Përplasja me armë në Kinostudio, policia jep detajet e para

June 28, 2018 09:16

Përplasja me armë në Kinostudio, policia jep detajet e para

Dy grupe kriminale janë përplasur në zonën e “Kinostudios” në mesnatë për shkak të ndarjes së territoreve të shpërndarjes së drogës.

Konflikti ka nisur fillimisht në një lokal bastesh e më pas ka vazhduar në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sipas njoftimit policor të plagosur kanë mbetur shtetasit Juxhin Mumajesi, 24 vjeç, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Ky i fundit mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e disa prej të dyshuarve si autorë, ndërkohë që, po punohet edhe për identifikimin e tyre si dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

s.a/dita

June 28, 2018 09:16
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku June 28, 14:31

    Ve bast qe ai robi me emrin Rivelino eshte jevg safi’.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*