“Përplasje” deklaratash me Ramën për kapjen e kokainës në Durrës? Flet ministri Xhafaj

February 28, 2018 22:25

“Përplasje” deklaratash me Ramën për kapjen e kokainës në Durrës? Flet ministri Xhafaj

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një reagim në rrjetet sociale për operacionin ku u sekuestruan 613 kilogramë kokainë, hedh poshtë çdo spekulim të mundshëm për një përplasje mes deklaratave të tij dhe kryeministrit Edi Rama, sa i përket bashkëpunimit me agjencitë e huaja.

“Sa për spekulimin për “përplasjen” mes deklaratës time dhe asaj të KM për bashkëpunimin me partnerët, sqaroj se: identifikimi i kokainës dhe personave të lidhur me të, ishte falë Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor. Pas sekuestrimit të drogës sot, Policia i ka kërkuar agjencive të huaja informacion dhe bashkëpunim për hetime të mëtejshme. Ky është bashkëpunimi me ta”, sqaron Xhafaj.

Më tej, ministri thotë se operacioni i Policisë së Shtetit dhe Hetimit Doganor u zhvillua në diskrecion të plotë dhe me rezultatin e pritshëm spektakolar, falë një punë me përkushtim dhe sakrificë njerëzore.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë për punonjësit e policisë te përfshirë në këtë operacion, si dhe për përfaqësuesit e agjencive të tjera qeveritare ligj zbatuese që u bënë pjesë e tij. Inkurajim për të vazhduar në këtë rrugë.

Roli udhëheqës dhe ekzekutues i Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni është KONFIRMIM i aftësisë zbuluese dhe investiguese në rritje të Policisë së Shtetit dhe vullnetit të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar”.

Nga ana tjetër, Xhafaj shpreh keqardhje edhe për reagimet e ardhura nga radhët e opozitës.

“Keqardhje e madhe jo vetëm si Ministër, por edhe si qytetar i këtij vendi, për reagimet komplet absurde e kundër produktive, si dhe çdo për trillim të papërgjegjshëm të atyre që kurrë nuk thanë një fjalë të mirë për policinë”.

Ministri thotë se shpreson që Prokuroria, e cila tani ka kompetencën e hetimit “do të jetë në lartësinë e detyrës për të çuar përpara drejtësisë këdo të përfshirë në këtë veprimtari kriminale edhe si mundësi për të larguar çdo spekulim politik dhe mediatik mbi këtë ngjarje”.

“Faleminderit qytetarëve dhe partnerëve për inkurajimin dhe mbështetjen që po i japin Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për çfarë ne jemi duke bërë. Mirënjohje për gjithçka!”, e mbyll reagimin e tij Xhafaj.

a.s/dita

February 28, 2018 22:25
Komento

7 Komente

  1. Ben35 February 28, 22:50

    “Qent le te lehin Karvani te ec perpara ”

    – Populli!

    – Bravo Policia !
    Vazhdoni te beni pune te sukseshme Puna matet me rezultate ! Ky peshk ishte shume i madh ! Po duhet te kete lidhje me peshkaqenet gangster politikane pa diskutim se nuk merr kush guximin te hyj ne Durres !

    Reply to this comment
  2. Elii March 1, 00:44

    Ca portalesh. Ne vend te thon nje fjale te mire por direkt percjellin negativitet

    Reply to this comment
  3. Askushi March 1, 00:47

    Po lajm eshte ky? Apo hajde bejm nje lajm sa per te then

    Reply to this comment
  4. Simaku March 1, 00:48

    Ore droga u kap dhe do vazhdoj te kapet dhe ky eshte fakt.

    Reply to this comment
  5. Xixellonja March 1, 00:49

    Si ka mundesi nuk fokusoheni tek thelbi dhe zbatimi i ligjit por tek freskllekut qe i beni atyre qe ju paguajn

    Reply to this comment
  6. intelektuali March 1, 07:08

    FATMIR XHAFAJ SI SAJME QORRI DHE KOKAINA E DURRESIT SI KOKAINA E XIBRAKES

    Edhe Sajme Qorri e shpalli REZILN e Xibrakes ku Taulant Balla vigjilenti kishte emeruar nipin e Enverit si administrator, pra edhe Sajme Qorri e shpalli REZILIN e Xibrakes si nje FITORJE explicite te vetme dhe te patjetersueshme te Partise dhe Policise se Edvinit dhe pastaj HOP! dolen ne skene Habilajt e Vlores me Sotat e Elbasanit me nje ushteri “Peshqish dhe Peshkaqenesh” nga pas qe politika jone i ushqente me pushtet papushim, sic u duk edhe nga Salla e Kuvendit te kriminelit te Enverit, Gramoz Ruci.

    Tani ne vend te hetojne pse nuk eshte survejuar dhe hetuar apo pse nuk eshte ndeshkuar askush nga 97 dergesat kolumbiane te BOSIT te kokaines dhe pse Shqypnia eshte bere si nje DEPO kokaine ne Bote, keta rufjane enveriste mburren pa piken e turpit se kapen kontenjerin me nje sasi droge te forte qe po cudit Boten.

    MESIGURI QE INFORMACIONI KA ARDHUR NGA JASHTE DHE MESIGURI QE PUSHTETI I RILINDJES ESHTE NGUTUR TE MBYLLE “HALEN” PA PRITUR QE SHFAQET PESHKU I MADH,

    sepse:

    Mesiguri “Peshku i Madh” eshte Rilindja Enveriste e Edi Rames si ne Xibraken e Taulant Katunarit prej Librazhdit ku kishte emeruar si administrator nipin e Enverit, qe Sajme Qorri u perpoq ta shpetonte me fintet e tij bolshevike, por qe nga frika e gjermaneve te Merkelit u zbyth bashke me Edvinin per te fituar kohe.

    prandaj:

    Pyetja me llogjike qe mund tí behet Ministrit Xhafaj qe vertitet me pergjigjet kontraverse duke vertitur bythen si “kurvat ne bordello” eshte:

    KUSH E FRIKESOI RILINDJEN ENVERISTE TE EDVINIT QE DEKONSPIRUAN NE PANIK PA PRITUR “PESHKUN E MADH” KOKAINEN E DURRESIT, E CILA I KA FUTUR FRIKEN GJITHE EVROPES?

    Kjo do te ishte nje pergjigje me adekuate nga Ministri Xhafaj, sesa mburrjet parakohe per Policine e Shtetit qe ka nje dyzine me drejtore ne arrati qe i kerkon Interpoli si narkotrafikante droge.

    Reply to this comment
  7. info analitike March 1, 07:23

    Jepi Beno, jepi kuqo xhia, hio! Terhiqe karvanin me shpirt nder dhembe se po te zgerlaqet fare sic u zgerlaq ai karvani enverist qemoti.
    Ore shoke po si more sapo e bete njehere fora nuk arritet te benit me gare se kush dilte i pari ne media packa se e kenaqet me deklarat ashtu si me rastin e arrestimit te Shullazit qe dhate 4 versione.
    Per Balilin cfare po behet mo di gje ky me siper qe terheq karvanin? Po per Qazim Sejdinin e banden e tij? Ore a e moret vesh qe u desh nje aksident qe te perhapej gjithe hashashi rruges! Sikur e kishit zakon te brohoritnit “bravo cuna” por duke pare se si u katandis policia tingellon ogurzeze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*