Përplasja, Xhafaj-Basha: Ki durim! Do kontrollohen edhe pasuritë tona. Basha: Je pjesë e problemit

February 26, 2018 13:49

Përplasja, Xhafaj-Basha: Ki durim! Do kontrollohen edhe pasuritë tona. Basha: Je pjesë e problemit

Lulzim Basha dhe Fatmir Xhafaj u përfshinë në akuza dhe kundër akuza në Kuvend, ku po diskutohet vettingu i Policisë së Shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është i dënuar në Itali.

Vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me vendim të formës së prerë në Bolonja për trafik heroine dhe i shpëton dënimit vetëm falë manipulimit të Kodit Penal”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Xhafaj replikoi duke sfiduar kreun e PD-së.

E kam thënë dhe nuk i lëviz asnjë presjeje, ta bësh atë (vettingun e politikës) është gjë shumë e mirë. Merre nismën. Duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra, edhe për atë që ke kohë që flet, edhe për SPAK-un edhe për BKH, edhe aty ka nevojë për një ndryshim, që procesi i tyre të nisë së pari nga unë, pastaj dhe tek ty, përfshirë edhe familjet tona, pasuritë tona. Do ta marr unë nismën shumë shpejt dhe besoj që do ta shohësh rezultatin sesi do të dalë, prandaj ki durim Lulzim”, tha ministri Xhafaj.

Basha reagoi duke akuzuar Xhafajn për metoda komuniste.

Harroje se mund të na impresionosh! Ti vetëm tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes. Lëri dërdëllimat kot këtu. E ke fare të thjeshtë ti zotëri, këtu në ligj tani fut vettingun e ministrit. Ti mos na bëj si gardian i Kushtetutës ,se ti ke emëruar pa vetting Prokuroren që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd. Ke ndryshuar kodin që yt vëlla të mos ekstradohet. Problemi është që ky është sistemi mafioz që tha sot prokurori i antimafies. Duke vënë figura kryesore të mafies për të bërë vettingun e policisë. As mos u skuq, as mos u zverdh, prano amendamentin e opozitës sot që ministri i Brendshëm të jetë i pari që vettingun. Jepi provën, shko arresto paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla që gjezdis i lirë”, tha Basha.

l.h/ dita

February 26, 2018 13:49
Komento

8 Komente

  1. drejtesia po vjen February 26, 14:03

    Do ti propozoja parlamentit shqiptar qe ti blente edhe Lulezim Bashes nje pardesy te bardhe, se ky ka ngele vetem pa te, ashtu si u a bleu Ramizi Saliut, Gramozit, Azemit, Arbenit, Preçit, Neritanit etj… Porosia ishte per sigurimin e shtetit te asaj kohe. Personat me pardesy te bardha, te mos gacmohen. Dhe pardesyte e bardha veshen me rroba te zeza nenat shqiptare per 27 vjet. Kjo eshte fytyra e tyre e damkosur, kriminale, tradhetare dhe skllaveruese e tyre me ne krye kryekriminelin qe vazhdon te flase para parlamentit Sali Karaxhiçi.

    Reply to this comment
  2. drejtesia po vjen February 26, 14:06

    Luli ! Ate shtepine e verdhe ne Burrel dhe ate vrasjen e 21 janarit kur ishe minister i brendshem dua une, pa rrugen e kombit tend, se nuk eshte e kombit tim, vete do ta pesosh ndonje dite.

    Reply to this comment
  3. jo more jo February 26, 14:12

    Hajde se berishes edhe i justifikohet tek e fundit se mosha ben te veten po ky Basha eshte edhe i ri mor burre kaq shpejt e la memoria

    Reply to this comment
  4. deni February 26, 14:13

    Obobo ky eshte bere karagjoz fare ky Basha. Po ai e tha vet mo niseni nga mua.

    Reply to this comment
  5. Diteziu February 26, 14:20

    Ore ky ose nuk do ose nuk di ta shohi te verteten ne sy. Po ta tha vet more fillojeni nga mua vettingun po te doni. Hajde mendje hajde.

    Reply to this comment
  6. Lowbatery February 26, 14:22

    O basha ti i di njerzit si vetja qe i shmangen drejtesise sic bere me rrugen Durres-Kukes o miku im.

    Reply to this comment
  7. Izeti February 26, 16:17

    Lulushi ishte gati te merte dhe raport nga mjeku ,sikur kish ngelur shtatzene ,vetem e vetem ti shpetonte me.procedure drejtesise per rrugen Durres — Kukes,,,,,,,,

    Reply to this comment
  8. info analitike February 27, 11:34

    Mos u zini kot me lufta vettingu se qe te dy jeni per burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*