi dhe vrau ke deshi, I beri shqiptaret kerma, I trajtoi si kavie duke u thene se jemi fanar ndricues. Atehere, ku qendron vlera e kesaj lufte? Qe u cliruam dhe humben lirine? Po clirimi do vinte dhe pa Enver Hoxhen. Komunistet nuk e kane kuptuar ende se komunizmi ishte nje murtaje qe e solli Enver Hoxha me ndihmen e luftes dhe Jugosllaveve. Se po te fitonin Ballistet shqiperia do ishte ndryshe me 1945. Do ishte shume here me mire dhe kjo eshte e rendesishme. S’ka vlere ajo qe po diskutojne komunistet, me ke bashkepunove. Ju moret ne qafe nje vend dhe doni te justifikoheni. U dhjefshi me gjithe luften tuaj dhe udhehqsin tuaj. Jeni te gjithe armiq te shqiperise more u shoft rraca juaj e kuqe. Ra komunizmi dhe doni te ruani figuren e kriminelit Hoxha. Akoma se kuptoni qe per 40 vjet keni percare dhe masakruar nje popull duke e ndare sipas kriterit te pjesemarres ne lufte, ne luftetare dhe tradhetare. Dhe vazhdoni ende. Por ju Jeni te dhjere perjetesisht.

    Reply to this comment
    • besniku August 11, 18:47

      Te gjykosh kaq cekesisht per rjedhen e ngjarjeve ne vitet e luftes, kur luftohej per liri , por nuk dihej se si do ishte e ardhmja, se askush nuk e mendonte se ballistet e mithat Frasherit e legalistet e Abaz Kupit do te vazhdonin rrugen e tradhetise deri ne fund, eshte te jesh o i verber o i djallezuar.
      E une mendoj se jeni i djallezuar, qe ngulmoni ne kete teze bajate, qe doni ta paraqisni Enver Hoxhen aq te djallezuar , sa me” sferen magjike”, kishte ne dore te parashikonte te ardhmen e zhvillimeve historiko-shoqerore jo vetem ne Shqiperi por dhe te Europes..
      Te mjeret ju , qe mendoni se pas 30 vjet, te shkaterrimit te gjithshkaje , ekonomiko-shoqerore e morale te nje populli te tere, te ndertuar me djerse, gjak e perkushtim, do te besoheni akoma ne shpifjet e paguara ??!!
      Doni apo nuk doni, shumica dermues e popullit, dhe te rinjte, qe nuk e kane njohur ate jete, nuk i genjeni dot me me genjeshtra e mashtrime.
      Jeni bere bajate dhe te rrezikshem ne çorbat e felliqura qe gatuani çdo dite kunder Shqiperise.
      Por do vije dita, dhe nuk do jete e larget

      Reply to this comment
  12. demo August 11, 19:43

    Tregoja o Korab i lavdishem dhe Pirro epiroti,kush i ka pushtuar tokat shqiptare?
    Marengleni o eshte budalle dhe nuk mbush,o eshte demagog dhe do te na shese pushtuesit partizane per clirimtare.
    Masakra e Lushnjes,Masakra Staroves,Masakra e Martaneshit,Masakra Tiranes,Masakra e Lumes,Masakra e Kelmendit,Masakra e Drenices,Masakra e Tivarit,nuk jane kryer kunder ushtareve gjermane.Jane kryer kunder civileve shqiptare.Madje per te hartuar listat e qytetareve Tiranas qe do te exzekutoheshin gjate pushtimit te Tiranes,erdhi nga Jugosllavia edhe nje specialist serb.
    Lufta yterroriste partizane ishte preludi,sepse regjimi i pushtimit vazhdoi me rrethimin kufitar me tela me gjemba.Largimi i shqiptareve nga ferri komunist konsiderohej TRADHTI E LARTE NDAJ ATDHEUT.
    Kta partizane clirimtare e mbushen vendin me burgje politike dhe kampe internimi.
    Nga dita kur u vendos regjimi terrorit vetem zi dhe uri.
    triska fronti,triska buke,200 gram buke,
    Nje popull i burgosur,qe hidhte valle ne gojen e sateme o Marenglen,dobic marxist-leninist,kushedi cfare mastrash kriminale te kane edukuar ty.

    Reply to this comment
  13. Dajt August 12, 05:13

    Z. Kasmi
    Kam lexuar nje intervist tuajen ku shkruhet se nga Shtatori 1943 deri Tetor 1944 ne Shqiperi jane vrare Dy ose tre Gjermane. A eshte e vertete kjo interviste apo eshte e manipuluar

    Reply to this comment
  14. Mallakastra August 12, 16:07

    Nje pyetje Gazetes Dita qe ka botuar kujtimet e Kadri Cakranit te percjella nga Auron Tare: a i permend Kadri “patrioti” keto bema “heroike” ne bashkepunim me nazistet ne kujtimet e tij?
    Bashke me pergezimet per historianin profesionist, Dr. Kasmi, per keto dokumente autentike, i lutemi te kete parasysh se firma avokatore a avokatit me gjyzllyke te errta Cakrani po shqyrton mundesine e nje padije per shpifje dhe fallcifikim. Problemi i vetem qendron se dokumentet flasin vete, dhe nuk ka gjykate te korruptuar shqiptare qe mund t’i ktheje permbys ato…
    Nuk e di ku e ka marre dipllomen avokati me gjyzlllyke te errta i Agron Tufes, tek Universiteti i Plepave apo tek Kristalli, por Cakrani i vogel, ose personazhi mediatik i emisionit qe s’e sheh kush te Roland Qafokut, do te mbetet i famshem per gafat e rralla e te pashoqe juridike ne kerkese padite qe harton e paraqet ai.

    Reply to this comment
  15. Bradasheshi August 13, 20:34

    Pergezime Dr. Kasmit per kete shkrim! A ka mundesi redaktori i nderuar i Gazetes Dita te na skiaroje nese ky Alush Lleshanaku, i permendur ne paragrafin 1 te dokumentit 2 si bashkepunetor me nazistet, eshte gje kusheri me poeteshen mediokre dhe zv. Drejtore e Institutit Tufa, Luljeta Lleshanakun?? Ne qofte se Luljeta Lleshanaku nuk e ka gje banditin Aqif Lleshanaku, ose ne qofte se e ka bere hasha, atehere nuk ka problem. Por ne qofte se Luljeta Lleshanaku e ka te vetin kriminelin nazist Aqif Lleshanaku, dhe nese ka qene e “persekutuar” per shkak te tij, atehere ajo duhet ta deklaroje kete gje, dhe njekohesisht te jape doreheqjen nga puna e mirepaguar si zevendese e Agron Tufes, pasi eshte ne konflikt te paster interesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin