“Përralla”…reale

May 2, 2019 11:17

“Përralla”…reale

Këto shtëpi fantastike, mistike që duken sikur janë marrë drejt nga një tregim zanash, janë reale dhe konsiderohen si vende përrallore për të kaluar pushimet e ëndrrave.

Kështjella Storybook, Connecticut, SHBA E ndërtuar në vitin 1917, kjo kështjellë u frymëzua nga një udhëtim në Angli nga pronarët amerikanë. E arreduar me një dekor të brendshëm mbretëror, ju mund të qëndroni këtu për 174 dollarë nata.

Kabina Storybook pranë liqenit të Michiganit, SHBA Me veshjet e saj dekorative prej druri kjo shtëpi duket sikur i përket hobbit. Ka një stil zviceran. Ka një peizazh të mrekullueshëm jashtë dhe është e përsosur për mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Kulla Hadlow , Kent, Mbretëria e Bashkuar Kjo kullë e këndshme duket si diçka direkt nga Rapunzeli. Ajo është klasifikuar si kulla më e lartë në botë, në llojin e saj dhe kohet e fundit është kthyer në shtëpi. Ju mund të jetoni aty si një zanë përrallash.

Shtëpia Kërpudhë, Perinton, Nju Jork Shtëpia Kërpudhë, ose Pod House, është një shtëpi unike që u frymëzua nga lulja e Mbretëreshës Anne Lace. Ajo u ndërtua në mes të 1969 dhe 1972 për çift Robert dhe Marguerite Antell dhe u bë një pikë referimi qytet në vitin 1989.

Shtëpia Dome, Tajlandë Ky spektakël quhet Shtëpia Dome dhe u krijua nga Steve Areen në Tajlandë. Duke marrë vetëm gjashtë javë për t’u ndërtuar, Stevit i kushtoi gjithsej 9,000 dollarë.

e.t./dita
May 2, 2019 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*