Përplasen dy automjete në Rrëshen-Milot, gjen vdekjen 27-vjeçari, plagoset një tjetër

November 21, 2015 15:37

Përplasen dy automjete në Rrëshen-Milot, gjen vdekjen 27-vjeçari, plagoset një tjetër

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar sot në superstradën Rrëshen-Milot. Një kamion me targa AA 172 IF dhe një automjet tip Volkswagen me targa AA 370 EH janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasi Valentin Kola,  27 vjeç, banues në Rubik i cili ishte pasagjer tek mjeti Volkswagen si dhe është dëmtuar shtetasi E.T., 35 vjeç, banues në Elbasan cili ndodhet në spitalin e Rrëshenit në gjendje të rëndë.

Nga shërbimet e policisë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit kamion shtetasit Tonin Gjoka,  46 vjeç, banues në Rrëshen.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve.

November 21, 2015 15:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim