Përplasjet brenda degëve të Partisë Demokratike, Basha telefonata kërcënuese

November 6, 2015 10:14

Përplasjet brenda degëve të Partisë Demokratike, Basha telefonata kërcënuese

Në radhët e Partisë Demokratike vazhdojnë përplasjet midis dy deputetë dhe kryetarëve në rrethe ku PD-ja ka humbur. Ish-ministrat e Berishës duket se po ushtrojnë presion të madh ndaj kryetarit aktual Lulzim Basha, teksa brenda radhëve të partisë këtë javë përfundoi procesi i analizës së degëve.

Në degën e PD së Krujës është zhvilluar një luftë e heshtur mes deputetit Gent Strazimiri dhe kreut të degës, Dragush Vogli. Përplasja ka përfunduar me dorëheqjen e kryetarit të degës së PD së Krujës, dy ditë më parë. Përplasja ka ardhur gjatë analizës së humbjes së zgjedhjeve në Bashkinë e Krujës, ku fitues doli kandidati i majtë, Artur Bushi.

Deputeti Strazimiri pretendon se përgjegjës i rezultatit të dobët është kreu i PD së Krujës, ndërsa nga ana tjetër Vogli ngarkon me të njëjtën akuzë deputetin Strazimiri. Ky debat ka përfunduar me dorëheqjen e Dragush Voglit nga posti i kreut të degës së PD.

Sipas burimeve, dorëheqja ka ardhur pas një telefonate kërcënuese të Lulzim Bashës. Ky i fundit mësohet se u ka telefonuar edhe krerëve të degëve të tjera, të cilët janë përplasur me deputetët dhe ish-ministrat e Berishës.

Në PD e Vlorës vijon përplasja mes Arben Ristanit dhe kryetarit të degës, Moisi Meminaj. Disa ditë më parë, Meminaj aludoi se Arben Ristani ka qenë i dehur kur ka shkruar raportin për humbjen e zgjedhjeve. Nuk vonoi edhe reagimi i Ristanit, i cili i kërkoi Bashës ndëshkimin e kreut të PD së Vlorës. Ristani u ankua tek Basha se kreu i PD së Vlorës ka tentuar ta shmangë nga procesi i analizës së zgjedhjeve.

Përplasje ka pasur edhe në degën e Durrësit, ku është bërë propozimi për shkarkimin e kreut të degës, Osman Stafa. Kreu i PD së Durrësit është përplasur me anëtarët e degës dhe deputetin lgli Cara. Sërish për përgjegjësin e humbjes.

Në degën e Pukës ka pasur një përplasje mes nënkryetarit të PD, Edi Paloka dhe kreut të kësaj dege, Prel Gjoni. Paloka akuzoi kreun e Pukës se nuk koordinoi fushatën. Ndërkohë, Gjoni është akuzuar edhe nga anëtarët se punoi për kundërshtarët politikë. Një përplasje e ashpër është zhvilluar edhe gjatë analizës së Beratit.

Deputeti demokrat, Astrit Veliaj, akuzoi koordinatorin e fushatës në Berat, Fatbardh Kadilli, se shiti këshilltarët e djathtë kundrejt një shume parash prej 1500 euro. Në analizën e rezultatit, përplasje pati edhe mes ish-deputetit Lefter Maliqi dhe deputetit Genc Pollo.

Një tjetër degë ku pati përplasje dhe akuza për shitjen e zgjedhjeve është ajo e Kavajës. Në këtë degë ka qenë kreu, dhe njëkohësisht kandidati i djathtë, Engjëll Cara që akuzoi anëtarët se kanë votuar për kundërshtarin. Një tjetër degë ku ka patur përplasje të ashpra ka qenë ajo e Pogradecit. Sekretari i kësaj dege, Luan Lipo, ka kërkuar dorëheqjen e kreu të degës, Renato Preza. Sekretari ka akuzuar kryetarin se nuk ka përfshirë anëtarët dhe ka shmangur deputetët nga fushata. /Sot/

November 6, 2015 10:14
Komento

2 Komente

  1. leshi November 6, 12:03

    po kush trembet nga lepuri

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami November 6, 12:29

    Sport brenda kuintave te Partise demokratike!

    Keto ishin ndeshjet e para te karrieres politike brenda Partise Demokratike.Mundesisht na tregoni kualifikuesit per ne gjysem finale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*