Përplasje për fondet e BE, bie qeveria e Contes në Itali, Matteo Renzi tërheq dy ministra

January 13, 2021 19:20

Përplasje për fondet e BE, bie qeveria e Contes në Itali, Matteo Renzi tërheq dy ministra

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali ka rënë, pasi Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministrat e tij nga kabineti qeveritar.

Gjatë një konference për shtyp Renzi njoftoi tërheqjen e ministreve Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto. Teksa tërhoqi ministrat ai tha se kërkon respekt për rregullat demokratike.

“Përballë kësaj krize, ne kërkuam të zgjidhim problemet, jo ti fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga Italia Viva, ajo është hapur  prej muajsh. Në pohimin e besimit të palëkundur në Presidentin e Republikës dhe në rolin institucional që ai mbulon ne mendojmë se duhet të përballen tre pika kryesore.

Ne i zgjidhim problemet. Të mendosh për zgjidhjen me një postim ose në instagram është populizëm. Politika kërkon respekt pë demokracinë. Meqenëse ekziston një pandemi, rregullat demokratike duhet të respektohen. Kjo është pika themelore: ne nuk luajmë me institucionet, demokracia nuk është një shfaqje”, tha Renzi.

Përplasja mes tyre kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e COVID.

h.b/dita

January 13, 2021 19:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim