Përplasjet e Enver Hoxhës me Tempon për Kosovën

August 3, 2018 14:09

Përplasjet e Enver Hoxhës me Tempon për Kosovën

Prof. Xhelal Gjeçovi

(Vijon nga numri i kaluar)

Disa autorë, vendas e të huaj mbështetin pikpamjen se ishin jugosllavët, ata që urdhëruan anulimin e Mukjes, e, në këtë kuadër flasin dhe për një rol të veçantë të Vukmanoviç Tempos, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇJ dhe anëtar i Byrosë Politike të PKJ.

Sipas tyre, ishte pikërisht Tempo ai që i dha urdhër udhëheqjes së PKSH që të anulojë marëveshjen, pasi aty flitej e mbahej qëndrim për Kosovën e se, përballë presionit të tij, Enver Hoxha qenka thyer e qenka tërhequr nga pozicioni i mëparshëm, duke pranuar të anulojë marëveshjen.

Një pikëpamje të tillë, kanë mbrojtur autorët ballistë, në radhë të parë, të vjetër e të “rinj”, këtu e në Kosovë, bashkë me S. Premten, e krahas tyre dhe një numër autorësh të huaj, të influencuar më së shumti nga propaganda jugosllave e punimet autorëve jugosllavë, posaçërisht nga Dedier, Tempo etj, siç është dhe autorja e njohur angleze E.Barker, autori gjerman B.Tones etj.

Një pikëpamje të tillë ka shprehur dhe kolegu im P. Milo, historian i njohur për kontribute e qëndrime objektive ndaj historisë së vendit. Për mendimin tim, pikëpamjet e tyre ndaj kësaj çështjeje, nuk qëndrojnë dhe arësyet do të përpiqem t’i shpjegoj më poshtë, duke u mbështetur kryesisht në zhvillimet brenda PKSH e në raportet e saj me PKJ e Lëvizjen Jugosllave në këto vite.

Enver Hoxha

Pa mohuar ndikmin e partisë jugosllave, sidomos në fazën fillestare të organizimit të partisë e të luftës, kur ndjehej nevoja për të përfituar nga eksperienca e një partie më të vjetër e me më shumë  eksperiencë, siç ishte dhe PKJ, mendoj se nuk është e drejtë, që çdo gjë, që çmohet e vlerësohet si mossukses apo dhe dështim, të lidhet e të shpjegohet me vartësinë nga Beogradi, me mungesën e kurajos për t’u përballur e për të kundërshtuar diktatin jugosllav.

Dokumentacioni mbi Mukjen dhe zhvillimet që u vërtetuan aty, më duket se nuk mbështetin pretendimet e autorëve të mësipërm. Përkundrazi, ato tregojnë se Mukja nuk u anulua për çështjen e Kosovës, megjithëse ajo, si gijthnjë, edhe në këtë rast, pra edhe këtu, pati gjithë vëmendjen e duhur dhe as për shkak të presionit jugosllav për të, pasi dihej fare mirë, nga të dy palët, se fati Kosovës nuk vendosej këtu, e se ata që kishin realisht në dorë zgjidhjen e saj, nuk kishin, për momentin, as vullnetin e as kohën e duhur që të merreshin me këtë çështje, pasi ishin fokusuar tek lufta. Kësisoj, bateritë nuk kish përse të zbrazeshin para kohe.

Nga ana tjetër, duhet patur parasysh se PKSH, nuk ishte foshnja e muajve të parë të lindjes, që të urdhërohej aq lehtë, e aq më tepër për çështje të tilla sensitive, siç ishin Mukja e veçmas Kosova. Ajo e kish të kapërcyer këtë fazë.

Tani ajo ishte një parti e pjekur, me përvojë dhe e mirorganizuar, anëtare e Kominternit, që kishte fituar njëkohësisht dhe besimin e aleatëve, për shkak të angazhimit në luftë. Të gjitha këto e bënin atë të aftë që të kuptoje e, kur duhej, dhe të reagoje ndaj presioneve, nga do që ato të vinin. Këtë e provojnë debatet e shpeshta e të ashpra me përfaqësuesit jugosllavë e me ata anglezë, për çështje të mëdha e parimore. Kjo përvojë e kishte forcuar e kalitur udhëheqjen e Luftes, kishte rritur dhe prestigjin e dinjitetin e saj.

Shefi i misionit britanik, koloneli Palmer, i cili zëvendësoi gjeneralin Dejvis, ka shkruar se kur doja të takoja Enver Hoxhën, më duhej të përgatitesha mirë. Para tij nuk mund të flisja pa përgjegjësi, se ndryshe do të detyrohesha të dëgjoja një leksion, me argumente e sigurisht me kulturë, që më bënin ta admiroja.

***

Vitet e bashkëpunimit por dhe të ballafaqimeve me anglezët e sidomos me jugosllavët i kishin dhënë mundësi udhëheqjes shqiptare të luftës, që të njihte e të çmonte aq sa duhej, si përfitimet nga raportet me ta, ashtu dhe problemet, që shfaqeshin në këtë rrafsh. Me Jugosllavinë, vend fqinj, i inkuadruar si ne, në të njëjtën aleancë, që udhëhiqnin aleatët, dëshirohej forcimi i bashkëpunimit, aq i nevojshëm, sidomos për ne. Por, kjo nuk do të thotë se tolerohej ndërhyrja në punët e brendshme të Lëvizjes Nacional-çlirimtare. E kundërta, ka qenë prezente.

Kjo shihet qartë dhe në komunimet e në bisedimet e zhvilluara me Tempon, të cilit, sic u tha, i atribuohet më së shumti anulimi i marrëveshjes së Mukjes. Tempo i ka përshkruar me hollësi takimet e bisedimet e zhvilluara me udhëheqësit shqiptarë në dy botime “Revolucioni që rrjedhë” dhe “Lufta për Ballkanin”, që u vunë në qarkullim në vitet 70-80-të.

