Prokurori i shkarkuar i Elbasanit nuk lejon në zyrë pasardhësin

January 9, 2018 16:41

Prokurori i shkarkuar i Elbasanit nuk lejon në zyrë pasardhësin

 

Në orën 15:00 Ardian Nezha, prokurori i përkohshëm i rrethit gjyqësor të Elbasanit është shfaqur në godinën e këtij institucioni, pak orë pasi kryeprokurorja Arta Marku firmosi emërimin e tij.

Ai ka arritur në Elbasan për të marrë detyrën, por dera e mbledhjes ku do bëhej prezantimi i drejtuesit të ri të prokurorisë është mbyllur.

Dritan Gina së bashku me drejtuesin e Durrësit Agron Gjana refuzojnë vendimin e kryeprokurores për të lënë detyrën.

Pasi ka qëndruar për disa minuta, Ardian Nezha është larguar nga godina e prokurorisë së Elbasanit.

Sot paradite kryeprokurorja vendosi ndërprerjen e komandimit të Dritan Ginës si drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

January 9, 2018 16:41
Komento

5 Komente

  1. demok January 9, 17:06

    O Gina,po sikur ua ka dhene Sali Berisha me ligjin 7501,Prokurorine?Liro mor djale zyren dhe shko atje ku te kane caktuar!Ti ishe per ne burg,por kjo prokurorja te ka toleruar.Duhet te ankimoje vendimin e gjykates dhe te shkosh ne burg!

    Reply to this comment
  2. Diamond January 9, 17:17

    Toke e xanun

    Reply to this comment
  3. katarakti January 9, 18:29

    Merrni nja 2 police ta kapin nga bytha dhe ta hedhin nga dritarja mutin. Sikur ia ka falur babai postin! Keshtu behet kur nuk ka shtet me kellqe. Po si mund te kete shtet me rregulla dhe ligje kur jane te paret juristet, gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet qe i shkelin ato?!

    Reply to this comment
  4. Vladimir January 9, 19:23

    Te tille rrugaçe merren brenda. Ka ligj per uzurpim te zyrave shtetrore.

    Reply to this comment
  5. Agimi January 10, 03:53

    Fain e ka baba Ademi qe nuk e keshillon Ginen e vogel te zbatoj urdherin e shtetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*