Përplasja nga “Audi” në Elbasan, ish-drejtorët: Policët shpërdoruan detyrën

September 27, 2017 17:39

Përplasja nga “Audi” në Elbasan, ish-drejtorët: Policët shpërdoruan detyrën

Pamjet e kamerave të sigurisë së incidentit me policinë në Elbasan kanë shkaktuar debate edhe në vetë radhët e uniformave blu, mbi sjelljen e efektivëve. Top Channel intervistoi dy ish-drejtues të lartë policisë, sipas të cilëve kemi të bëjmë me një sjellje arbitrare dhe aspak profesioniste.

“Kur e shef si qytetar, duket si aksident dhe përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet penalisht, disa nuk kishin as shenja dalluese të policisë, veprohet ekstemisht fillimisht me armë pastaj nuk veprohet për ta rrethuar, kapur, etj”, shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.

specialist1

“Qëllimi me armë i ‘Audit’ është në shkelje të hapur dhe është shpërdorim detyre, pasi policia nuk e dinte kush po vinte me ‘Audi’, mund të ishte një femër, një i dehur, kishin gjithë kohën e nevojshme për të hyrë etj”, thotë Arjan Hoxha, ish-drejtues policie.

specialist 2

Në lidhje me këtë rast, sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po shikon mundësinë e shpalljes së moskompetencës pasi ka dyshime të arsyeshme se nuk është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë.

September 27, 2017 17:39
Komento

5 Komente

  1. kasem gahinji September 27, 19:35

    keta ish-et ose jane jokompetente, ose te njeanshem,pra duan te spostojne vemendjen.krimi ka ndodhur:-makina e policise eshte goditur,madje me violence,duke e spostuar makinen e policise me rreth nje te gjashten e rrethit,duke u larguar me force.policia duhet te vepronteme forceeshte grua ,eshte i dehur,ao ndonje lloj tjeter nuk ka fare rendesi.kush e provon se nuk eshte qelluar nje here ne ajer nga gjashte te shtena? asnje.vetem deshmite e policeve.atehere ata qe i shohin nga studiot nuk duhet te jene me mendimin e te vertetes absolute.faji i policeve eshte tek mosveprimi per ndjekjen e autorit,qofte edhe grua me barre qe u zhduk pa lene gjurme.fakti qe bisnesmeni pergjigjet me kunder akuze e ngarkon me pergjegjesi.mjeti eshte i tij dhe ai duhet te pergjigjet pse ka lene mjetin ne duart e te dehurit,apo gruas me barre.

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA September 28, 08:52

      SHPERDORIM DETYRE NDERSA TE RREZIKOHET JETA (SULM ME MAKINE TE BLINDUAR…) PER SHKAK TE DETYRES ?! ?! ?!

      Reply to this comment
    • ULLI MAGNA September 28, 08:55

      SHPERDORIM DETYRE NDERSA TE RREZIKOHET JETA (SULM ME MAKINE TE BLINDUAR…) PER SHKAK TE DETYRES ?! ?! ?!

      ME KETO TV=OPINIONE DO TE BEJME ‘VETTING’ DHE ‘SHTET’ ?! ?! ?!

      KETA ISH-DREJTORE AS QE DUHET TA ‘SHOHIN ME DRITEN’ E BESIMIT PER TE PUNUAR NE ADMINISTRATE, APO LICENCE PER SHERBIM SIGURIE …

      Reply to this comment
  2. demo September 28, 00:10

    E shperdoruan detyren per ju o urithe te mafias.Shihni policine Amerikane cfare te ben t`ja sjellesh makinen e policise rrotull me gjithe police brenda si Rely i Indianapolis ku perplasen makinat e garave.Po te ishte ne Amerike ajo makine me gjithe cka brenda ishte grire nga plumbat.Po ju nuk jeni profesioniste,por kodosher te krimineleve.

    Reply to this comment
  3. Merqez Katunari September 28, 02:05

    Shtet leshi, polici leshi.
    Po si e le te iki ai burri me audi mes 20 policeve me arme ne dore. Pse nuk futen tek dera dhe t’a ndalojne??
    Polici pa iniciative, pa kurajo e ngathet, e hutuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*