Përralla si Wini Pooh, Disney u vjen në ndihmë prindërve

Redaksia Online March 10, 2013 16:02

Përralla si Wini Pooh, Disney u vjen në ndihmë prindërve

Një ndër personazhet më të dashur të fëmijëve u vjen në ndihmë prindërve dhe gjyshërve për t’u bërë tregimtarë të mirë përrallash. Gjiganti i produksioneve për fëmijë, Disney, propozon projektin e tij më të ri “Winnie The Pooh, si të mësojmë t’u tregojmë fëmijëve përralla”. Në të, prindërit dhe gjyshërit gjejnë këshilla, sugjerime dhe truke me të cilat mund të shndërrohen në tregimtarë të vërtetë. Projekti e mori shtysën nga një studim që evidentoi dëshirën e prindërve për të qenë më të përgatitur në tregimin e përrallave dhe historive për të vegjlit. Materiali i nevojshëm është publikuar edhe në faqen e kompanisë.

Redaksia Online March 10, 2013 16:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*