Përplasen dy makina pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, një i plagosur

July 18, 2018 09:01

Përplasen dy makina pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, një i plagosur

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, në aksin rrugor Elbasan-ish Kombinati Metalurgjik.

Mësohet se nga përplasja automjetet janë dëmtuar pjesërisht.

Sa i takon personit të plagosur, ai është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

s.a/dita

July 18, 2018 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*