Përplasja në Kinostudio, arrestohet një person dhe shoqërohen 23 vetë

June 28, 2018 12:14

Përplasja në Kinostudio, arrestohet një person dhe shoqërohen 23 vetë

Një person është arrestuar sot lidhur me përplasjen me armë të ndodhur në mesnatë mes dy grupeve rivale në zonën e Kinostudios.

Personi i vendosur në pranga mësohet të jetë 29-vjeçari Ervis Bano, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës.

Krahas arrestimit të shtetasit Bano, janë shoqëruar në polici edhe 23 persona, që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Sa i takon veprimeve hetimore, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të nxjerra nga arma e zjarrit të tipit pistoletë.

Nga përplasja e dy grupeve kanë mbetur të plagosur nga persona të paidentifikuar 26-vjeçari J.M, 36-vjeçari R.M, si dhe 28-vjeçari I.D.

Këta shtetas kanë rezultuar me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijon.

s.a/dita

 

June 28, 2018 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*