Përplasje mes banorëve dhe IKMT në Vlorë

September 30, 2019 15:29

Përplasje mes banorëve dhe IKMT në Vlorë

Sipas raportimeve, rreth 60 objekte që ndodhen në bregdetin e Vlorës do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për të bërë të mundur përfundimin e projektit të Lungomare.

Prishja e objekteve në fjalë do të bëjë të mundur krijimin e hapësirave për plazhe publike.

Banorët por edhe pronarët e bizneseve janë konfliktuar me inspektorët e IKMT-së dhe policinë që kishte shkuar në ndihmë të tyre.

Disa qytetarë kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, ndërsa pretendojnë se i kanë objektet me leje, dhe nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin.

Sipas raportimeve, banorët nuk kundërshtojnë projektin por kërkojnë dëmshpërblim për objektet e prishura dhe informcion nga autoritetet.

September 30, 2019 15:29
Komento

7 Komente

  1. Aleksander Thana September 30, 17:47

    Le te marrin edhe qente edhe macet me vete, betonet duhen shkaterruar dhe te pastrohet Perla e Vlores.

    Reply to this comment
  2. Tori September 30, 18:43

    Dakort qe duhen prishur per te miren e popullit te vlores dhe per kete jane dhe pronaret e objekteve por sic thone dhe ata me te drejte perpara duhen sqaruar dhe demshperblyer qe te kene mundesi te ngrejne ose blejne nje apartament tjeter.Nuk mundesh qe me nje te rene te shkopit ti nxjerresh njerezit jashte shtepie sepse eshte nje shkelje e te drejtave te njeriut.

    Reply to this comment
  3. Arben September 30, 18:51

    Policia duhet te jete me qytetaret qe po grabiten nga

    edroga.

    Reply to this comment
  4. Buzuku September 30, 18:52

    Mirepo para s’ ka se I mori Luli, dylberi.

    Reply to this comment
  5. mirel September 30, 19:51

    Demshperblim thone, por demin per prishjen dhe dhunimin e bregut nuk e paguajne.
    Per te grabitur dhe per te ndertuar si kafshet turren me vrap pa pyetur per koston dhe per te drejtat e te tjereve. Pse borxh ua kishin mileti te privoheshin nga e drejta per plazh?

    Reply to this comment
  6. Konti Sbalta September 30, 21:09

    Keta banoret e Vlores , qe kane ndertuar pa leje , kane ndjekur shembullin e vjerrit te Lulzim Bashes dhe Koco Kokedhimes ,prandaj edhe po pesojne fatin e tyre ;te Kocos dhe te Lulit ne fakt!

    Reply to this comment
    • mirel September 30, 22:27

      Te pesojne fatin e Lulit dhe te Kocos qenkan si te fitojne llotarine me miliona. Lum si ata, mjere populli

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*