Përplasja për Artur Meçollarin, Imami sulmon Bashën: Po mbron Ramën

February 27, 2018 19:44

Përplasja për Artur Meçollarin, Imami sulmon Bashën: Po mbron Ramën

 

Përfshirja e emrit Artur Meçollarit në grupit negociator për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë ka sjellë debate të shumta politike.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që e akuzoi Meçollarin si spiun dhe më pas akuzën e Berishës e ndoqi i gjithë kori i PD.

Por pas akuzave të PD-së, ministria e Mbrojtjes deklaroi se “e gjitha është një histori e trilluar. Artur Meçollari ka certifikatë sigurie nga DSIK. Historia e akuzave është e mbyllur me vendim gjykate në 2013. Meçollari është pjesë e forcave të NATO-s në Afganistan”, thotë Ministria

Artur Meçollari së bashku me Admiral Kudret Çelën u larguan nga detyra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi kundërshtuan privatizimin e bazës së Bisht Pallës.

I përfshirë në këtë ngjarje, Arben Imami ka reaguar sot.

Sipas tij, përfshirja e Meçollarit, “zhveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent”.

Por Imami nuk është ndalur me kaq.

Ai ka akuzuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, se ka heshtur për këtë çështje, duke e akuzuar indirekt Bashën për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

“Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS”, thotë Imami.

Reagimi i plotë

Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat  dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia , bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.

Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i zhveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent.

Por kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera:

Z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nen drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka mbrojtur interesin më të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM nuk ka paraqitur në gjykatë provat dhe faktet mbi të cilat është mbështetur vendimi i ministrit. Me dosjen që disponon ShIU nuk ka gjykatë që mund të japë vendim kundër vendimit për nxjerrje nga rradhët e ushtrisë të kolonelit në fjalë, i cili në fakt nuk e kishte për herë të parë që largohej nga ushtria për arsye të njohura nga shërbimi i FA.

Kryetari i PD është informuar për këtë çështje dhe rëndësinë e saj prej më shumë se një jave, por “ka heshtur si fija e barit” siç do të mund të thuhet metaforikisht. Mosveprimi i tij është i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm sepse një veprim i qartë politik në interes të kësaj çështjeje, nuk do të ishte në favor të kryetarit të PS.

I vetmi që foli, në fakt si gjithmonë ishte z. Berisha që mesa duket u informua nga media. Por, vetëm në Shqipëri ndodh që dikush gdhin i akuzuar si “spiun” dhe ngryset “hero”.

Në këtë vazhdë, kryetari i PD, i opozitës, nuk u mjaftua që me mosveprimin e tij mbështeti kryeministrin, por sot në mëngjes nëpërmjet deputetit Gjunkshi veproi haptaz dhe u deklarua kundër deputetit Berisha, kundër kryeministrit Berisha si dhe ministrit të mbrojtjes që kishte marrë atë vendim.

Përgënjeshtrimi që u bë në një deklaratë tjetër në aksham tregon se edhe z. Basha nuk pati kurajë për të qëndruar haptaz kundër partisë së tij dhe interesit të vendit, por dëmin e bëri.

a.s/dita

February 27, 2018 19:44
Komento

5 Komente

  1. Ohoooo February 27, 19:52

    Doli ky gjenerali I jugut,,,,,,,or hajdut I shpifur
    Po ky eshte dhe shume I trashe dreqi.
    O Imam Ballajdi ,po kot nuk te beri.Ceco Sali Krimineli ty mor plere qe tani je gati ti lepish bythen Sales ,se te ka kap « mat » ,,,
    Koketrashe,,,,

    Reply to this comment
    • Toni February 28, 00:38

      Ky idioti qe ka qene Minister i Mbrojtjes na thoka qe Lulzim Basha po mbron Edi Ramen? Nga cfare po e mbron more aktor koketrashe? Sepse Rama ka propozuar nje person qe punon per NATO-n ne grupin negociator. Po perpara se nje person te punoje per NATON a besoni ju o shqiptare qe ata nuk e kane kontrolluar biografine dhe punet qe ka bere ky person? Apo NATO-ja na paska interes qe te fuse spiune ne organizaten e saj ne menyre qe ti shesin sekretet tek Rusi apo gjetke! Me te vertete e ke more aktori!? Shko more djale, se as aktorin nuk mund ta luash dot. Deshtove ne aktrim dhe na dole trim ne politike! Genjeshtar dhe hajdut! Je nje vegel e shemtuar qe Berisha te theu dhembet dhe surratin dhe per pak te coj ne boten tjeter dhe ti ju vure perseri ne sherbim esadistit. E verteta eshte e hidhur. Je nje njeri pa parime dhe i shitur tek paraja e qelbur e esadistit. Je nje bajge qe vjen ere te qelbur.

      Reply to this comment
  2. floriri Likes February 27, 22:50

    Ky shkerdhata e spiunit te grekeve thote, “i vetmi qe foli, si gjithmon ishte Sali Qeni, pra Sali Gorja, kryespiuni i Serbise.

    O zot, kur do ju vije radha ketyre plehrave, ketyre shkerdhatave qe e kane zhvatur memen shqiperi copa, copa. Per keta edhe gijotina eshte pak!

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri February 27, 23:35

    Ore po ky idioti flet si ne kohen e komunizmit.I zhveshur thote sikur e ka lene lakuriq.hahahaha.Marinar i nendeteses 105 ne kohen e Enverit, gjeneral i Greqise sipas Saliut lbi tank ne 97, lepires bythe nga 2005 e deri me sot hahaha.

    Reply to this comment
  4. Kf March 9, 05:23

    Artur Mecollari eshte nje Kolonel qe duhej te ishte gjeneral, e kam pas nje nga profesoret me te pergatitur neshkollen e marines, expert i te drejtes detare i vetmi qe mund te perfaqesoje denjesisht palen shqiptare, po keta plehra nuk i lene njerezit qe meritojne te drejtojne, i nxjerrin tradhetare si Enveri dikur. Se duan se nuk u be dele te bente cthoshin keta, te shiste bazat ushtarake per shoket e ketij menderit ketu dhe saliut, e kane tradite ti demigrojne ushtaraket keta keshtu bene dhe me gerdecin , te gjithe gjeneralet u liruan dhe denuan, ministri u rrit ne detyre!
    Nqs ka spiune ruse dhe serbe ata jeni ju mende politikane jo ushtaraket e nderuar dhe te pa vlersuar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*