Përplasi për vdekje 23-vjeçarin, zbulohet kush ishte biznesmeni në timon
Nga Arkiva
Pasditen e djeshme, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, një 48 vjeçar ka përplasur një këmbësor, M.LL., 23 vjeç.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkaq, është mësuar edhe emri i drejtuesit të mjetit i cili rezulton jo pak i njohur për biznesin.
Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Artan Lushaj.
Lushaj është pronar i disa bizneseve import eksporti, si dhe pronar i Universitetit privat “ILYRIA” në Durrës.
Biznesmeni, i cili flitet se është edhe mik i familjes Berisha, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do konsiderohet apo jo fajtor për këtë aksident.
e.t./dita
Ka mbytur vetem njeri te ri ne rrufe, por qindra te rinj mbyt ne universitetin e tij duke i dhuruar letra te pavlerë ne vend te diplomave dhe duke i plaçkitur kinse po ju ep shkollë.
……fajtor, cfare doni me, eshte laguar nga vendi ku ka aksidentuar per vdekje qytetarin.
Vetem fajtori e ben nje veprim te tille, le te jete miku i kriminelit Sali, te vazhdoj hakmarrja sipas kanumit, po nuk beri gje drejtesia , pra ligji.
Po pse sipas jush eshte fajtor a priori? E pate dinamiken e ngjarjes? Mos ishit dhe ju te akullorja? Hajde gazetari hajde….
Patjeter fajin e ka patur viktima….ai nuk flet dot….aq me teper qe rasesi “rastesisht”qenka i kamur….
Ti paguaj families nje perqindje majore nga fitimet , pervec nje shperblimi te pernjehershem prej 150 mije eurosh.
O Montana…..veprimi i vrasesit ,pas ndodhjes se saj,denohet akoma me shume.
Mos te rente ne pjese ne familjen tende,se pastaj e vlereson krimin sic duhet.