Nga leximi korrekt i tyre, duke mbajtur parasysh dhe subjektivizmin, që zakonisht është i pranishëm në botime të tilla, por dhe cilësite e tiparet e autorit, i njohur sidomos për ndjenjat megalomane antishqiptare, del e qartë se ai ka dështuar plotësisht në përpjekjet për të imponuar pikpamjet e tij udhëheqjes shqiptare, jo vetëm për Kosovën, por në tërësi për vijën dhe rrugën e ndjekur nga PKSH dhe Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë. Madje, këtë dështim, siç do të shihet dhe më poshtë, ai e ka pranuar dhe vetë dhe ky moment sinqeriteti, jashtë natyres e karakterit të tij të vrazhdë, duhet njohur e çmuar.

***

Svetozar Vukmanovic

Tempo ka ardhur në Shqipëri në praverën e vitit 1943, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e të ashtuquajturit Shtab Ballkanik dhe deri në vjeshten e atij viti ka hyrë e ka dalë disa herë prej këtej. Ardhja e tij nuk korrespondon në kohë me Mukjen, pasi për të ende nuk bëhej fjalë, ende nuk qe vendosur gjë. Por, kishte kontakte dhe bisedime në nivele të tjera në mes Frontit dhe Ballit. Pas kthimit nga Greqia, me Koçi Xoxen, që e shoqëronte, (me të cilin duket se qe rakorduar çdo gjë), ai u ndal në Kucak, ku ndodhej udhëheqja e PKSH.

Papritmas kërkoi organizimin e një mbledhjeje, në të cilën ai do të parashtronte mendimet e tij për problemet që kishte konstatuar, të cilave sipas tij, u qe dhënë zgjidhje e gabuar. Në fillim kërkesa për organizimin e mbledhjes shkaktoi habi e reagime të ashpra tek udhëheqeqësit shqiptarë, të cilët e konsideruan atë një ndërrhyrje të palejueshme në punët e brendshme të një partie të pavarur, në kundërshtim me normat që rregullonin marrëdhëniet në mes partive komuniste, përfaqësuesit e të cilave nuk kishin të drejtë të gjykonin njera-tjetrën, pa iu kërkuar një gjë e tillë.

Këtë gjykim mund ta bënin vetëm organet drejtuese të Kominternit, Komiteti Ekzekutiv dhe Seksioni Ballkanik, por jo partitë, me iniciativën e tyre, pa iu kërkuar dhe pa i autorizuar kush. Mirëpo, pas debatesh të ashpra, më në fund u ra dakort që mbledhja të bëhej dhe aty Tempo të shfaqë mendimet e tij. Në mbledhje, ai do të bëjë sulme e akuza të rënda, duke nxirë gjendjen në parti dhe nivelin, sipas tij të pakënaqshëm të Luftës, për shkak të vijës së gabuar që ishte ndjekur nga PKSH.

Në themel të vërejtjeve dhe kritikave të tij do të ishin raportet e krijuara me Ballin Kombëtar. Bisedimet e ndërmara, në këtë kuadër, Tempo i konsideronte humbje kohe, me pasoja për partinë e për luftën. Sipas tij, Balli qëllimisht i zvarriste ato, për të fituar kohë, për të bërë organizimet e pergatitjet e duhura, për t’iu kundërvënë PK dhe Frontit Nacionalclirimtar.

Në vend që t’i shpallnit luftë kësaj organizate, që po bashkëpunonte hapur me okupatorin dhe në procesin e saj, të bënit diferencimet e duhura, duke shkëputur elementët e shëndoshë, që janë të gatshëm të ngrihen në luftë, nga krerët konservatorë që nuk kishin ndërmend të luftonin, ju, thekson Tempo, i ofruat Ballit bisedime pa kushte e pa fund, kur e dinit se çfarë përfaqësonte kjo organizatë dhe për ç’qëllim qe krijuar.

Një qëndrim i tillë, i gabuar, sipas tij, ka dëmtuar imazhin dhe prestigjin e partisë në opinionin e gjërë, kurse brenda radhëve të saj, ka krijuar konfuzion e pakënaqësi. Për kursin e ndjekur e përgjithësisht për situatën ekrijuar, ai fajëson kryesisht Enver Hoxhën, i cili, sipas tij, kishte ushqyer iluzione për krerët e Ballit, për rrjedhojë e kishte orientuar partinë drejt bisedimeve të pa fund, që të arrinte me çdo kusht një marrëveshje bashkëpunimi me Ballin.

Sapo emisari jugosllav përfundoi ekspozenë e vet, pjesëmarrësit në mbledhje reaguan menjëherë dhe të gjiithë njëherësh, thotë Tempo, kërkuan të merrnin fjalën. Në diskutimet e tyre, të nxehta, ata, në unison, hodhën poshtë kritikat që unë adresoja dhe jusitifikuan e mbrojtën vijën e qëndrimet e mbajtura ndaj problemeve që preokuponin vendin dhe luftën, përfshi dhe qëndrimet e adoptuara ndaj Ballit, të cilat, sipas udhëheqësve shqiptarë, ishin në linjën dhe në frymën e Konferencës së Pezës, të përpjekjeve për të angazhuar të gjitha forcat politike në luftë kundër okupatorit dhe për të gjetur, në këtë kuadër, mundësitë për bashkëpunim me të gjithë faktorët e përfshirë në luftë.

Në këtë mënyrë, misioni i Tempos dështoi. Po të ishte ndryshe, po të ishin pranuar sulmet e kërkesat e tij, atëherë, kontaktet me Ballin do të duhej të ndërpriteshin menjëherë, pasi këtë kërkonte para së gjithash emisari jugosllav, ndërprerjen e çdo kontakti e bisedimi me Ballin dhe shpalljen lufte kësaj organizate. Mirëpo, kjo nuk ndodhi. As luftë nuk iu shpall asaj dhe as kontaktet me të nuk u ndërprenë. Përkundrazi, ato do të vazhdonin dhe do të çonin më pas në organizimin e Mukjes.

Dështimin që pësoi, në këtë rast, Tempo e ka pranuar edhe vetë. Në letrën drejtuar Titos, më 8 gusht 1943, pak ditë pas përfundimit të mbledhjes në Mukje, ndër të tjera, ai shkruan, se “Vërejtjet për problemet dhe gabimet që kisha konstatuar në veprimtarinë e PKSH, sidomos në qëndrimin ndaj Ballit Kombëtar, organizatë, sipas tij, e ngjashme me çetnikët në Jugosllavi, që ashtu si ata, nuk kishte ndër mend të luftonte, unë ua parashtrova që në prill udhëheqësve shqiptarë, por ata i pritën me këmbet e para dhe i hodhën poshtë. Këtë qëndrim, thekson Tempoja, ata kanë edhe sot.

Ndryshe nga Greqia, ku tregojnë interes edhe për gjërat më të vogla, në Shqipëri, konkludon Tempoja, në relacionin drejtuar Titos, nuk ekziston dëshira e vullneti që të mësojnë e të zbatojnë përvojën jugosllave. (AQSH. Raport i SV Tempos drejtuar J.Titos, gusht 43).

Në vazhdim, Tempo e informon Titon dhe për pikëpamjet e udhëheqësve shqiptarë, për çështjen e Kosoves. “Enveri dhe Miladini, shkruan ndër të tjera ai, kanë mendimin se organizmat udhëheqëse të Luftës në Kosovë, Shtabi Kryesor i Kosovës duhet të lidhet e të varet drejtperdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë; biles Miladini, thekson se Metohia (Rrafshi i Dukagjinit), dhe në linjë organizative partiake, duhet t’i bashkohet PK të Shqipërisë. Këto propozime, thekson Tempo, vërtetë do të ndikonin në gjallërimin e luftës në Kosovë, por ato do të ishin një humbje e madhe për Serbinë” (Po aty).

Siçshihet, preokupimi kryesor i udhëheqësve jugosllavë, nuk ishte lufta në Kosovë, fuqizimi saj, por ruajtja me çdo kusht e kontrollit mbi Kosovën. Këto sugjerime të Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit, krijuan shqetësim në udhëheqjen më të lartë të PKJ. Për rrjedhojë dhe reagimi i Titos, nuk do të vonojë. Në letrën e 6 dhjetorit 1943, drejtuar udhëheqjes së PKSH, ndër të tjera, ai theksonte se “Të kërkosh sot ndryshimin e kufijve, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, do të thotë të çosh ujë në mullirin e reaksionarëve, që nuk ia duan të mirën dy popujve tanë, që, për këtë arësye, duan të sabotojnë luftën tonë kundër okupatorit. Sot, thekson në mënyrë të prerë Tito, nuk duhet të flitet për ndryshim kufijsh, por për luftë kundër okupatorit”. (AQSH. Letër e J.B.Titos drejtuar KQ të PKSH, 6 dhjetor 1943).

Përplasjet e Enver Hoxhës me Tempon, e përgjithësisht me udhëheqjen e PKJ, nuk janë përcjellë njësoj nga të gjithë pjesëtarët e udhëheqjes së PKSH. Diferencat në gjykimin e kësaj çështjeje vinin nga shqetësimi për pasojat që mund të sillnin përplasje të tilla, në raportet në mes dy partive e dy Lëvizjeve tona. Kështu, në përgjigje të një letre që Enver Hoxha nga Kucaku i kishte drejtuar Nako Spirut, me të cilën e vinte në dijeni për ballafaqimet me Tempon, më 9 tetor 43, N. Spiru i shkruan E.Hoxhës: “Ti e din më mirë çështjen, por gjithësesi, mendoj se duhet të bëjmë kujdes, pasi është një çështje delikate. Mos të lëshohemi në prehër të animozitetit.

Nga animoziteti në animozitet, nuk fitojmë gjë, veçse i qesim sytë njeri-tjetrit. Mirpo, ne kemi nevojë që të vendosim lidhje miqësore dhe bashkepunim të ngushtë. E kërkon interesi i Luftës Nacionaçlirimtare, e kërkon interesi dhe nevoja e çështjes sonë. Prandaj, mundohuni të merreni vesh me Tempon, se armiku ështe një, se armiqtë po afrohen me njeri-tjetrin, prandaj edhe ne duhet të jemi një”. ( AQSH. Letër e N. Spirut drejtuar E. Hoxhës, tetor 1943).

Pak më parë, një reagim të tillë, por të kundërt në përmbajtje, kishte shfaqur Koço Tashkoja, në një letër përgatitur për Kominternin, ku kritikohen ndërhyrjet e Miladinit, në punët e brendshme të Partisë e të vendit, sidomos përpjekjet për të na imponuar qëndrimet ndaj Kosovës, duke na vënë përballë vendimet e Kominternit. (AQSH. Letër e K. Tashkos përgatitur për Kominternin, tetor 1942).

Edhe pas këtyre zhvillimeve, Tempoja do të përpiqet të mbetet faktor në raportet, edhe ashtu të tensionuar, me udhëheqësit shqiptarë. Në kujtimet e tij, ai shkruan se, sapo ka marrë vesh mbi përfundimet e Mukjes, u paska thënë udhëheqësve shqiptarë, se ju çuditeni për atë që ngjau në Mukje dhe fajësoni Y.

Dishnicën e delegacionin që ai kryesonte, kurse në fakt qëndrimi tyre është në përputhje me vijën e me qëndrimet oportuniste që ju vetë keni adoptuar me kohë ndaj Ballit, është produkt i tyre. Sipas tij, edhe reagimi ndaj marrëveshjes së arritur aty, anulimi i saj, nuk ishte qëndrimi që duhej mbajtur.

Do të ishte më pak e dëmshme që, pas nënshkrimit, ajo të mos anulohej, pavarësisht se i fituar, në këtë rast, dilte BK, që ende nuk qe hedhur në luftë, e se harxhet e një kompromisi të tillë, do t’i paguante lufta, e cila rrezikonte të futej në qorrsokak. Mirëpo, sipas tij, anulimi do t’i kushtojë më shumë Partisë, prestigjit të saj, pasi Balli do ta shfrytëzojë në propagandën kundër PK, për ta paraqitur atë si një parti jo serioze, që nuk mban fjalën, që anulon edhe ato vendime që vetë i pranon e i nënshkruan.

Siç shihet, Tempoja, tani na paraqitet në një pamje tjetër, duke na treguar se marrëveshja me Ballin, nuk duhej anuluar. Ai që kundërshtonte me këmbëngulje çdo kontakt me Ballin, që kërkonte që t’i shpallej luftë me armë kësaj organizate dhe akuzonte PKSH dhe Enver Hoxhën për oportunizëm, pasi nuk zbatonin “këshillat” e tij, tani thekson, se marrëveshja me BK, pavarësisht problemeve që krijonte, nuk duhej anuluar. Anulimin e marrëveshjes, ai e konsideron një veprim sektar e të dëmshëm.

Shihet qartë se preokupimi i tij, nuk ishte as Mukja dhe as BK, por udhëheqja e PKSH, që vazhdonte të kundërshtonte ndërhyrjet e tij, të cilat do të mernin trajta të padurueshme, sidomos në ngjarjet e Dibrës, shtator 1943, ku do të akuzojë hapur Haxhi Lleshin dhe Enver Hoxhën se kishin rënë në pozita shqiptaromëdha, duke kërcënuar se kjo do të na shpie deri në përleshje të armatosur, në të cilën do të marrin pjesë dhe komunistët!. (AQSH. Letër e SV Tempos drejtuar KQ të PKSH, shtator 1943).

Qëllimi i gjithë këtyre presioneve ishte që të lodhte e të demoralizonte udhëheqjen e luftës, të krijonte tek ajo bindjen se ishte e pashpresë, në pamundësi që të përpunojë një vijë të drejtë dhe të drejtojë me sukses luftën, pa ndihmën jugosllave, pa zbatuar pervojën dhe udhëzimet e PKJ. Nënshtrimi dhe vartësia nga Beogradi, ishin ato që kërkonte Tempo. Edhe Mukjen jugosllavët e kanë parë e trajtuar në funksion të kësaj strategjie, që të goditej PKSH, roli dhe ndikimi i saj në popull.

Iniciativën për organizimin e Mukjes, e përgjithësisht bisedimet e kontaktet me Ballin, ata i konsideronin si shfaqje të oportunizmit, si deviacion i djathtë, produkt i presionit të së djathtës ekstreme mbi Frontin dhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Ndërsa anulimin e marrëveshjes së arritur në Mukje do ta cilësojnë një veprim sektar, shfaqje sektarizmi dhe ekstremizmi, si devijim nga e majta ekstreme, që si rregull, i imponohen partisë nga elementët ekstremistë brenda saj, duke aluduar kështu hapur për Enver Hoxhën dhe ata që e mbështetnin.

Kurse, krerët e Ballit, do ta përdorin Mukjen si kokë turku, për t’u viktimizuar e justifikuar para ballistëve të ndershëm që kërkonin të luftohej e jo të bashkëpunohej me okupatorin, duke e paraqitur aleancën e re me gjermanët si rrugën dhe mundësinë e vetme, në kushtet e krijuara pas Mukjes, për t’i shpetuar, sipas tyre, asgjësimit nga lufta civile, e shpërthyer nga komunistët!

Në këtë mënyrë,premtimet për luftë e për Shqipërinë Etnike, të bëra në Mukje, nuk vinin më në shprehje, nuk hynin më në hesapet e në llogaritë e ballistëve; ato do të hidheshin prapa krahëve, por jo për arësyet e justifikimet që sajonte udhëheqja e kësaj organizate, por sepse, sic theksonte H. Fullc, funksionar në Shtabin Aleat të Mesdheut, njohës i mirë i gjëndjes në Shqipëri, me ardhjen e gjermanëve, Balli shikonte një interes më të madh për të punuar me ta. Dhe interesi më i madh për BK ishte pushteti, që nuk arriti ta merrte dot në Mukje dhe shpresonte ta arrinte tani, me ndihmën e gjermanëve.

Konkluzioni që del nga këto zhvillime, që përbën dhe qëllimin e këtij shkrimi, është se anulimi i marrëveshjes së Mukjes, nuk është bërë me urdhër të S.V. Tempos, apo të udhëheqësve të tjerë jugosllavë. Askush deri më sot, as autorët tanë dhe as të huaj, nuk kanë mundur të sjellin urdhrin e Tempos apo të ndonjë udhëheqësi tjetër jugosllav, ose të paktën të japin indikacionet se ku ndodhet, në ç’arkiv ruhet i kyçur ai.

Dhe më tej, as Tempo dhe as E. Hoxha, protogonistë krysorë të kësaj ngjarjeje e që kanë shkruar mbi të, nuk i kanë konfirmuar këto pretendime. Biles, as në Plenumin e Dytë të KQ të PKSH, nëntor 44, ku, siç dihet, çfarë s’u tha, për secilin, për gjithkënd e për gjithçka, kush s’u kritikua e akuzua, mirëpo asgjë e asgjëkundi nuk thuhet, se Mukjen e anuluam se kështu urdhëruan apo na kërkuan jugosllavët, Tempoja apo Miladini. (Shih AQSH. Proces verbal i mbledhjes së Plenumit të Dytë të KQ të PKSH, nëntor 1944).

A thua ende druheshin ta pohonin këtë fakt, apo ai realisht nuk ekzistonte? A thua Enveri nuk dinte t`i bënte vetë hesapet kur ishin në shprehje, pra në diskutim lufta dhe pushteti, për të cilat po derdhej pa kursim gjaku i shqiptarëve? A thua vërtetë nuk kuptohet, se marrëveshja u hodh poshtë pikërisht për këto dy çështje, të medha e jetike, për të ardhmen e Shqipërisë e se pranimi i saj, duke patur parasysh rrugën që ndoqi Balli pas Mukjes, do të kishte qenë me pasoja të pariparueshme për vendin?

Duke iu përgjigjur ineteresimit të opinionit për këtë çështje, Gjeneral Rrahman Parllaku ka shkruar se marrëveshjen e Mukjes e anuloi Enver Hoxha për çështjen e pushtetit. Kur ishte fjala për pushtet, ai, thekson gjenerali, nuk pyeste as për jugosllavët e as për bashkëpunëtorët e tij.

Faktet e dokumentet për këtë ngjarje, mbi të cilat kam qëndruar gjatë, më kanë bindur me kohë, për çka parashtrova më sipër, në këtë artikull. Unë, sigurisht i kuptoj e i çmoj dhe angazhimet e autorëve që kanë pikëpamje të kundërt, nuk i keqkuptoj e, mbi të gjitha, nuk i vë në një rang, në një paralele, pasi secili ka individualitetet, interesat e qëllimet e veta dhe, është e drejtë e tyre, t’i kenë e t’i mbrojnë. Askush s’e ka monopolin e së vërtetës dhe debatet serioze e të sinqerta, do të na çojnë ose do të na afrojnë me të, me të vërtetën.

Fund

 

 

August 3, 2018 14:09
Komento

18 Komente

  1. demo August 3, 14:42

    Po shko Xhelal, lexo letren e Miladin Popovic drejtue Titos:Si e bindem Enver Hoxhen te prishe marreveshjen e Mukjes!
    Zbuluar ne Arkivat e Beogradit dhe botuar nga Ballkan Web.

    Reply to this comment
    • demonfagos August 3, 16:05

      Si rruajten bolet Enverit TITO &ZOGU KURVES DHE CIA AMERIKANE !!

      Bashkëpunimi i ish-mbretit Zoog me Titon dhe palën jugosllave më qellim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, është një temë e panjohur më parë nga studiuesit e kësaj periudhe, të cilët e kanë studiuar atë. Mbreti Zog, i strehuar në Egjipt, përpiqej të luante një rol të rëndësishëm në planet që amerikanët kishin hartuar mbi mundësinë e rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës. Megjithëse e kishte të vështirë të ndërmerrte diçka konkrete kundër qeverisë komuniste, Zogu me sa duket ishte inkurajuar nga zhvillimet e fundit politike. Për këtë arsye, Mbreti Zog, me sa kuptohet nga dokumentet e kohës, mendon se një ndihmë nga pala jugosllave do ta bënte atë përsëri një faktor të rëndësishëm në të ardhmen e Shqipërisë. Për këtë arsye ai i kthehet përsëri një skenari të vjetër: bashkëpunimit me jugosllavët, një bashkëpunim i cili e kishte sjellë atë në pushtet gati 30 vite të shkuara, kur në pak ditë, me një ushtri të vogël mercenarësh të futur nga kufiri me Jugosllavinë, i rrëmbeu pushtetin Peshkopit të Kuq Noli. Dokumentet amerikane të dala nga arkivi i deklasifikuar tashmë, për studiuesit dëshmojnë se Zogu kishte kërkuar me anën e një personazhi të panjohur për amerikanët fillimin e bisedimeve me Titon në vitin 1952. Nga raportimet e amerikanëve, që i ndiqnin këto bisedime në distancë duket se jugosllavët ishin mjaft të shqetësuar mbi atmosferën anti-jugosllave që mbizotëronte në Shqipëri. Për këtë arsye, Tito e mirëpret një përfshirje të Zogut në mundësinë e një kryengritjeje, e cila do ta rrëzonte Enver Hoxhën nga “froni”.

      Bisedimet e para, maj 1952

      Në dokumentin e parë që po botojmë kemi një konfirmim të kohës së këtyre bisedimeve, që duket qartë se është maji i vitit 1952. Po kështu, shikohet qartë se Zyra e Operacioneve Klandestine, e njohur si OPC, ka dërguar një zyrtar të lartë të saj për të takuar ish-mbretin Zog, me kërkesën e këtij të fundit, me qëllim raportimin e ecurisë së bisedimeve me jugosllavët. Zogu është treguar mjaft i matur, duke dashur të raportojë tek amerikanët çdo hap që ai ndërmerrte për bisedimet e tij me Titon. Duke e kuptuar qartë interesimin e madh që amerikanët kanë pasur për operacionet klandestine kundër Hoxhës, Zogu është treguar një diplomat i aftë për të ruajtur marrëdhënie sa më të mira me miqtë e tij të rinj amerikanë dhe për të raportuar çdo bisedë që ai ka bërë me miqtë e tij të vjetër jugosllavë.

      Plani Tito-Zogu-Cia -ciu për kryengritje në Shqipëri

      Dokumenti i dytë që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

      ..
      Demon !

      Enverit i rrojtet topet sa ishte gjalle dhe tani i vdekur po ju mund..ju kermat e kombit e ngjallet Enverin…

      Reply to this comment
    • Zorro August 4, 16:41

      O demo mavria!
      Po ti pse nuk e boton o gomar pa samar,qe ta lexojme edhe ne?
      Enver Hoxha gjate Luftes Antifashiste nuk pyeste gjeneralet amerikane dhe angleze e jo me titistet.
      Pema qe ka kokra plot gjuhet me gure,o demo antishqiptari

      Reply to this comment
  2. kristo August 3, 17:16

    “Tani ajo ishte një parti e pjekur, me përvojë dhe e mirorganizuar, anëtare e Kominternit, që kishte fituar njëkohësisht dhe besimin e aleatëve, për shkak të angazhimit në luftë” KESHTU THOTE HISTORIANI IJONE XHELALI. Haxhi Lleshi paska rene ne pozita shqiptaromadhe…hajde hajde historian. Po H. Lleshi ishte nje nder me projugosllave dhe i tille edhe vdiq.Nuk shkruhet histori me kujtimet Tempos apo te tjereve o Xhelal. Tempo ishte i diskedituar nga vete PKJ.Qendrimet e Enverit me shoke me vone vertetuan ndjenjen anti kosovare edhe pasi qe u ndane nga jugosllavet.

    Reply to this comment
  3. demo August 3, 18:55

    E di cfare me kujton Vukmanovic Tempo i keq dhe Miladin Popovici ,”i mire”?Lojen e dy vellezerve,qe privatizuan fabriken e tullave me gjithe makina transporti ne fillim te viteve 90.Vente i vogli,qe punonte ne zyrensekrete te shifres ne degen e brendshme dhe e shante kryetarin e bashkise mbare e prape,spiun,fuks,agjent i sigurimit,se i tille kishte qene.Pas tij shkonte i madhi dhe e siguronte se nuk do t`i dilte dosja prej tyre.-Vellai im eshte me pasoja prej komunizmit,po ti firmos pak kete letren e privatizimit te fabrikes!
    Vukmanovic Tempo,Bllazhe Jovanovic,Velimir Stojnic,Niaz Disdarevic,vinin e benin legen Enver Hoxhen,,;i thoni qe nuk ishte i afte per asgje,se kishin bere zgjedhjen e gabuar dhe do ta zevendesonin.Pas tyre shkonte i miri Miladin Popovic me letra ne dore dhe e siguronte qe bratsvo jedinstvo si enveri nuk kishin serbet,prandaj firmos kete Qarkoren per Prishjen e Marreveshjes se Mukjes.firmos edhe kalimin e Brigadave partizane per pushtimin e Kosoves,se boll serbe po lejne koken ne Kosove,firmos edhe rekrutimin e djalerise Kosovare,se do ti cojme ti vrasim ne Tivar,firmos edhe kalimin e divizioneve Jugosjllave ne Shqiperi se do ju mbrojme nga Greku,firmos edhe bashkimin e lekut me dinarin,edhe bashkimin me Jugosllavine si Republike e shtate..Te gjitha i firmosi Enver Hoxha.
    Cfare te bente me shume “nacionalisti” Enver Hoxha per ceshtjen e Kosoves dhe ceshtjen kombetare???

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 3, 19:27

    BO BO!

    Pas Marenglen Spiunit doli prape me dacibao te gjate ky Gjecovi, Dinosauri i Partise se Punes per te mbrojtur ISIKAMIN qe po lekundet nga e VERTETA ashiqare,

    PO KU ZHVILLOI DEBATIN ENVERI ME VUKMANOVICIN E TITOS PER FATIN E KOSOVES?

    Kur dihet se KILLERI i titos kishte bere kerdine ne Maqedoni me vrasje te pabesa politike perpara se te vinte ne Shqypni per te kerkuar nje “Mekembes” te Federates Ballkanike te Josip Titos dhe qe i shkruante Bosit te tij Komunist:

    KAM GJETUR NJE NJERI QE PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET!

    Ky njeri si gjetje e Vukmanovicit ishte levendi i papune dhe pa shkolle Enver Hoxha qe jetonte si pasanik ne vilen e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryeballist, Bahri Omari qe rastesisht Gjecovi nuk ja ka degjuar emerin dhe ka jetuar atje ne mes te Tiranes i patrazuar nga askush me gjithe Nexhmijen, ne vilen qe ishte ngjitur me vilen e Qazim Mulletit dhe qe u largua andej vetem ne netor te 1944 kur Mehmeti me cubat e tij mallkastriote po hynte ne Kiranen e zbrazur nga gjermanet dhe inatin ja nxorri tregetareve dhe intelektualeve te mbetur, 2000 vete qe i vrau pa meshire dhe i groposi ne rreze te Dajtit ku jane akoma deri me sot.

    HE MO DALLKAUKU GJECOVI NGA CILA VILE NE TIRANE E BERI DEBATIN PER KOSOVEN ENVERI?

    sepse:

    Kur vrau dhe masakroi me pabesi pederasti kosovaret ne Tivar duke i qelluar pas shpine dhe duke i cuar si “dele” ne therrtoren e Titos

    KETE PABESI HISTORIA E KA SHKRUAR FARE QARTE.

    Reply to this comment
  5. Dashamiresi Patriot August 3, 19:36

    Flm Pr. Gjecovi. Flm qe neou keto kohe te turbullta ku cdo gje mohohet e cdo gje pergenjeshtrohet ju i beni nder Popullit Shqiptar dhe historise se tij me qendrime koherent, me te verteta te pamohueshme me patriotizem e atdhedashuri. Ju pershendes duke ju uruar suksese ne punen tuaj dhe nje pleqeri te mbare atje larg trojeve te te pareve(njesoj si dhe une)!

    Reply to this comment
  6. demonfagos August 3, 19:58

    Dhe per cudi Vukmanoviç Tempo
    edhe pasi ENVERI i perzuri jugoserbet si qener ne 1948 ai u be antishqiptari me i madh ne pastrimin etnik biles dhe ca shqiptaruce te lidhjes dyte prizerenit qe ishin ‘me mukjen” per cudi u vune ne sherbim te Titos qe ky demoja me lart e quan shpetimtarin e shqyptareve

    Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok… dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryeKari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve …në Turqi!!!!!

    SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE…!!!

    Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar…,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
    Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

    1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

    2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

    3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

    4.MILLAN BARTOSH

    5.LEO GRISHKOVIQ

    6.VOJKAN LLUKIQ

    7.MARKO VUCKOVIQ

    8.PAVLE JOVIQEVIQ

    9.PETAR STAMBOLIQ

    10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

    11.GJOKO PAJKOVIQ

    12.GOJKO MEDENICA

    13.ÇEDO MIJOVIQ

    14.SËRBA SAVIQ

    15.DUSHAN MUGOSHA

    Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952Janë shpërngulur—– 37.000 shqiptarë
    Më 1953—————————- 19.300 “
    Më 1954—————————- 17 500 “
    Më 1955—————————- 51.000 “
    Më 1956—————————- 54.000 “
    Më 1957—————————- 57.710 “
    Më 1958—————————- 41.300 “
    Më 1959—————————- 32.000 “
    Më 1960—————————- 27.980 “
    Më 1961—————————- 31.600 “
    Më 1962—————————- 15.910 “
    Më 1963—————————- 25.720 “
    Më 1964—————————- 21.530 “
    Më 1965—————————- 19.821 “”
    Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

    Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

    -Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës ku ka lindur dhe është rritur z.Ibrahim RUGOVA.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë…!!!
    Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas ramjes se RANKOVIQI I INTELEKTUHALES DHE DEMONIT

    Reply to this comment
  7. demo August 3, 22:53

    Alexander Rankovic,mos eshte ay qe dekoroi Enver Hoxha me doren e tij,me medaljen ylli partizan?Mos me len te rrej!

    Reply to this comment
    • uncle Joe August 4, 19:39

      o zavalli demo !!

      e ka mire nje komentues me lart qe te thote ”demut” biles do ti shtoja dhe ngjyren Demut I zi…Keto qe i ka thene Enveri me gojen e tij nuk te leme me ‘rrejt” po ta mbeshtesim nga mbrapa deri sa te dalin syte kallup..
      .
      Keto qe thua ti per dekoraten qe I ka dhene ky miku juaj Enverit nuk ka asnje problem fare biles ne librat e tij Enveri ne lidhje me jugosllavet me shume e kritikon vet-veten ai …e sa e shani ju pra eshte non sens..
      .
      Marim nje rast analog;

      Cfare do ti thuash amerikaneve dhe Ruzveltit gjate luftes dyte boterore kur I thonin Stalinit .”Xhaxha Stalini” apo ne gjuhen e koqevarit Bujar Buzhala Axha Stalin
      .
      Kqyre bre demorr si e perkedhelte Amerika Stalinin e tmerrshem dhe nuk e ka problem njeri…

      $$$$$$$$$$$

      “Uncle Joe” Stalin and FDR Formed History’s Most Essential Alliance …

      .

      Washington worked hard at fostering a public sense of solidarity with Russia. Similarly in the U.S.S.R the censors and propagandists toned down somewhat their traditional anti-imperialist and anti-capitalist rhetoric to justify their alliance with American and British forces. American movies such as Mission to Moscow were sympathetic to Russia in general and Stalin in particular, depicting a very likable “Uncle Joe” and celebrating the Soviet Union as America’s ally against Germany

      Reply to this comment
  8. Alban August 3, 23:18

    Ka ikur koha e berjes se nje studimi historic me propaganda sovjetike. Historia behet me botime dokumentesh dhe konkluzione qe dalin prej tyre. Kemi nje cerek shekulli qe jemi hapur me boten shkencore anglo-amerikane dhe perseri shkruajme histori me metodat sovjetike: propaganda, fjalime, komente pa dokumente…

    Reply to this comment
  9. patriot me kembe ne toke August 4, 14:49

    Ti je historian, o Xhelal, por se mbrapshti. Me ose pa-dashje ben lojen e sllaveve perqark nesh.

    Rahman Perllaku ka 100% te drejte kur thote se Enver Hoxha nuk pyeste as për jugosllavët e as për bashkëpunëtorët e tij. Edhe Mukjen e perdori ne in interes te konsolidimit te pushtetit te tij, dhe pastaj u struk si miu ne pllenumin e Beratit, per ti “kerryer” gjate luftes dhe pas lufte nje e nga nje te gjithe ata qe iu kundrevune ne ate pllenum

    Reply to this comment
  10. 555 August 4, 16:50

    O patriot me presh ne bythe!
    Me siguri ti ke baba gomarin!

    Reply to this comment
  11. Vitet pesedhjete August 4, 18:35

    Per mua thjesht aprovimi I Mukjes do te thoshte vendosja e nje rregjimi demokratik me zgjedhje te lira pas lufte .Mosaprovimi I saj do the thoshte instalimi I nje rregjimi te dale nga gryka e pushkes. Ka dy koncepte; Marrja e pushtetit me pushke dhe marrja e pushtetit me vote. U zgjodh e para, arkaikja, dhe jo e dyta modernja. Kjo I kushtioi shume Shqiperise

    Reply to this comment
    • real story August 4, 20:13

      .Zotni të ka ngelur ora në vitet pesedhjetë që ballistat e Mukjes i gjeti ne kampet e Beogradit-Athines DUKE BASHPUNUAR vellazerisht me keto armiq shekullore kunder shtetit te tyre.

      Marrëveshja e Mukjes ishte thjesht nje projekt i ndyre per ndarje pushteti midis partizanve qe bene luften me ballistet qe ishin ose asnjanjes ose bashkuan më vone me gjermanin.Thene sakte ishin anglezet qe donin ti hiqnin pushtetin partizaneve te majte dhe tja falnin ballisteve te djathte.

      Por ajo që eshte kriminale dhe sot per ballistet ishte se pasi e panë se shkëlqimi mashtrues i “Shqipërisë etnike” të realizuar nga pushtuesit italianë e gjermanë u shua, si zogistët ashtu edhe ballistët vrapuan të përqafojnë projektin e një federate ballkanike greko-jugosllavo-shqiptare, sapo morën vesh që ky projekt po skicohej në Ministrinë e Jashtme Britanike.
      .

      Zogistët, gjithashtu, u treguan të gatshëm të nënshkruanin me nacionalistin serb Drazha Mihajloviç një marrëveshje për krijimin e një bashkimi federativ jugosllavo-shqiptar, me kusht që Jugosllavia të ndihmonte “rilindjen Zogiste”, d.m.th. rikthimin e Zogut në pushtet me bajonetat serbe, si në vitin 1924.

      .
      Për një projekt të tillë u përpoq edhe Muharrem Bajraktari, i cili pati disa takime me përfaqësues të Drazha Mihajloviçit.

      Dhe kur e pa se Mihajloviçi e kishte humbur davanë dhe se në Jugosllavi po fitonin komunistët e Titos, Muharrem Bajraktari kërkoi ndihmën e anglezëve për të krijuar një “bashkim pellazgjik” mes Greqisë e Shqipërisë (mars 1944). Në maj 1944, në pozita të tilla të katandisjes së Shqipërisë në një shtet vasal, ra edhe vetë drejtuesi i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri.

      .
      Ai u propozoi përfaqësuesve të së djathtës greke, që gëzonin mbështetjen e Londrës dhe që bëheshin gati të vinin në pushtet, krijimin e një federate greko-shqiptare, ku ushtria dhe diplomacia duhet të ishin në duart e grekëve. Marrëveshja nuk u nënshkrua, pasi përfaqësuesit grekë pretendonin shumë më tepër nga ç’u ofroi Mit’hati.
      .
      Ata donin që Shqipëria e Jugut (“Vorio-Epiri”) të mbetej jashtë kufijve “administrativë” të Shqipërisë e të bashkohej me Greqinë, që Shqipëria të mos kishte ushtri, por vetëm xhandarmëri për ruajtjen e rendit dhe që në krye të administratës shqiptare të ishte një guvernator i zgjedhur nga Athina!
      .
      Vetë fakti që për të zgjidhur problemet kombëtare të shqiptarëve të ashtuquajturit “nacionalistë” shqiptarë zgjodhën bashkëbisedues të tillë, si Mihajlloviç, Rallis e Zerva, nacionalistë, shovinistë e antishqiptarë të deklaruar, flet shumë për degradimin moral e politik të tyre.

      Në të kundërtën, ndryshe nga kuislingët dhe kolaboracionistët, Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar ndoqi një politikë që synonte rikthimin e pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar, duke ruajtur me fanatizëm kufijtë e tij ndërkombëtarë, të njohur në Londër më 1913-n e të rikonfirmuar në Paris, më 1919-n, por që rrezikonin të ndryshoheshin përsëri në favor të Greqisë së përkrahur nga Britania e Madhe.

      Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar, në korrik 1944, E.Hoxha i denoncoi me forcë projektet për një federatë ballkanike, ashtu siç denoncoi edhe marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Rallis e Zervën për një federatë greko-shqiptare, ku ushtria shqiptare do të vihej nën urdhrat e shtabit të ushtrisë greke…ect

      Reply to this comment
  12. demo August 4, 23:57

    Zorro,enveri gjeneralet amerikane mund te mos i pyeste,edhe gjeneraleve engleze u vuri minat,poor rreshtereve te Titos i rrinte lepe-peqe si nuse Shemitri.
    Cfare i kane punuar enverit ata rreshterat e Titos!
    Nuk e sheh si zgerdhihet Zvetozar Vukmanovic Tempo? Me enverin e ka.Po Dushan Mugosha?Shih fotografite si sperdridhe enveri me Dushan Mugoshen.Jane sjelle shume keq me udheheqesin e partise dhe popullit tone.E kane diskretituar keqaz,sa enveri mbushi gjysmen e historise partise me ankesat kunder tyre.Beri edhe nje veper qe e titulloi TITISTET.
    Megjithese ne fshehtesi i adhuronte.Ishin te eger dhe gjaksore,jo si amerikanet dhe anglezet.Ata s`kishin c`i benin Shaban Polluzhes,qe ja derdhte plumbin ne goje,por enverin e kishin si embelsire.

    Reply to this comment
  13. F August 6, 05:45

    O demo …. qe je kundershtar I Enverit deri ne vdekje te respektojme Por menyra se si ti perpiqesh ta poshtrosh ka nje efekt boomerang..
    .
    Jo vetem ti …jo vetem propaganda amerikane dhe te gjithe armiqte e tij jane ne konflikt interesi..pra ju thjesht po I rrisni lavdine sepse jeni te pabesueshem te presim prej jush qe i ndenjtet me thike nga mbrapa..gjysem shekulli…Enveri ishte burre i mire…??
    .
    Per te kuptuar se sa poshte ke rene ( ne hale) lexo nje Rrëfim te jashtëzakonshëm i nje shqiptaro- amerikanit Dr. Çaushaj/ Si mësoi shqipen në familje antikomuniste me librat e Enver Hoxhës ku veconte Titistet te cilen e pelqente si liber

    ————-
    Antikomunisti i arratisur në ’44 që e mësoi shqipen me librat e Enver Hoxhës
    .
    Shqiptaro- amerikani Fillor Çaushaj, 59 vjeç, është doktor me një karrierë të spikatur. Ka një eksperiencë pune 30- vjeçare dhe mban titullin profesor në mbi 70 spitale dhe universitete në mbarë botën. Specialitetet e tij janë kujdesi intensiv ndaj pacientëve në gjendje të rëndë, kirurg i zorrës rektale dhe kirurgji të përgjithshme. Vjen në Shqipëri për herë të parë, por shqipen e ka mësuar në SHBA
    .

    Shqipen, ku e keni mësuar kaq mirë?
    Nga prindërit. Ata kishin ikur nga Shqipëria kur ishin të rinj, por në shtëpinë tonë gjithmonë gjuha shqip flitej. Çdo revistë, libër shqiptar që ishte shkruar e blinin, e gjenin, e këndonin. Unë besoj se jam i vetmi shqiptar në botë që kam kënduar librin e Enver Hoxhës, “Titistët”, katër herë. Unë e di Koçi Xoxën më mirë se sa Koçi Xoxe.
    .
    Merr shembull nga Shqiptaro- amerikani Fillor Çaushaj qe edhe pse ishte armik i Enverit reflektonte njerzillik jo si puna juaj kanibale te pangopur…qe keni 30 vjet qe i hani kockat deri sa po e ktheni ne shenjtor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*