Lamtumirë “noprani” dhe rebeli Trebeshina!

Xhevdet Shehu November 8, 2017 09:54

Lamtumirë “noprani” dhe rebeli Trebeshina!

Xhevdet Shehu

Kasëm Trebeshina mund të konsiderohet si një nga njerëzit me jetën më të paqetë të mundshme. Komunist i devotshëm dhe njëherësh antikomunist ekstrem, nihilist dhe rebel, asnjëherë i përkëdhelur nga fati, pretendues si shkrimtar, por edhe si disident, mospërfillës dhe arrogant me kundërshtarët…

Ishte janari i vitit 1991. Kishte kaluar vetëm një muaj nga themelimi i Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare pas rreth gjysmë shekulli. PD ishte ende në pelena… Ishte organizuar një miting i kësaj partie para Stadiumit “Qemal Stafa”. Lideri i asaj partie, Sali Berisha, u kërkon dy ithtarëve të flaktë të opozitës së atëhershme demokratike, Edi Ramës (kryeministrit aktual) si dhe publicistit Ardian Klosi, që në atë miting të sillnin shkrimtarin Kasëm Trebeshina. Dhe ata e sollën shkrimtarin që si rrallëkush kishte kontestuar diktaturën me burgje dhe vepra…

Mirëpo, pikërisht këtu do të ndodhte një nga ngjarjet më të çuditshme: Sali Berisha do t’u kërkonte oratorëve të mos e përmendnin (domethënë, të mos e sulmonin) Enver Hoxhën. Nuk asht momenti, kishte thënë…

Shkrimtari Kasëm Trebeshina, (sipas shënimeve të Edi Ramës) i befasuar nga kjo kërkesë, kishte shtangur. Pastaj, qetësisht dhe pa asnjë mëdyshje, siç e ka në natyrë ai, i ka zgjatur dorën Berishës, duke i thënë pamëshirshëm këto fjalë profetike, të ngjashme me ato të Promemories së vitit 1953:

-Doktor, fëmija ka lindur i vdekur! Unë po largohem…

Është mbase përgjigja më lakonike dhe më e drejtpërdrejtë që është dhënë për Partyinë Demokratike dhe për Sali Berishën.

****

Dje, më 7 nëntor 2017, ndërsa në Muzeun Historik Kombëtar zhvillohej një mbledhje e komunistëve fanatikë shqiptarë në përkujtim të 100-vjetorit të Revolucionit Socialist të Tetorit në Rusi, si për ironi të fatit, në varrezat e Sharrës i jepej lamtumira e fundit Kasëm Trebeshinës, një emri të njohur në letrat shqipe dhe një njeriu tejet të anatemuar si në diktaturën komuniste, aq dhe pas viteve 1990.

Ai në rininë e tij kishte qenë një luftëtar antifashist, një komunist që më pas do të shndërrohej në një viktimë e diktaturës dhe do të përjetonte privacionet e atij regjimi që nga burgjet deri tek e drejta e botimit.  Ai ka qenë një shkrimtar i ndaluar. Nisur nga përplasjet në distancë sidomos me Ismail Kadarenë, por edhe me udhëheqjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të atyre viteve, emri i tij ngjallte kërshëri dhe shqiptarët mezi prisnin të njihnin jetën e vërtetë të këtij njeriu përtej mitizimit dhe leximin e veprës së tij, e cila u mundësua pas vitit 1990. Prisnin veprën disidente të tij, artin e madh antikomunist e të tjera nëntekste të kuptueshme dhe të mezikuptueshme në veprat artistike…

Kasëm Trebeshina u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. Në varrimin e tij dje në Sharrë pati pak njerëz, madje dhe lajmi për vdekjen e tij u dha me shumë vonesë. Mbase ka qenë dhe ndonjë amanet i vetë Kasëmit për të ikur pa bujë. Ai e urrente hipokrizinë dhe sidomos një nderim formal dhe hipokrit nga ata që nuk e deshën sa ishte gjallë.

Ai donte të nderohej si shkrimtar, një titull për të cilin ai nuk kishte asnjë dyshim se e meritonte para shumë të tjerëve. Fati i tij për shkak të rrethanave e solli të shpërfaqej si i tillë shumë vonë. Ai shkruante edhe gjatë viteve të burgjeve dhe të ndalimit, në vetminë e tij, në “kullën” e tij të varfër, ku një makinë shkrimi “Oliveti” ishte pasuria më e madhe. Ai i besoi deri në fund ëndrrës që e la të pagjumë për gjithë jetën duke e stërmunduar të shkruante pambarimisht…

Po cili ishte në të vërtetë shkrimtari Trebeshina? Është një nga pyetjet që nuk ka marrë përgjigje edhe pasi shkrimtari është ndarë nga jeta.

Në të vërtetë, me shumë hezitime disa shtëpi botuese pas vitit 1990 filluan të botonin disa novela, tregime, romane, drama dhe poezi të këtij autori. Por jehona ishte e pakët, nuk kishte aspak entuziazëm, gjë që autori e justifikonte me falangat e regjimit të kaluar që vazhdonin ende ta bllokonin dhe ta ndalonin pamëshirshëm.

Unë mendoj se novela “Odin Mondvalsen” është një nga krijimet më të bukura të tij që është botuar pas vitit 1990. E denjë të hyjë në antologjitë më të mira të letrave shqipe. Është një kuintesencë e raporteve të shkrimtarit me diktaturën dhe i shkruar jashtë çdo skeme të njohur.

Në ato vite u botuan “Legjenda e asaj që iku”, “Qezari niset për luftë”, “Koha tani, vendi këtu”, “Rruga e Golgotës”, si dhe romani me pesë vëllime “Kënga shqiptare”. Romani i tij “Mekami” i botuar në Kosovë ngjalli shumë debate për disa ide kontroverse të shkrimtarit. Gjithsesi, botimi i këtyre librave e bëri të njohur shkrimtarin, por nuk i dha famën që ai ndoshta priste dhe mendonte për ta ngjitur në apogjeun e letrave shqipe. Koha kishte bërë të sajën…

Por edhe mbase duhet të presim. Thuhet se ai ka lënë në dorëshkrim rreth 120 vepra, shumica e të cilave janë krejtësisht të panjohura.

***

Në vitin 1992 kam pasur rastin ta intervistoj Kasëm Trebeshinën për “Zërin e Amerikës”, me ndërmjetësimin e shkrimtarit Xhevat Beqaraj, një mik i hershëm dhe besnik i Kasëmit. Sa herë futej në burg Kasëmi, një kopje të librave të tij në dorëshkrim ia besonte për ruajtje Xhevatit dhe ndonjë miku tjetër.

Intervistën me Kasëmin e kam zhvilluar në rrugën “Myslym Shyri” në një lokal pranë shtëpisë së shkrimtarit. Nuk donte të fliste për politikën. Janë të gjithë pjella komuniste, thoshte dhe e mbyllte bisedën. Sidoqoftë, me diktofonin të hapur unë zhvillova një bisedë të lirshme me të dhe ia mora mendimin që ai kishte për diktaturën dhe politikanët e rinj që kishin ardhur në pushtet. Ashtu e transmetova në ‘Zërin e Amerikës”, pavarësisht dyshimit që më ngjalli me paralelen pa ekuivoke midis sundimtarëve të djeshëm dhe atyre aktualë…

Ai kishte një pakënaqësi ndaj të gjithëve dhe është pak të quhet “nopran” për sjelljen e tij si ndaj kolegëve, ashtu dhe ndaj politikanëve në të gjitha kohët. Për politikanët qëndrimi i tij ishte i justifikueshëm, por sjellja ndaj kolegëve shkrimtarë ka ngrënë gjithnjë diskutim dhe është parë me dyshim.  Ismail Kadare ishte 10 vjet më i ri se Kasëmi, Dritëroi 6. Si mund t’ia zbehnin ata shkëlqimin një shkrimtari më të madh? Dhe të mendosh se ata në atë kohë ishin rreth 30-40-vjeçarë!

***

Kasëm Trebeshina mund të konsiderohet si një nga njerëzit me jetën më të paqetë të mundshme. Komunist i devotshëm dhe njëherësh antikomunist ekstrem, nihilist dhe rebel, asnjëherë i përkëdhelur nga fati, pretendues si shkrimtar, por edhe si disident, mospërfillës dhe arrogant me kundërshtarët.

Më shumë se si shkrimtar, Kasëm Trebeshina u bë i njohur pas viteve 1990 si disident. Albanologu Robert Elsie botoi një promemorie të Trebeshinës drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1953, me anë të së cilës ai i kundërvihej hapur metodës së realizmit socialist në letërsi dhe arte.

Ka pasur një sherr të përjetshëm midis Ismail Kadaresë dhe Kasëm Trebeshinës. Më saktë, ai kritikonte njëlloj edhe Dhimitër Shuteriqin dhe Dritëro Agollin, të cilët i quante sa të patalentuar, aq dhe shërbëtorë të diktaturës. Ai kishte shumë vite burgjesh mbi supe, por për shkak të jetës së tij të trazuar, ka qenë më shumë i ndaluar dhe i pabotuar.

Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Pavarësisht se ajo “Promemorje” është vënë në dyshim thelbi i përmbajtjes së saj përmban një të vërtetë tashmë të provuar. Sipas tekstit të studiuesit Elsie, më 5 tetor 1953 Trebeshina duke iu drejtuar Enver Hoxhës nënvizonte se “varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund të bëjë që të qëndroni në pushtet. Por ai regjim do të jetë shumë më i rrezikshëm për atë vetë. Ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda radhëve të udhëheqjes që do të transformohet dalëngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie pa kuptim në realitetin historik të Shekullit të Njëzetë. Në përfundim të këtij procesi historik ju do të detyroheni të vrisni njëri- tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak.”

Parashikim tejet kurajoz sa të duket i pabesueshëm i shqiptuar në vitin 1953  dhe për më tepër i thënë drejtpërdrejt Enver Hoxhës. Shumë të tjerë kanë shkuar para plumbit për gjëra më të vogla. Por këtë dokument e ka botuar Robert Elsie në Historinë e letërsisë shqipe.

Në sprovën e tij “Mosmarrëveshja” shkrimtari Ismail Kadare, duke u bazuar në të dhënat e zbuluara në librin e Sadik Bejkos “Disidentët e rremë” pas hulumtimit në arkiva, e akuzon Trebeshinën si “një themelues i Sigurimit” dhe “vrasës” duke marrë si shkas vrasjen e një të bashkëluftëtari të ri me plumb pas koke që partizani Kasëm Trebeshina kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me urdhër të eprorëve. Më tutje, Kadare shpreh indinjatën për shpalljen e një “ish-oficeri të Sigurimit” si disident, duke ia atribuar një pjesë të fajit për përhapjen e “mitit të disidencës” së Trebeshinës, albanologut Robert Elsie i cili e kishte futur në veprën e tij mbi letërsinë shqipe.

Në foto: Trebeshina dhe i biri, Artani

 

 

Xhevdet Shehu November 8, 2017 09:54
Komento

37 Komente

  1. TJ August 12, 23:35

    Berisha duhet te largohet me deshire ose me force! Mjaft e lejuat te shkateroje edhe ate pak qe ka ngelur e mire ne Shqiperi!

    Reply to this comment
    • Bashkim November 8, 02:50

      Po Berisha duhet larguar se nuk lejoi te flitej kunder kriminelit Enver.Ke shume te drejte TJ

      Reply to this comment
    • nausika November 8, 15:18

      Ky është njeri, qe e meriton emrin, njeri…
      Mbeti shpirt i paprishur….
      Krahët do t’i hapin engjëjt e parajsës,
      për ate që nuk lëpiu diktaturen.
      Portat do t’i hapi paqja,
      për shkrimtarin e çmuar..
      Të takofshim në atë botë…
      Humbja jote na varfëron..

      Reply to this comment
      • Mollosi November 8, 15:19

        Ishte nje antishqiptar i madh. Skenderbeun tone e quajti hajdut kuajsh. Per nenat dhe motrat tona te cilat hidheshin nga shkembinjte per te mos rene ne duar te turqve thoshte se ato me deshire u dorezoheshin ushtareve turq. Romani i shkurter i tij “Mekami” eshte teresisht me permbajtje antishqiptare. Kurre nuk pata simpati per kete turk.

        Reply to this comment
        • Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e ligesise. November 8, 15:49

          Disident apo viktime brenda lloit?Kasem Trebeshina kur pa qe diktatura komuniste po hante pjellat e saje, si dhe dhunoje ne menyren me makabe lirin e fjales, pra te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, Ai mori force ti kundervihej diktatures,packa se dikure ishte pjese nga me agresivet e saj. Ne kete konteks ku dhe vete Trebeshina ka rrefyer bemat e tije me te mirat e te keqijat ne to, Trebeshines nuke mund ti faturosh etiketimin “viktimave brenda lloit “por disidences,ngase ai pati kurajon ti kundervihet direkt diktatorit, gje qe te tjere viktima brenda lloit kur nuke guxuan, por pranuan bashkejetesen me te mirat e te keqijat e tyre ne vite. Zoti e prehte ne paqe Kasem Trebeshina-n dhe familjareve e miqeve te Tije i dhente force ta perballojne kete dhimje.Amen.

          Reply to this comment
          • Smith November 8, 15:49

            Te prehet i qete ne token Shqiptare. Nje Shqiptar i rralle

          • vasili November 8, 15:50

            Shehu,eshte e natyreshme,qe nuk mund te shkruaje ndryshe nga cfare ja dikton geni i vet i bastarduar islamo-komunist.
            Trebeshina nje raja i neveritshem turkoshak dhe nje karikature e mjere e antishqiptarizmes,ka zene nje vend ne majat e Panteonit,te tradhetise kombetare.
            Nje vend te ketille ne kete lartesi,nuk e kane as vet kuislinget.
            Do te thote dikush,qe ke harruar,krimet ne pozicionin e oficerit te sigurimit komunist.
            Del dhe shume tepron,nga ajo qe permban e verteta ne citimin e pare.

          • ISH ANTIENVERIST November 8, 15:51

            Dy verejtje miqsore per zotin Xhevdet Shehu.

            I nderuar ka disa artikuj si ky i sotmi ku tregohuni shume konfuz dhe i pabesueshem..

            .I
            Ju nuk duhet te admironi ne te njejten kohe dhe Trebeshinen dhe dyshen Agolli & Kadare qe ishin armiqte e tij te betuar
            .
            II
            Kjo promemoria qe ka “zbuluar” i ndjeri Elsie (qe ndonjehere ja kalonte dhe Dashnor Kaloqes apo Karstriot Derrvishit ne diarrete e tyre) ne fakt egziston por jo ne kete forme qe eshte ndryshuar ne menyre kriminale pas 1992-ish….Nqs Trebeshina do ti kishte shkruar me te vertete keto gjera ne promemorie..Enveri do ti kishte bere koken synet…Edhe nje njeri me nivel nen mesatar e kupton qe kjo promemorie eshte revizionuar 100% pas 1990..nga kanibale enverbolengrenes te specializuar qe Xhevdeti e di se ka ngrene nje luge corbe te prihsur ne kazanin e “elezit”
            .
            E fundit…
            .
            Zoti Xhevo e perseris qe kam qene..jam dhe do te jem antienverist..antikomunist per shume aresye…POR e them me bindje te plote se koha e Enverit ( shejtan apo shenjtor) ishte 1000 here me e mire se kjo koha e sotme ku ai vend ka kaluar ne cmenduri kombetare “me ndihmen nderkombetare”
            .
            Ja ha ” mishin” Enverit se pse nuk na beri nje shtet si amerika…

            ..Por ja i ruaj kockat biles duhet shpallur shenjtor per kete nivel ekstremisht te pabesueshem qe ka arritur shoqeria shqiptare sot…

  2. lato August 13, 00:10

    Berisha eshte qymyr komplet

    Reply to this comment
  3. Timo August 13, 08:58

    “Femija lindi i vdekur”, eshte thenie profetike

    Reply to this comment
  4. LABI August 13, 10:34

    Me bukur nuk ka si the thuhet…..

    Reply to this comment
  5. riti August 13, 11:54

    enveri ishte babai i atyre djemve qe po vozitnin me salen ne ate varken ,ne liqenin e pogradecit , qeni i mire e don shume te zotin,

    Reply to this comment
  6. Goni me August 13, 12:35

    Sa keq qe nuk e kuptuan nje shumice e madhe njerzish si Kasemi,qe heret se do kishim nje Shqiperi dhe shqiptari ndryshe.Te erresuar nga etja pe demokraci,dhe nje pjese nga etja per pasuri,e kaluan lehte cdo shfaqje te elementeve diktatoriale qe paraqiste Sala.Disa u bene sherbettore lapanjoze qe i rrihte iknin,u zgjaste torben ktheheshin.Kususri i popullit qe priste ta drejtonin drejt demokracise dhe e drejtuan drejt anarkise.Nje pjese ende pas 25 vitesh nuk e kane njohur kush ishte e kush eshte Berisha.Osde jane te trashe ose jane ata qe kane marre dicka aty-ketu nga berishizmi,si mos pagim taksash,mospagim dritash,grabitje trojesh etj.Sejcili e gjykon vete kush eshte me e mira,por deri tani i kemi bere varrin ehtes duke ecur neper ferra.

    Reply to this comment
  7. Mark uk August 13, 13:26

    More komunist i ndyre se o e ka share Sali Berisha Enver Hoxhen o as nje njeri tjeter.Me thuaj nje tjeter qe qe e ka bere as sa gjysa e tij.Eshte PS qe eshte e njejt vetem se ka ndrruar emrin,e ala zyrtarisht nuk e ka kritikuar.

    Reply to this comment
    • Toni August 13, 19:17

      mark uk nga komenton+shkruan ti ne ndonje pavion psikiatrie kurohu njehere behu mire pastaj fol per komunizem ooooo fshataromalok sllav i neveritshem,po kur keshtu ati yt apo kollovari satome sali ram berisha paska shajt E.HXH kur keshu o viktime o verem i shpifur,po saliu ne PPSH ka qysh ne 08-11-1968 me numer tesere 108690 kur keshu ore brek m..t saliu paska shajte E.HXH kur saliu ka qene doktorr i ka analizuar gjakun-sh..n+m..in E.HXH ooor taj mark uk,E.HXH e hoqi saliun prej shpelle+mali ku edhe dhia zbret me frena dore e solli ne Tirone i hoqi triket+corapet e leshit saliut i mesoi dhe detin+notin saliut tend dhe ti tani na leh nga psikiatria ku po kurohesh se saliu paska share idullin e tij E.HXH,ikore qenie e mbauar…

      Reply to this comment
    • Dashamiresi August 14, 11:39

      Foli edhe bisha e dale nga shpella , i vetquajturi Mark-Ujk . Keta tipa duhen mbajtur larg njerezve,se perbejne rrezikshmeri te shtuar per jeten e mbare shoqerise .

      Reply to this comment
    • FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD November 7, 15:25

      O Mark Ujk , ky forum eshte per njerez , por jo per shtaze si ti , ndaj ben mire te futesh ne kopene e derrave , atje ku ke lindur e je rritur , se ka rrezik te hash njeri dhe do te kalbesh burgjeve ! Ta kam thene sdisa here dhe po ta them serisht per te miren tende , se njerezimi ka vertet nevoje per derra , por jo qe te diskutoje me ta !

      Reply to this comment
  8. franc August 13, 15:13

    Fiks! Dhelpra kur skapi dote rrushin e shau. Dhe berishe muti,prandaj e shau Enverin se si ariti te koka e sharpit

    Reply to this comment
  9. Vuthjani1 August 13, 15:25

    Se thon kotë i ligu shan,po pse vall te shahet njeriu qe çliroi shqiprin me forcat e veta, nga okupatori arsimoi shqiprin analfabete,thau kneta dhe moqale dhe e zdriti shqiprin skaj me skaj.
    Shif armiqet per rreth si serbin greqin ne qfar gjendje e quen dhe nuk shahet as nje personalitet bile Millosheviqi e qoj ne 4 lufta dhe i humbi qe te gjitha dhe prap ngritet nga serbet me siguri esht ne pytje nacionalizmi,shofim greqin e mbytur ne borgj qe vetem breket i kann mbet dhe nuk shahet dhe as nje , ke neve shqiptaret aq te qoroditur qe edhe prindin qe na ka lind e rrit nese sna ka len pasuri e njullosim, far anadollake,ku esht faji mbase Enveri e mbajti te izoluar shqiprin dhe shqiptaret,pse kta mbas ti e rjepen edhe palcin e sajë.
    Jemi popull perqudites shofim ke neve ne Kosovë edhe çlirimtaret i fyem i perbuzim i shajm e qka sju themi, ka fillue perqafja me serbin si pershembull pirja e kokakolles me tiketen e kasapit te ballkanit Millosheviqin,po pse smarrim shembullin jo ma larg se Kroacin e cila liftoi po me te njejtin armik dhe tashi pa ju perul ec me te dy kembet ne tokë, njeriu kur sdon vetveten se don edhe mikun,tashi me Gzim presin edhe specialen per ta denue uçk dhe bit e sajë.Enverit si dolen Villa dhe pallate as edhe para te ikura nga atdheu siq veprojn kodoshet e ri.Qe jan rryma antikombtare qe se don ska dyshim armiqet punuan me ta para dhe mbas permbysjes se pushtetit popullor,por dhe qe esht krenari kombtare edhe kte ska dyshim koha do i qet heret a von gjerat ne vendin e duhur.

    Reply to this comment
  10. Mark uk August 13, 16:26

    franc: Drejtuesit e lart te ps edhe sot kur kujtohen festat e sajuara te komunistve nxierrin Enverin ne mitingje.Ke pare ata veterantet e luftes civile qe ne mitingjet e Edver Rames mbajn ate qe thuani ju antena e tij.Shko ruaj dhit atje ne mal se ti dhe ata sekretart e partive me kater klas nuk dini gje tjeter vetem te mbroni Edver Ramen dhe nomenklaturen e demonve te kuq.Shko ben homazhe te varri i tij se vjet ti bene shurren ket do i bejn mutin.

    Reply to this comment
  11. Mark uk August 13, 16:27

    franc: Drejtuesit e lart te ps edhe sot kur kujtohen festat e sajuara te komunistve nxierrin Enverin ne mitingje.Ke pare ata veterantet e luftes civile qe ne mitingjet e Edver Rames mbajn ate qe thuani ju antena e tij.Shko ruaj dhit atje ne mal se ti dhe ata sekretart e partive me kater klas nuk dini gje tjeter vetem te mbroni Edver Ramen dhe nomenklaturen e demonve te kuq.Shko ben homazhe te varri i tij se vjet ti bene shurren ket vite do i bejn mutin.

    Reply to this comment
    • Jaho Gjoliku November 7, 22:05

      Te nderuar komentues. Tani besoj e moret vesh qe ky palla Mark Ukaçjerra eshte pinjoll fashisti, i atyre we u bashkuan me italjane dhe gjermanet duke tradhetuar atdheun. Ky nuk urren komunistet, por tere partizanet qe luftuan kunder pushtuesit fashist pa asnje look ideali komunist por vetem per liri.
      Injoroni komentet e ketij palles sepse budallait duhet me i hapë rruge – thote populli. Ky nuk ka sherim. E Ka lene Enver Hoxha me penallti.
      Enveri te pakten nje gje e beri mire. Bashkepunetoret e fashizmit i shkerdheu mbare e mbrapsht.

      Reply to this comment
  12. sulo permeti August 13, 19:14

    Saliu e ka lene ende ne fuqi titullin per Enver Hoxhen “Hero i popullit”.Kur deputete te Pd(1992-96)i kerkonin vazhdimisht Saliut, ti hiqej ky titull i turpshem,ai si hileqar exelent qe eshte, e anashkalonte problemin.M.q.s ky grup vazhdimisht i “hatpte” avaze dhe kokecarje,si p.sh.per firmat piramidale,per te pendjekurt,per pronaret e vertete (jo ishpronaret)…deri te ceshtja Z.Brozi e te tjera,Saliu si hakmarres i lindur,80% te ketij grupi parl.te Pd i largoi nga zgjedjet e reja te “96.Demokracia e brendeshme ne Pd shkoi drejt humbjes totale…..me pas te gjithe jemi deshmimtare ,se cfare ndodhi, ne 96..ne 97…98…..deri sot.Turp qe nje hajdut i endrres se studenteve te dhjetorit,kriminel,….deri shites i trojeve te shqiperise te jete akoma ne politike dhe jo prapa hekurave.

    Reply to this comment
  13. tradita August 13, 22:17

    ha.. ha.. Ja frazane fundit … modeli shahet kur nuk arrihet… ja ku fle lepuri. keni frike se historia do te lartesoje Sali Berishen dhe do ta menderos Enver Hoxhen….

    Reply to this comment
  14. plakumarre August 13, 22:36

    o mark uk ik me mire, se ti gjithmone ne vend te fjales leshon fende me helm kimik ,por jam i bindur se ti je nje njeri i salitrapkasapit,je nje element kimik i tij qe gjithmone leshon gazra vdekje prurese ne popull,se perndryshe nuk ka llogjik ,qe nje agjent te sllaveve,nje tradhetar te mbarekombit shqiptar,nje hajdut te djerses se popullit (piramidat),nje kasap te popullit te tij qe i besoi ne duar demokracine dhe ai e theri dhe e ndau ne dysh gjithe vatanin e tij (1997),nje armik i betuar i punes se gjithe popullit ne gati 45 vjet ne pushtetin e djalit te Nenes Shqiperi (ENVER HOXHA )brenda nje periudhe shume te shkurter e rrenoi e hodhi ne ere per ta shitur per skrap ,per ta shitur dhe per te ndertuar perandorine etij famekeqe qe i futi tentakulat e gjakosura ne trupin e Nenes Shqiperi ,ne zemren e popullit shqiptar ,o mark uk me mire ik dhe mos u duk me ketu se e helmon cdo ambjent ku leshon mendimet e tua te pjerdhura ,o markuk ik me mire dhe mos u duk ketu ti si kelysh qe je dhe mbreti yt qe te mban kocka te kalbura!o markuk ik me mire ti dhe gjithe soji dhe sorollopi i mbretit tend.

    Reply to this comment
  15. plakumarre August 13, 22:39

    asnjeri ,jo ketu ku shoh une, por asnje njeri sot ne Shqiperi nuk ka te drejte te flase per Djalin e madherishem ,per Djalin e vetem te Nenes Shqiperi ,ENVER TRIMIN ,asnje nuk do kete edhe per gati 5 shekuj te tjere !

    Reply to this comment
  16. plaku August 14, 02:28

    Mendoj se artikullshkruesi ka harruar se Politika eshte kurve dhe thjesht nje genjeshter e keqe.
    George Orwell ne vitin 1946 ka thene : Gjuha politike eshte krijuar, qe te beje qe genjeshtrat dhe moralin te tingellojne si te verteta dhe te respektueshme.

    Reply to this comment
  17. lela August 14, 12:54

    ore bisha te ndyra sa ju tmeron figura e ndritur e doktor berishes sa me shum e shani aq me poshte tregoni nivelin tuaj prej qelbesirash ju jeni jashqitja e shoqeris shqiptare

    Reply to this comment
  18. Mollosi November 7, 15:49

    Ky Trebeshina, qe gjate luftes i vriste shoket pas shpine, me duket qe ishte safi turk.

    Reply to this comment
  19. zani partizani November 7, 16:18

    Enveri dhe Saliu jane si origjinali me fotokopjen. Origjinali, pavaresisht nga permbajtja, eshte me i mire se fotokopja.

    Reply to this comment
  20. memoria nuk te fal November 7, 16:24

    Nuk kam patur asnje lloj respekti apo vleresimi per Kasem Trebeshinen sepse
    eshte/ishte nje njeri shume i ditur por me devijime mendore dhe qendrime jashte realitetit.
    .
    Si berisha ashtu dhe trebeshina jane si molekula (mikrobe) para enverhoxhes thjesht jashtqitje e tij…Nese do flitej ne 1991 ndryshe do flisnim se nuk dinim gje qe sot Shqiperia eshte kthyer territor..shprehje gjeografike ku lulezon droga prostitucjoni politik dhe nje parlament bordello..

    Po kush na qenkerka ky disident leshi….vartesi me i zi i Koci Xoxes ?

    Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare.

    Pas vendosjes së pushtetit t e ri në Shqipëri, ai shërbeu si drejtues i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej direkt nga Koçi Xoxe.
    .
    Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
    .
    Hija e rreme e Trebeshines
    Në sprovën e tij “Mosmarrëveshja” Ismail Kadare, duke u bazuar në të dhënat e zbuluara në librin e Sadik Bejkos “Disidentët e rremë” pas hulumtimit në arkiva, e akuzon Trebeshinën si “një themelues i Sigurimit” dhe “vrasës” duke marrë si shkas vrasjen e një të bashkëluftëtari të ri me plumb pas koke që partizani Kasëm Trebeshina kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me urdhër të eprorëve.[4]. Më tutje, Kadare shpreh indinjatën për shpalljen e një “ish-oficeri të Sigurimit” si disident, duke ia atribuar një pjesë të fajit për përhapjen e “mitit të disidencës” së Trebeshinës, albanologut Robert Elsie i cili e kishte futur në veprën e tij mbi letërsinë shqipe.

    shenim

    Hapni letrat se cfare ka bere trebeshina nen urdhrat e koci xoxes nga 1944-1948 dhe do habiteni….

    Thjesht Trebeshina dhe Berisha jane dy monstra qe historia do ti hedhi ne plehra…

    Reply to this comment
  21. Mark .uk November 7, 17:56

    Plaku marred:Dukesh se me qene semretar parties fshati me kater Klas.

    Reply to this comment
  22. Bashkim November 8, 03:05

    Nje sqarim
    Ne ate kohe per shkak se falangat enveriste te organizuara nga Gramoz Ruci me shoke po ndillnin luften civile u be nje marreveshje nderpartiake qe gjate fushates emri i Enver Hoxhes te mos zihej me goje.
    Ne ate meting foli edhe Kali i Trojes i bllokut Edi Rama i cili preferonte nje lufte civile dhe nje gjakderdhje ne ate meting tha shprehjen e fameshme
    Enveri na skuqi si ruset,na zverdhi si kinezet dhe na nxiu si afrikanet
    Pak kohe me pare Edi ne takimet e quajtura Refleksione ne Institutin e Arteve kishte pyetur Kasem Trebeshinen
    Edi:
    Zoti Trebeshina si pjesmarres ne lufte cili eshte mendimi juaj per ate lufte
    Kasem:
    Ajo ishte nje Lufte e Ndyre Civile
    Edi Rama u cua ne kembe dhe i perplaste aq shume duart sa edhe sot i ka te kuqe

