Përplasje mes Azerbajxhanit e Armenisë në Asamblenë e NATO-s

May 28, 2016 14:58

Përplasje mes Azerbajxhanit e Armenisë  në Asamblenë e NATO-s

Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Tiranë është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të Azerbajxhanit e Armenisë.

Përfaqësuesit e dy vendeve kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit për konfliktin e tyre disa vjeçar, lidhur me çështjen e kufirit.

Përfaqësuesi Armen në fjalën e tij, ka akuzuar qeverinë azere se po shkel të drejtat e njeriut.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesit azer, cili u shpreh se krahina e pretenduar nga Armenia, Nagorno-Karabakh, është pjesë integrale e Azerbajxhanit.

May 28, 2016 14:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*