Përplasje tek “Tahiri”, PD: Institucionet, përgjigje negative

May 2, 2018 13:23

Përplasje tek “Tahiri”, PD: Institucionet, përgjigje negative

 

Mbledhja e mëparshme e komisionit hetimor “Tahiri” është bërë objekt debati mes maxhorancës dhe opozitë që në nisje të mbledhjes së sotme.

Kryetari i komisionit Edi Paloka akuzoi nënkryetaren se ka uzurpuar postin e kryetarit.

Paloka: Ajo e ashtuquajtura mbledhje që bëtë përveçse është nul është në shkelje të plotë të ligjit dhe ju zonja Felaj në atë mbledhje keni uzurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj. E lashë thjesht si denoncim publik se mund tu akuzoja për uzurpim të postit. Ishin kuksianët në protestë e ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë.

Felaj: Nuk kam mbledhur komision.

Paloka: Të mbaroj unë, pastaj fol prapë se s’ta pret njeri fjalën.

Felaj: Për vijimësi logjike, jo të marrim një pikë që vjen më pas e ta vëmë të parën. Në atë mbledhje që kryetari thotë e thirrëm ne ishte një mbledhje që ishte vendosur dhe ishte thënë që në datën pasardhëse është bërë mbledhja. Nuk kam pasur njoftim nga kryetari.

Paloka: Justifikime kot. E para, keni pasur njoftim nga sekretaria dhe nuk keni pasur të drejtë të uzurponi vendin e kryetarit.

Felaj: S’ta ka zënë njeri mos ki merak.

Paloka: Nuk pretendoj për atë vend mos ki merak.

Debatet kanë vijuar dhe mes deputetëve, pasi nënkryetarja Felaj kërkoi që pika e parë e rendit të ditës, ajo e caktimit të ekspertëve të jashtëm, të kalojë si pikë e fundit.

Më tej, kreu i komisionit hetimor “Tahiri”, Edi Paloka, bëri të ditur sot se pjesa më e madhe e institucioneve ku janë kërkuar informacion kanë kthyer përgjigje negative.

Kryeministria, ministria e Brendshme apo dhe ajo e Drejtësisë sipas Palokës, nuk kanë dërguar shkresa, duke u shprehur se është një përpjekje për të penguar informacionin.

“Nga shumica e institucioneve përgjigjet kanë qenë negative. Nuk e di si e bashkërendon punën kjo qeveri po të gjitha institucionet që nga kryeministria, ministria e Brendshme, kryeministri thotë që pret DSIK t’i çojë materialet. Historinë me DSIK ju e keni ndjekur. Nuk çojmë informacione pa na garantuar DSIK, që është institucion në varësi të kryeministrit dhe nuk jep informacion për materiale që nuk janë të klasifikuara.

Zoti Xhafaj na ka çuar një shkresë se na bën leksion se si duhet të funksionojë një komision hetimor, na pyet a keni miratuar një plan hetimi apo jo. Ndërkohë që dhe ai zotëria bën sikur nuk e njeh ligjin, po nuk i takon fare të na tregojë si funksionon komisioni hetimor.

Policia ka kërkuar kohë deri më 30 prill dhe asnjë material nuk ka bërë. Të njëjtën gjë bën dhe dogana, ka kërkuar afat deri më 25 prill sot jemi dy maj dhe nuk ka çuar asnjë informacion”, bëri të ditur Paloka.

Ministria e Brendshme ndërkohë kishte kërkuar 2 muaj kohë për kthimin e përgjigjes. “Certifikatën nga DSIK se kemi akoma në dorë”, tha Paloka.

a.s/dita

 

May 2, 2018 13:23
Komento

5 Komente

  1. Spartaku May 2, 13:35

    O pisa te pd.Kur do beheni njerez,se,ngelet kafshe.Tahiri eshte i pafajshem.Te fajshem e beni ju me shpifjet dhe akuzat pa baza.Po ju o maskarenj nuk degjoni as te jashtemit.Nga Italia nuk ka ardhur asnje akuze per Tahirin kurse ju doni te tregoheni me te zot dhe me te mençem se ata.Kjo ndodh se ju jini shejtan budallenj.

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem May 2, 15:12

    Te gjithe e kane kuptuar se po ra Tahiri bie Rama. Po ra Rama bie Rilindja dhe gjithe ngrehina e genjeshtert qe eshte sot.
    Degjoj Zj. Felaj dhe gjithe anetaret e mazhorances qe kerkojne, sic thote populli, “qiqra ne hell”. Kerkojne te hetohet PERTEJ TAHIRIT, te shtrihet hetimi qe nga Lazarati dhe nga 2005 deri ne 2013. Kjo nuk do te kishte asgje te keqe nese qellimi i vertete do te ishte zbulimi i fajtoreve dhe venia e tyre para drejtesise.
    Por fare natyrshem lindin pyetjet :
    – Perse mazhoranca kerkon te ngaterroje “kekun me byrekun”, perse nuk i hetoi keto qe kerkon sot per 5 vjet me radhe?
    – Perse problemi i kanabisit per mazhorancen u be problem vetem kur Tahirit po i digjet b…tha?
    – Perse perdor sot te njejten formule si me komisionin per CEZ-in dhe ne fund beri nje “vrime ne uje”?
    – Perse Mazhorances kur j’a do interesi behet edhe Gjykatese, edhe Prokurore edhe Xhelate, dhe sot ne komision kerkon qe “Kushtetuta” te zbatohet me pike e me presje?

    Reply to this comment
  3. Fat man May 2, 15:52

    Shoku Paloqe, pergjigjet jane reale, institucionet dergojne ato te dhena qe kane, di do me doemos pergjigje “Pozitive”,…….
    Ato i ke ne Lazarat, thirr per deshmitar anetarin e Kuvendit te Kurvave te SHQUP-it, Dasho Alikon dhe tek Sali Kar-axhic, more vesht o thuthuq.

    Reply to this comment
    • Artemisa May 2, 17:58

      A thua shpeton Tahiri duke share Paloken ?
      Qenka e vertete ajo qe flitet : “Nuk te pranojne te jesh anetar i Rilindjes nese je qofte edhe pak i mencur”.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim