Përplasja me gazetarët, Rama: Asnjë ofendim, thjesht opinion

October 25, 2017 20:12

Përplasja me gazetarët, Rama: Asnjë ofendim, thjesht opinion

Kryeministri Edi Rama nuk i konsideron fyerje deklaratat e tij kundrejt gazetarëve pas seancës parlamentar ku u votua për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një reagim në Facebook, Rama fajëson mediat për atë që ai e quan dezinformim lidhur me qëndrimet e tij për rastin.

Kryeministri thotë gjithashtu se nuk e kishte vetëm për gazetarët e terrenit, por për të gjithë ata që “lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar”.

Postimi i plotë:

Po pse qenkan ofenduar gazetarët nga unë? Sipas tyre po edhe sipas të tjerësh, në kazanin mediatik e në atë politik, i paskam fyer sot pas seancës së Kuvendit!

Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste!

Padiskutim ata janë në të drejtën e tyre të mos kuptojnë atë që thonë ose të thonë me qëllim gënjeshtra e budallallëqe. Janë në lirinë e tyre të dëgjojnë siç u bëjnë veshët apo kur nuk e dinë diçka, të mos përpiqen as ta mësojnë. Janë në punën e tyre që ta bëjnë punën duke shkelur me këmbë çdo normë e rregull bazik, të një profesioni aq fisnik e të vështirë njëkohësisht.

Por as ata – dhe këtu nuk flas, siç nuk fola as sot thjesht për gazetarët e terrenit, po e kisha dhe kam me të gjithë ata që lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar – dhe as kushdo tjetër, nuk më ndalon dot mua të shpreh opinionin tim; qoftë për turpin që i mbetet kujtdo që e shtrembëron, shkel apo shkatërron të vërtetën nga pozitat e gazetarit, duke më vënë në gojë gjëra që s’i kam thënë dhe jo vetëm; qoftë për paditurinë që shfaqet brutalisht nga mëngjesi deri në darkë, si liri dhe e drejtë për të dhunuar lirinë e të drejtat e tjetrit, në emër të profesionit (kur je gazetar je ëngjëll, kur je politikan je djall, prandaj o burra bjeri t’i biem kujt të duam se brenda jemi); qoftë për transformimin e urës së komunikimit mes politikës e publikut, në një grykë thashethemnaje frenetike, ku nuk e merr vesh i pari të dytin!

Kështu që kush është ndjerë i ofenduar, të mos keqkuptohet. S’kam ofenduar askënd dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar. Thjesht dikush, unë në këtë rast, u ka thënë në mexhelis se çfarë mendon për punën që kanë bërë tërë këtë javë, në raport me qëndrimet e mia e të Partisë Socialiste.

Vetëm një gjë: Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë😊

October 25, 2017 20:12
Komento

24 Komente

  1. info analitike October 25, 20:52

    Nje kryeminister idiot qe ende nuk e ka kuptuar rolin e tij e kujton se eshte pergjegjes i ndonje trupe estrade, natyrisht nuk ka asnje fyerje sepse eshte nje konstatim.

    Reply to this comment
  2. ´´ October 25, 20:53

    ishte nji nder intervistat me me vler ,qe kryeministri Shqipttare z.Rama i dha kooperativisteve te bashkuar ne stanin e medies .
    Nji lexion falas ,qe duhet ti vij ne ndihme gjithkujt qe pretendon me u bo gazetare nji dite .

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 25, 21:50

    PO MBYLLE HALEN TENDE O EDI RAMA!

    Asnje pushtetar deri me sot nuk e ka fituar luften me median e lire ne nje shtet demokratik. Aq me shume nje Kryeminister qe po del ashiqare qe eshte i korruptuar deri ne gryke dhe i lidhur me mafien e droges nga Shqypnia per ne Itali, Greqi dhe Evrope. Gjithe ALIBA e Edvinit eshte tejet antidemokratike:

    MEQE JU KENI BERE KRIME DHE NUK JEMI NDESHKUAR EDHE NE KEMI TE DREJTE TE BEJME KRIME DHE TE MOS NDESHKOHEMI

    Per te justifikuar Saimirin dhe Habiliet e droges me kete ALIBI Edi Rama ka leshuar cakallet e tij per te denigruar Prokurorine ne nje kohe qe ka harruar se ishte ai qe deklarohej per nje Prokurori me aktive dhe te pavarur politikisht.

