Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

November 15, 2018 13:16

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar-Mirditë-Kaluer në Lezhë.

Viktima është 34-vjeçari me iniciale T.N., i cili po transportonte me makinë një sasi lënde narkotike.

Burime policore të tvklan.al thonë se viktima kishte në makinën tip Benz një sasi prej 80 kg kanabis satiba.

34-vjeçari humbi kontrollin e automjetit duke rënë poshtë urës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

o.j/dita

November 15, 2018 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*