Përpjekje e egër për të terrorizuar civilët; Hollande aktivizon planin Alfa të kuq

November 14, 2015 00:22

Përpjekje e egër për të terrorizuar civilët; Hollande aktivizon planin Alfa të kuq

Menjëherë pas sulmeve të cilësuara si terroriste nga mediat franceze, ka reaguar përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, por edhe Presidenti francez, Francois Hollande, vetëm pak pas deklaratës së homologut amerikan.

Në fjalimin e tij, Obama u shpreh se “sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”.

Obama u shpreh se nuk dëshiron të spekulojë në lidhje me autorët e këtyre sulmeve në Paris, por njoftoi se në mënyrë urgjente edhe autoritetet amerikane kanë përshkallëzuar masat e sigurisë kryesisht në mjetet e transportit publik dhe infrastrukturën më të rëndësishme në vend, ashtu sikurse edhe shfaqjet publike, për shkak të ngjarjeve të fundit në Paris.

Një zyrtar amerikan tha se agjencitë amerikane janë duke monitoruar çdo event publik, si dhe ambasaën amerikane në Paris, ndërkohë që edhe Sekretari John Kerry është duke monitoruar situatën mbi identifikimin e mundshëm të ndonjë shtetasi amerikan mes viktimave.

Ndërkaq, në Francë, Presidenti Hollande ka thirrur një mbledhje të kabinetit të emergjencave duke startuar kështu të ashtuquajturin plan alfa të kuq, i vlefshëm në çdo rast kur ndodh ndonjë sulm terrorist në territorin francez.

Në konferencën e shkurtër për shtyp, Presidenti Hollande u shpreh se “populli francez duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i qetë, pavarësisht çfarë po ndodh”, ndërkohë që ka urdhëruar mbylljen e kufijve të Francës, për të shmangur ndonjë largim të mundshëm të terroristëve. Hollande shtoi se “janë duke u kryer të gjitha operacionet e nevojshme në këtë situatë, ndërsa forcat e policisë janë në kërkim të atentatorëve në Paris”.

November 14, 2015 00:22
Komento

1 Koment

  1. demo November 14, 10:13

    Po or po !E bete han pa porta per islamiket arabe dhe perzini vetem Shqiptaret!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*