    Edi Rama edhe ne shume raste te tjera e ka treguar se eshte nje KAMELEON i ndyre qe kur shkon ne Gjermani qan para Merkelit dhe kerkon falje per krimet e komunizmit, por sapo mberin ne rinas shpall festimin e datave komuniste te ZEZA te historise se mbollen MURTAJEN bolshevike ne Shqypni, dekoron kriminelet dhe xhealtet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shte si veterane te LANC-it kriminal.

    CFARE KRYEMINISTRI SI KANDIL DETI PA SHTYLLE KURIZORE ESHTE EDI RAMA?

    Qe peshtyn dhe gelltit gelboqen e tij?

    Reply to this comment
    • qeke sum i smur or taj "intelektihales" October 26, 09:36

      Intelektuali = figure e zhgarravitur ne muret e shpelles

      te tilla komente te banoreve te shpelles i lexojme cdo dite ,
      por mjerishte ato jane jashte realitetit te Njrerezve ,qe jetojne ne qytete ,jan joRelaiste per qytetarin e vertet,
      jo vandalet e dyndur ne te ,ata pis milet dhe e fundit
      cjerrje te tilla histerikesh shpelle nuk i bejne me qesh shqiptaret ,vecse gomaret e stanit te shpelles

      Reply to this comment
      • Qazim October 26, 10:56

        Të pakten hiqe emrin se është turp për intelektualin të përfaqësohet nga një gojëshpëlarë, që profesion paska shpifjen dhe amplifikim të shpifjeve.

        Reply to this comment
  4. taksidari October 25, 23:21

    Gazetari pa mendim,pa ide,pa profesionalizem,thjesht konformiste e mbeshtetes te politikes.
    Si ka mundesi qe mbushin plot faqet e shtypit me lajme nga politika e lajme pa interes per publikun dhe nuk shkruajne nje rresht per ngjarje qe kane te bejne me figurat madhore te kombit.
    Konkretisht,nuk u shkrua asgje per dy figurat me madhore te kombit,Gjergj Fishten dhe Nene Terezen,turp.

    Reply to this comment
  5. taksidari October 25, 23:22

    Gazetari pa mendim,pa ide,pa profesionalizem,thjesht konformiste e mbeshtetes te politikes.
    Si ka mundesi qe mbushin plot faqet e shtypit me lajme nga politika e lajme pa interes per publikun dhe nuk shkruajne nje rresht per ngjarje qe kane te bejne me figurat madhore te kombit.
    Konkretisht,nuk u shkrua asgje per dy figurat me madhore te kombit,Gjergj Fishten dhe Nene Terezen,turp!

    Reply to this comment
    • intelektuali October 26, 07:45

      Ore ti taksidar i Enverit,

      Po Gjergj Fishten Enveri e shpalli ARMIK dhe ka mbetur akoma i parehabilituar nga Shteti sepse ishte kunder Mafies enveristo-jugosllave qe donte te gllaberonte Shqypnine, njesoj sic beri Mafia e Habilajve te Sajmes dhe Edvinit me Dritan Zaganin vetem sepse guxoi te tregonte me gisht natroktrafikantin, Sajme Tahiri qe Edvini i kishte varur melcite ne qafe.

      Po hesht me mire o mavri perpara se te leshosh jashteqitje enveriste kunder medias se lire.

      Reply to this comment
      • Labi October 26, 10:11

        Si ske turp qe e.mban veten per intelektual?! Si ske turp qe quan kete media te lire?! Po ku eshte kjo media qe nuk kryqezon prokurorine per krimet e gjithe klases politike keto 27 vjet? Ku eshte denoncimi mediave per koncesionet skandaloze, per Gerdecin, rrugen e kombit, tradhtine e detiti, 21 janarin? Ku eshte media qe nuk informon me mijera fakte qe jane sheshit per keto krime por akuzon per trafik qeverine Rama pa fakte konkrete. Nje intelektual i vertet denoncon faktet dhe akuzon qeverine Rama per kanabizimin e Shqiperise, denoncon prokurorine e pa afte e te politizuar dhe te papergjegjshme. Kerkon llogari ndokujt qe i ka shkaktuar deme popullit te vet. Ndersa ti je tifoz politik medioker dhe injorant.

        Reply to this comment
        • intelektuali October 26, 14:20

          Gerdecin dhe 21 janarin shko o fanatik dhe kerkoja Edi Rames

          dhe:

          LAJE GOJEN E QELBUR FANATIKE ME KOLINOZ IMPORTI PARA SE TE ZESH EMERIN E INTELEKTUALIT

          sepse:

          Teoria enveriste qe Saliu ka bere krime, prandaj edhe Edvini mund te beje sa te doje ZULLUME nuk vlen as sa nje leter BYTHE, si ajo deshmia e pafajesise se kriminelit Saimir Tahiri qe e valaviti ne Kuvendin e turpit dhe REZILIT te shqypnise ne syte e Botes qe na monitoron.

          Reply to this comment
          • Amerikani October 26, 15:25

            O intelektual te ka ngel sahati te “marreveshja e Mukjes!”
            A thua dhe ballistet arsyetonin keshtu si puna jote!??
            “Gerdecin dhe 21 janarin, shko e kerkoja Edi Rames” thote intelektuali!
            Hajde intelekt hajde…

  6. Plaku Xhuxhumaku October 26, 01:28

    Edvin Rama eshte i vetmi personazh qe del para gazetareve per t’iu pergjigjur pyetjeve te tyre dhe pastaj ju tregon atyre se ata mund te bejne vetem pyetjet qe i pelqejne Edvin Rames. Hajde kryeminister hajde.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic October 26, 08:08

    Gazetaret dhe analiste te pa pergjegjeshem ndihmuan ne shkatrrimin e shqiperise.I dolen per zote Bandes se Berishes.!
    Beni nje krahasim te thjeshte.Kure Edi Rama hyri ne grev te urise per hapjen e kutive , dhe kure e pan qe Rama po i detyron te hapin kutite, firmosen mbi 1009 gazeter intelektual e doktor shkencash per nderprerjen e gereves se urise nga Edi Rama. Ndersa kur hyri ne Cader Bash dhe qendroi tre muaj askush nuk i tha gj.! Pra humben me Gazetar , humben intelektualet, dhe te gjith bene heshtj varri. Pranda Edi Rama me te drejte e dha ate opinion qe e meroitone Lotsishte.!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 October 26, 09:02

    “Vetëm një gjë: Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë”
    ne jua themi çdo ditë!
    në radhë të parë për bythëlëpirjen që të bëjnë ty!
    në radhë të dytë që nuk janë profesionalë në shkrimet e tyre!
    në radhë të tretë që po shkërdhejnë gjuhën më keq se po e shkërdhen ti me emoji!!
    ti iu ulëret kur nuk të leverdis!kur ata shkruajnë diçka kundër teje!jo se duan të shkruajnë kundër teje,por thjeshtë se nuk ja kanë idenë e shkrimit!!
    deri para 13ës të shpëtonte shurra para gazetarëve,u bëre gagaç përpara fevzo qerosit,sot ulëret si të ishe despoti i shtypit!!vetëm arrestimet të ndajnë nga erdogani!!fillo e arresto dhe barazohesh me të!!
    hy debili i tironës!!

    Reply to this comment
  9. KOLE SHULI October 26, 09:03

    Ka lloj-lloj gazetaresh per ata lloj gazetaresh ka debatuar Kryeministri qe deformojne cdo gje per te plotesuar deshirat e mendimet e padroneve te tyre politike.Gazetaret (shumica) prodhojne lajme jo te verteta e mbushin gazetat me lloj lloj budallalleqe te pa verteta e te pa vertetuara, Ky nuk eshte shtyp demokratik,por shtyp revanshist,vrases i ndergjegjes.Shtyp eshte ai qe shkruan te verteten e vetem te verteten dhe i pa anshempor shtyp dhe gazetare te tille jane te paket..

    Reply to this comment
  10. As October 26, 09:04

    Rama ka te drejte 99%, Qe gazetaret jane te pa ditur ne shume sfera te jetes, kete gje e dine dhe vete. Qe gazetaria eshte nje nga deget me te thjeshta te Universistetit kete gje e dine dhe vete. Qe bredhin dhe rrine gjithe diten ne kembe duke pritur ti thote nje fjale a fjali pa vlere nje i ashtuquajtur “politikan i madhe shqiptar” i kesaj Shqiperie sa gjysma e botes kete e dine dhe vete.
    C’ fare gazetaresh jane keta qe nuk thone, qe nuk hetojne dhe nuk bertasin cdo dite per vjedhjen cdo mujore qe bejne deputet me honorare te ndryshme, honorare qe e kalojne pagen e tyre mujore. Kur presidenti ose ministri deklaron pa pike turpi “te ardhura nga djetat” , te ardhura qe kalojne pagen e gazetarit dhe gazetari hesht se nuk e kupton qe presidenti ose ministri detyrimisht duhet ti ktheje ne buxhetin e shtetit.
    Ne shume element te tille jetesor duhet te perqendroje punen e tij gazetari dhe jo te merret me shprehjen “e lagu bishtin dhelpra a s’e lagu”

    Reply to this comment
    • Ax October 26, 11:22

      Jam i te njejtit mendim me As.
      Gazetaria se pari duhet ta drejtoje gishtin te vetja, jane fatkeqesisht si rendome ne shqiperi JOprofesional dhe nuk mundohen te krijojne mendimin e tyre duke investiguar e bashkuar faktet por e krijojne bindjen thjeshte duke degjuar.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 27, 11:09

      këta janë të njëjtit që shkruajnë lajemet e hatashme për dashurinë kryeministrore për gruan dhe djalin e tij!!këta janë që shkruajnë 30 lajme nga 3 minuta fjalim(as 20 fjalë si nxjerr dot në tre minuta,nëse nuk shan)të larpamësit kryeministër!!
      këta janë ata që për ta ngritur sa më lartë nuk lënë gjë pa shkruar!
      rama ka të drejtë them dhe unë,por ai përmënd vetëm ata gazetarë që nuk i leverdisin atij!!
      të tjerët i ka blerë me kohë për të shkruajtur të njëjtat idiotësira!!

      Reply to this comment
  11. uskania October 26, 13:13

    Gazetarë intervistues të telendisur dhe të paditur, analistë dhe redaktorë e moderatorë po ashtu. Dhe…kaposhat madiatikë: Pronarët. Të korruptuar dhe hajdutë e nëpërkëmbës të një media të lirë e.moderne. Rama ka të drejtë dhe është novator.

    Reply to this comment
  12. betixho October 26, 14:21

    Egzakt sipas filozofisë popullore tingëllon mesazhi i përgjgjes,gazetarëve,i KM Rama-“Nuk po ju shaj,po ju them ato që keni,dhe per vete nuk po mburrem po them ato që kam”.
    Tani gazetarët duhet te ndien të lehtësuar,por me një barrë turpi dhe pa skrupuj,që në vëndë të bëjnë gazetarin,kryejnë formulën klasike mall-para prim.
    Gazetarët e turpëruar duhet ti kthejnë sytë dhe veshët nga disa deklarata e komente të disa specialistëve vendas e te huaj të orëve të fundit,se si qëndrojnë çështjet në raport me ligjin dhe me proçdurat,dhe pas kësaj të zhvillojnë edhe kritikën konstruktive që zë vend,orienton,informon dhe edukon edhe publikun,i cili me të drejtë pret shtjellimin gazetaresk në raport me Qeverinë,duke kryer kështu,as më pak dhe as më shumë se detyrën e pushtetit të katërt.
    Kështu zgjidhen, shtrohen e analizohen problemet duke e vënë atë realisht para përgjegjësisë dhe jo me paragjykime apo pseudokritika të qëllimshme.
    Këjo është detyra Juaj gazetarë të nderuar

    Reply to this comment
  13. El bigotte October 26, 14:59

    Edi me kalimin e kohes je bere esnaf ne politike Me ‘incidentin ‘ ndaj gazetareve mbylle c’eshtjen Tahiri qe te bezdiste shume dhe hape kete te gazetareve ku mund te luash si te duash se eshte fusha jote e preferuar ..

    Reply to this comment
  14. Kamunisti October 26, 15:10

    Pronar mediash qe vene gjoba te politikanet per leje ndertimi dhe favore te tjera biznesi dhe gazetare qe ne menyre skllaveruese u sherbejne gjobazhinjeve qe kane per padrone!
    Edhe nqs do kishte ndonje gazetar profesionist dhe te ditur nuk do arrinte te prodhonte dot asgje te re, se nqs puna e tij do shkonte drejt hulumtimit dhe investigimit te se vertetes qe deshiron publiku, ( investigimi dhe hetimi gazdtaresk eshte tipari themelor i punes se gazetarise ne vendet me liri te fjales te “skalitur” dhe gazetarise profesioniste, ku shume gazetare kane dhene dhe jeten per te verteten) , pra e verteta nuk do arrinte ti percillej publikut per shkak te kundershtise se interesave nga ana e pronareve te mediave te cilet ne vend te biznesit te medias si audience ne fakt e shohin median si “gryke topi” per gjoba interesash ekonomike.
    Mjafton te shikoni gjoja analistet te cilet mbushin ekranet ne tema nga ato te politikes, po te njejtet dhe ne ato qe flasin per seksin, a thua se keta “enciklopedike” jane kaq te gjitheditur sa vete Platoni, Aristoteli, Einstein etj qe dhe keta vete ishin te ditur ne fushat e tyre perkatese.
    Gazetari ne boten moderne eshte i specializuar per te bere lajm dhe analize ne nje fushe te caktuar, ku nje gazetar qe mbulon lajmin per politiken perciptas mund te preke lajme qe mbulojne ekonomine, ku nje tjeter gazetar eshte profesionist e anasjelltas, gjithashtu dhe ne sfera te tjera te shtetit e shoqerise. Vetem ne Shqiperi ndodh qe te njejtet njerez gjoja analiste qe interesin e tyre personal na i shesin per interes te publikut, shetisin sa nga njeri ekran ne tjetrin.
    Kryeministri ndoshta e teproi pak, kur i quajti “idiote” por qe i quajti te paditur qe nuk thellohen ne tematike dhe meren me thashatheme “me tha i thashe”, ka shume te drejte! Pyetja qe i beri: “Po ju ku jeni ne kete mes!?” , kur gazetaret e kerkuan te komentonete ate cka opozita kish thene, ne fakt eshte dhe pyetje dhe thelbi i vete problemit me gazetaret dhe gazetarine!
    Ku jane gazetaret ne kete vend!!??

    Reply to this comment
  15. tomorraku October 26, 16:16

    Se sa gazetaret jane te varur nga pronaret e mediave ku punojne , duket neper rrjetet sociale; Prandaj edhe kryeministri ka te drejte , sepse nji gazetar i pa varur nuk ” nxin ” me shkrimet e tij vetem qeverine ,sepse keshtu duhet qe qeveria vetem te nxihet, por edhe cdo cfaqe tjeter te shemtuar te shoqerise , sigurisht edhe opozite apo institucione te tjera te pavarura.Nuk ka shkrime kritike per KLD, per KLSH,Avokatin e popullit , sindikatat qe nuk dihet ku jane dhe ne se jane apo nuk jane ” gjalle” pale pastaj shoqatat e ndryshme qe gelltisin miljanat e fondeve nga buxheti i shtetit apo nga jashte .?!.

    Reply to this comment
  16. tomorraku October 26, 16:18

    Se sa gazetaret jane te varur nga pronaret e mediave ku punojne , duket neper rrjetet sociale; Prandaj edhe kryeministri ka te drejte , sepse nji gazetar i pa varur nuk ” nxin ” me shkrimet e tij vetem qeverine ,sepse keshtu duhet qe qeveria vetem te nxihet, por edhe cdo cfaqe tjeter te shemtuar te shoqerise , sigurisht edhe opoziten apo institucione te tjera te pavarura.Nuk ka shkrime kritike per KLD, per KLSH,Avokatin e popullit , sindikatat qe nuk dihet ku jane dhe ne se jane apo nuk jane ” gjalle” pale pastaj shoqatat e ndryshme qe gelltisin miljanat e fondeve nga buxheti i shtetit apo nga jashte .?!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*