Përplasja për gylenistët, “Kosova shpëtoi nga një rrezik i madh”

April 3, 2018 12:19

Përplasja për gylenistët, “Kosova shpëtoi nga një rrezik i madh”

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Hakan Çavuşoğlu tha se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe kapja e 6 terroristëve të FETO-s në Kosovë shërben për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës dhe se zyrtarët kosovarë duhet t’i shohin këto veprime nga ky këndvështrim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Situata që ndodhi në Kosovë është një e mirë e madhe që Turqia e bëri për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. Vlerësojmë se do të ishte mirë që edhe kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë ta shohin këtë gjë nga ky këndvështrim. Pra, ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh. Këtë do ta kuptojnë më mirë me kohë”, tha Çavuşoğlu në një takim me gazetarët në qytetin e Bursës.

Duke vënë në dukje se organizata terroriste e FETO-s është aktive në Ballkan, ai po ashtu tha se terroristët e FETO-s do të ndiqen kudo që gjenden në botë.

 “Gjashtë terroristë u kapën dhe dorëzuan si rezultat i një pune të përbashkët. Jo vetëm në Ballkan, por ne do t’i ndjekim, kapim dhe dorëzojmë para drejtësisë së Turqisë në cilindo vend të gjenden. Këta terroristë, organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, ku ne kishim 251 dëshmorë dhe 2.194 të plagosur.”

Ai deklaroi se FETO është vendosur në veprim për të ushtruar kontrollin e tij nëpër shtete, kryesisht përmes rrugës së arsimit.

“Kjo vlen edhe për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Mongolinë dhe madje edhe shtetet e Amerikës Jugore. Ne tanimë e dimë se ata janë një organizatë terroriste e cila është vënë në veprim për të paralizuar një shtet dhe, nëse është e nevojshme, për ta marrë kontrollin e tij, duke u vendosur në organet strategjike shtetërore nën petkun e arsimit dhe tolerancës”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë.

Çavuşoğlu tha se Turqia do të vazhdojë t’i shpjegojë shteteve të tjera rrezikun që i kanoset nga FETO.

s.a/dita

April 3, 2018 12:19
Komento

2 Komente

  1. Kadriu April 3, 12:47

    Ik or zhduku mjaft me prallat dhe telenovelat e anadollit

    Reply to this comment
  2. Xxx April 3, 18:19

    Rreziku me i madh, madje edhe me i madh se ai qe na vjen nga fqinjet jo dashamires eshte rreziku i neo-osmanizimit te trojeve te banuara nga shqiptaret.
    Nqs per rrezikun e pare kemi SHBA dhe Aleancen euro-atlantike si mbrojtese, rreziku i neo-osmanizmit eshte si nje krimb qe nuk e shikon por vetem here pas here i degjon lehte skermitjen dhe ne fund kupton qe te ka geryer traret e shtepise.
    Larg ndikimit orjentalist te sulltanit anadollak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*