Përplasja e fortë, SHBA i përgjigjet kërcënimit rus

June 20, 2017 09:24

Përplasja e fortë, SHBA i përgjigjet kërcënimit rus

Edhe Rusia, edhe SHBA-ja kryejnë sulme ajrore në Siri kundër, siç thonë, grupeve terroriste.

Tensionet janë rritur pasi SHBA ka rrëzuar të hënën një avion luftarak të Qeverisë siriane.

“Do të bëjmë atë që mundemi për t’i mbrojtur interesat tona. Regjimi sirian duhet ta kuptojë se e kemi të drejtën e vetëmbrojtjes përballë Shtetit Islamik”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se rrëzimi i avionit sirian është “akt agresioni”.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se avionët e koalicionit që udhëheq SHBA-ja në Siri, mund të shihen si objektiva për sulme.

Sipas Moksës, edhe linja për parandalimin e aksidenteve ajrore mbi Siri është ndërprerë.

Spicer insistoi se SHBA do të vazhdojë të “punojë me partnerët” për të luftuar kërcënimin e Shtetit Islamik në Siri.

June 20, 2017 09:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*