Përplasen dy automjete në Kukës, 2 të plagosur

August 24, 2018 17:11

Përplasen dy automjete në Kukës, 2 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në mbikalimin e Gostilit në Kukës.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona.

Makinat e përfshira në aksident janë një “Volksëagen Passat” dhe një “Ford” me targa italiane. Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërkohë që në vendngjarje hetuesit po punojnë për të zbardhur dinamikën.

l.h/ dita

August 24, 2018 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*