Përplaset anija turistike me skafin, në bregdetin shqiptar

July 25, 2016 12:25

Përplaset anija turistike me skafin, në bregdetin shqiptar

Një jaht me katër turistë të huaj në bord është përfshirë nga flakët pak milje nga bregdeti shqiptar, në afërsi të Himarës.

Policia kufitare e Vlorës ka dhënë informacion rreth djegies së skafit, që mori flakë ditën e sotme në zonën e Himarës.

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, policia është njoftuar se një mjet lundrues është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhur në vijën bregdetare të Himarës, pranë vendit të quajtur “Llaman”, ku mjeti lundrues tip skaf “Liburnet 1” dyshohet se për shkak të nxehjes së motorit ka filluar të marrë flakë dhe për pasojë janë shpëtuar nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, 2 shtetasit, A.B., banues në Durrës (drejtues i mjetit lundrues) dhe D.D., me banim në Durrës (pasagjer), të cilët ishin pjesë e bordit të këtij skafi:

Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkaqe aksidentale, pasi sipas deklarimeve të 2 personave të bordit, atyre u është fikur motori 200 m larg bregut të “Gjirit të Filikurit”, Himarë dhe në tentativë për ta ndezur përsëri, motori ka dhënë shkëndijë elektrike duke pasuar kështu me përhapjen e flakëve të zjarrit.

Mjeti lundrues ka qenë konform rregullave ligjore, aktualisht situata është nën kontroll, kryhen veprimet e mëtejshme nga Policia Kufitare.

skafi

 

 

July 25, 2016 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim