Përpjekja e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen për reformën në drejtësi

June 6, 2016 09:34

Përpjekja e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen për reformën në drejtësi

Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, për të disktuuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet.

Dy forcat kryesore politike kanë negociuar deri mbrëmë vonë, kryesisht për tri kërkesat e opozitës; modelin e vendeve të rezervuara, thjeshtimin e arkitekturës së sistemit dhe votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

 

Secila prej palëve është treguar e rezervuar, duke konfirmuar se gjithçka është në diskutim.

Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare.

 

Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

June 6, 2016 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*