Bashkëshortja e Bolinos dhe gazetari Artan Hoxha përplasen në Facebook: Nuk mund të japësh mend ti në gazetari

May 2, 2015 09:07

Bashkëshortja e Bolinos dhe gazetari Artan Hoxha përplasen në Facebook: Nuk mund të japësh mend ti në gazetari

Ka patur një përplasje në profilin e Alba Malltezit ditën e djeshme, mes saj dhe gazetarit Artan Hoxha.

Në fillim Alba, gazetarja bashkëshorte e botuesit Karlo Bolino shkruan:

“Pashë që Artan Hoxha kishte shkruar në një tag te walli im, por sa po ipërgjigjesha e hoqi, po e vë këtu: Artan, pse Eriselda të mori në telefon në 10 të natës të ktheheshe të komentoje 21 janarin në redaksi, se edhe ti nuk kishe parë e dëgjuar gjë atë ditë, nuk do të thotë që tani mund të na japësh mend në gazetari. Shijo famën që more kur kishe tjetër maestro në kokë se pas 2011-ës nuk po bën më gazetari ti”.

Alba ka qenë pronare e News 24 dhe Hoxha ka qenë gazetar i saj për shumë vite.

Nuk ka zgjatur shumë dhe përgjigja e Artanit ka ardhur. Ai i ka shkruar Albës një shënim të gjatë në profilin e saj në Facebook, të cilin po e sjellim me shkurtime:

a-hoxha2“Alba, nuk di të më ketë marrë njeri në telefon më 21 janar, asnjë dhe askush, për asnjë moment, për gjithë ditën. Sa për famën, ti e di që nuk e kam patur kurrë pikësynim, sepse ndryshe do i kisha shfrytëzuar mirë mundësitë që më janë krijuar. Në 21 janar ti dhe Karlo keni qenë në Itali dhe nuk keni komunikuar me mua atë ditë, apo jo?!!!

Në mesditë kur sapo kanë nisur të gjuajnë me breshëri plumbash luftarakë dhe NEWS 24 jepte se po qëllohej me fishekë manovër, kam qenë unë që e kam marrë disa herë redaksinë disa herë se me çfarë po qëllohej por ata ishin shumë të zënë me bisedat në studio. Jepi hakun gjithsecilit, për të tjerat koha ka folur, koha flet dhe do të flasë. Punët në gazetari nuk kam pike dyshimi që bëhen në skuadër…” .

Por edhe pas kësaj që ka shkruar Hoxha, përgjigja e Albës është: “Artan, vazhdoj të them se pas 2011 ti bën çdo gjë tjetër, veç gazetarin jo. Siç dhe në këtë postim, ditë të mbarë dhe ty”!

May 2, 2015 09:07
Komento

11 Komente

  1. GAMORI May 2, 10:31

    RRUGACET E FAMILJES MALLTEZI NUK KANE MBARIM NE SHQIPERI !

    Reply to this comment
    • tepo cobani May 2, 12:43

      PO KUSH ESHTE KJO ZONJE E ‘ZHURMSHME’,

      QE KA MARRE SKEPTRIN E ‘GJYKATESES SUPREME’

      TE ‘URDHERIT TE GAZETARISE SHQIPTARE’,

      ME KAQ KEMBENGULJE DHE PA ASNJE TAGER

      TE FILTRUAR ZYRTAR, PRA KONKURSE, ZGJEDHJE, ETJ ?! ?! ?!

      A NUK ESHTE MIRE Z.HOXHA, QE PER KETE SULM TE MIREFILLTE

      DHE KAQ TE ULET PROFESIONAL DHE PERSONAL, SI BABAXHAN

      XHENTELLMEN TA CONI DREJTE E NE NDONJE GJYKATE JO VETEM

      CIVILE E PENALE, POR SIDOMOS ATO QE KANE TE BEJNE REALISHT

      ME PROFESIONIN, PRA E GAZETAREVE DHE E PRONAREVE TE

      MEDIAVE ?!

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit May 2, 12:18

    debat i forte shume…..Kjo pronarja duket sikur po teston syzet e diellit

    Reply to this comment
  3. Vladimir May 2, 15:16

    I miri, kurajozi, i talentuari Hoxha, nuk do ta pranoje, por News i Bolino-s dallonte shume nga ai aktual i pronareve te njeanshem, injorante e harbute, Hysenbellinjve te Berishes, te Ilirit e ndoshta neser pse jo edhe te Edit. Ka mengjeze qe me dhmbset Bashkimi, duke u perpjekur te jete “korekt me linjen e pronareve”, edhe Artani nuk eshte me ai i pari, do apo nuk do. Sidoqofte pershendetje Artan, pa kompromise nuk rrohet ne Shqiperi. Vet kryeministrit i eshte dashur te beje pakt me djallin se ndryshe nuk e largonte ot qoftelargun .Kjo eshte jeta.

    Reply to this comment
  4. arben May 2, 16:59

    Nuk eshte normale qe nje pronare mediash te ‘gjuaje’ gazetare ne forma te ndryshme! Kjo eshte gazetari dhe gjygj politik alla Shqiptarshe. Prandaj kjo Malltezi eshte bere shume e bezdisur kohet e fundit. Nuk e di pse po degjohet vec ketyre koheve se me perpara nuk bezante shume. Sidoqofte me keta kakarisjet si gjeli maje plehut nuk eshte si bind ndonje njeri apo i ben nder gazetarise. Thjesht tregon deshperim qe te degjohet gjygji i saj, ku kjo e mban veten per gjygjtare supreme. hej zot cna gjeti me keto lloje!

    Reply to this comment
  5. e verteta May 2, 17:15

    MAFIA ka nje kod i cili futet edhe ne martesat e pjestareve kryesor te saja, keshtu qe edhe Karlo Bolino si nje nga antaret keryesor te mafias torineze e transferuar ne jug te Italise, ka bere martesen e detyruar te nevojshme sipas kodit………Arta, dikur shokeve kur kishin ndonje shqtesim u thoshim….M.C.B……..

    Reply to this comment
  6. Teli May 2, 20:47

    Me njerez te peshtire se ky cift nuk ka. Degjeneruan gazetarine shqiptare, futen modelin me idiot te lajmit 24 ore, orientuar kryesisht tek kronika e zeze. Njerez qe ndertojne media me kosto minimale, duke i keqpaguar e keqtrajtuar gazetaret, duke vene gjoba per reklama dhe nxjerrje fitimesh. Media qe e ben qimen tra dhe trane qime kur ja do interesi personal i xhepit.

    Reply to this comment
  7. gjeramadhi May 2, 21:11

    o gazetaruc c’far te duket vetja mor krric , pse po qe gazetar je i mencem me nje fjale ,dukesh qe je kapil

    Reply to this comment
  8. dukati May 2, 21:33

    Ky Bonimo te shoh llogarite qe ka pa mbyllur me drejtesine italiane…pastaj te vij e te rjep leket e shqiptarve te gjore…dhe te mos harroj ti vernje proteze me elegante kesaj gjyshes qe ka ne krah….

    Reply to this comment
  9. Zogu May 2, 23:25

    Nje cift i shpifur

    Reply to this comment
  10. Drini May 3, 02:51

    Vetem nga syzet duket si moldave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank