Përqafoi këngëtarin, arrestohet gruaja përgjatë performancës

July 14, 2018 22:09

Përqafoi këngëtarin, arrestohet gruaja përgjatë performancës

Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar, pasi ka vrapuar në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit.

Këngëtari në fjalë, Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit.

Videot të cilat po qarkullojnë në internet, tregojnë momentin e përqafimit dhe stafin e sigurisë që po u përpiqte ta ndalonte diçka të tillë.

Kur këta të fundit arritën ta shkëpusnin gruan nga këngëtari, ky i fundit ka vazhduar të performojë.

Policia është shprehur për një gazetë saudite dhe për agjencinë e lajmeve “Efe” se një prokuror publik tani do të merret me shqyrtimin e akuzave për ngacmim.

Këto akuza vijnë për shkak të ligjit që ka Arabia Saudite ndaj femrave, të cilave nuk u lejohet të prekin në publik meshkuj që nuk kanë asnjë lidhje.

s.a/dita

July 14, 2018 22:09
Komento

2 Komente

  1. nje shqiptar i drejte July 15, 21:39

    Dava injorantesh , rober te nje feje te shemtuar , qe , sa me shume kalon koha , aq me shume po i del boja si diçka qe ka mbetur akoma ne shek, e gjashte .

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana July 16, 05:23

    Obskurantizem dhe injorance me brire. Greket e Janulles e te Cipurit nuk jane larg tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*