Përplasja greko-turke në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

February 16, 2018 11:17

Përplasja greko-turke në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

 

Në një intervistë televizive për televizionin ALPHA, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, ku një anije ushtarake greke është përplasur nga një anije turke. Ai ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, pala greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.

“Nuk duhet të ndodhë më, ka thënë ai, duke shtuar se “ishujt Imia janë greke dhe se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku, por një shtet me mbrojtje të zhvilluar, me sisteme moderne, me aleatë të mirë dhe me një diplomaci të lartë”.

“Turqia është nevrike në këto momente, pasi shikon se Athina po mbyll frontet e hapura që ka me fqinjët: Zonën Ekonomike Ekskluzive me Shqipërinë, çështjen e emrit me Shkupin, ndërsa ajo nuk po shkon mirë në Siri, në Irak fronti është i hapur, me Armeninë kufijtë i ka të mbyllura, ndërsa edhe me Qipron sillet si kauboj për shkak se në Zona Ekonomike Ekskluzive të Qipros janë gjetur rezerva të mëdha gazi natyror”, tha kreu i diplomacisë greke.

a.s/dita

February 16, 2018 11:17
Komento

4 Komente

  1. MH February 16, 12:40

    Greket filluan lojen e tifozerise.
    =”Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore.”
    Harrojne qe,Erdogani rrezoi avionin e superfuqise Ruse dhe e kaloj me sukses goditjen.Ndersa grindjet ndermjet dy shteteve jane aq te shumta dhe intensive sa qe bota asht e merzitun nga keto dy.Le t’ia fillojne e te vendosin ma i forti, ma trimi, ma i afti.Ne rrime dhe vrojtojme si psektator arenen e gladiatorve,kacafytjes .

    Reply to this comment
  2. demo February 16, 13:16

    E kane provuar ne Qipro ne 1972.Atehere ishin edhe shtet ushtarak.Turqia ua theu dhembet u mori 3/4 e Qipros dhe ua vuri kufine tek Thana.Bejne te fortin me konviktorin malok Sali Berisha dhe me kete Atletikon e Surrelit,.Jo me popullin shqiptar,se populli shqiptar ishte i armatosur dhe i pajosur,qe kur te binte alarmi te leshohej mbi pushtuesin grek.Keta te dy Lideret Rajonale,zbrazen depot e ushtrise,ju falen tanket Greqise,qe te na pushtojne me armet tona.

    Reply to this comment
  3. Patriot Mekembenetok February 16, 16:02

    Ik ere pirdhu, ore koqe kaci, na turperove arvanitasit. Do t’iu tredhi turku.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos February 16, 19:22

    Arvanitasit zoti “Patriot” ishin Greke,luftuan per Greqine ne nje kohe qe kishte Pashalleqe Osmane.
    Tregohuni nje here “Burra” dhe propagandoni Biografine e tyre te mesoni se sa ju peshon “truri”.
    Vetem nje fakt po te tregoj.
    Kur ministri i jashtem i Rusise Arvanitasi Joanis Kapodistrias ishte per visite ne Qerqyra Korfuz,Theodhoros Kollokotronis dhe Markos Bocaris shkuan dhe e takuan dhe i folen per gjendjen e asaj kohe kur Ibrahim Pasha po bente kerdine.
    Kapodistrias u tha qe armet ti mbani dhe mos te ngrihen kunder pushtuesve tani se qellimi yne nuk eshte te krijojme nje shtet te vogel por te zevendesojme Perandorine Bizantine.
    Kapodistrian e vrane Francezet dhe Anglezet ne Nafplio atehere kryeqytet,kurse Kollokotronin e burgosen dy here i vrane djalin.
    Edhe ne gjyqin e atij qe vrau Kapodistria edhe ne gjywin e Kollokotronit ishte avokati cifuti nga Anglia Manson.
    Pse e vrane Kapodistrias Anglezet?
    Se bashkepunuan me Osmanet,vodhen cfare u desh ka……i qe nga Parthenoni,Bustet qe jane ne Meseumet e tyre,kjo ishte dhe eshte edhe sot.
    Po per nipin e Kollokotronit i quajture Turkofagos qe ju ngjit shpata ne dore nga plaget e krijuara te te vrareve te turkoallvanoseve te Ibrahim Pashes dhe vdiq duke kerkuar lemoshe ne rruge?
    Franca,Anglia,Gjermania,Amerika ndihmuan Ataturkun kunder Greqise!
    Aresyeja ishte Rusia qe kurre nuk e ka mbeshtetur Greqine jo vetem ne ceshtjen e Maqedonise por ka qene pro Bullgareve si sllave qe jane per te marre Thesalonikin.
    Sa mire qe mesoni per Madonat,Bejoncet,Kardashianet mesoni edhe Arvanitasit se eshte ceshtja juaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*