    Reply to this comment
  23. Bashkim November 8, 03:06

    Po Berisha duhet larguar se nuk lejoi te flitej kunder kriminelit Enver.Ke shume te drejte TJ

    Reply to this comment
  24. demo November 8, 12:31

    Sikur ta kishte shkruar vertet ate letren drejtuar Enverit, sikunder thoshte do te kishin dale ca mysybete te pakendeshme per Kasem Trebeshinen,sikunder dolen letra e Ismail Kadarese dhe poezia e famshme e Ismail Kadarese:Pashallaret e Kuq,qe doli te ishte terroriste dhe jo antikomuniste.Te kishte qene mekembesi i Koci Xoxes do kishte qene mire,se te pakten Koci Xoxe zbatonte urdherat,porosite e Enver Hoxhes dhe Rankovicit.Koci Xoxe ishte zbatues i terrorit shteteror.
    Kasem Trebeshina oishte me keq.Ka qene zevendesi direkt i Toger Babes(Hodo Habilaj).Ne krye te batalionit te Mbrojtjes se Popullit,Toger Baba dhe Kasem Trebeshina,nuk merrnin urdhera,;nuk zbatonin programe arrestimi,pushkatimi e me the e te thashe.Ne malesine e Veriut keta te dy ishin si Napoleon Zerva ne Cameri.Keta vrisnin,torturonin,perdhunonin si t`u shkrepte psiko kriminale,pa dallim,burra,pleq,gra e femije.Ishin te pangopur me gjak.Per kete Toger Baba u denua me vdekje(varje ne litar),kurse Kasem Trebeshina u c`mobilizua nga ushtria.Kush beson se Kasem Trebeshina nuk ka qene dakord me vijen e Partise,prandaj i ka shkruar leter Enver Hoxhes,une i them:Po! Kasem Trebeshina nuk ka qene dakord me Enver Hoxhen,sepse donte nje kasaphane te perdhjakshme ndaj popullsise shqiptare te malesise se veriut.Donte pushkatimin e te gjithe intelektualeve te shkolluar ne Perendim,pa dallim.Te ishte per Kasem Trebeshinen Cabeu,Buda,Domi,Gjadri,Shiroka etj.,do te ishin pushkatuar te tere.Bashke me ta te gjithe ish te pasurit,pronare tokash,punishtesh,apo dyqanesh.Kasem Trebeshina nuk ishte dakord me Enver Hoxhen per “politiken oportuniste”qe po ndiqte Partia me keto shtresa(!)Vertet Kasem Trebeshina nuk ishte enverist,sepse ishte Polpotist.Ishte i pangopur me gjak.Ne Lidhjen e shkrimtareve urrente per vdekje Dhimiter Shuteriqin,”kete borgjez te felliqur”sic e quante.Mua nuk me rezulton te kete vuajtur neper burgje Kasem Trebeshina..Neper spitale psikiatrike po,Kurohej vazhdimisht,sepse sado e pergjakshme ishte diktatura,nuk i plotesonte dot etjen per gjak te kriminelit sadist Kasem Trebeshina.Pamvaresisht se Diktatori i inkurajonte elementet e vijes se ashper,kur vinte puna per t`i dhene lexione ne kete fushe,te fuste tek 7 penxheret,sic beri me Koci Xoxen,Pandi Kriston,Bedri Spahiun,Toger Baben.Nuk do ta kishte kursyer as Kasem Trebeshinen po te mos ishte nipi i Fiqerete Sanxhaktarit(djali i motres).Ne kohen kur nuk po permbahej Kasem Trebeshina,Mehmet Shehu ishte ne zenithin e lavdise dhe krahu i djathte i udheheqesit,Se eshte nje shkrimtar i zoti fort,nje aisberg si thote katunari llustraxhi Behar Gjoka,per kete nuk flas dot se nuk kam lexuar as nje rresht prej Kasem Trebeshines.

    Reply to this comment
  25. Arber Iliri November 8, 18:17

    Qe Kasem Trebeshina eshte nje nga disidentet me te medhenj te lindjes komuniste kjo nuk ka dyshim, Kadareja e sulmon per arsye personale, por Kasemi ka qene disident dhe i rralle.Une mbase nuk mendoj si Kasemi per Ismailin por persa i perket qendrimit te tij kunder regjimit te Enver Hoxhes kjo nuk ka asnje pike dyshimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*