“Përrallë Mesdheu” në Metropol, argëtim me tingujt e muzikës për artdashësit e kryeqytetit

February 8, 2019 09:37

“Përrallë Mesdheu” në Metropol, argëtim me tingujt e muzikës për artdashësit e kryeqytetit

Të gjithë artdashësit në kryeqytet përgjatë muajit shkurt do të mund të shijojnë një “Përrallë Mesdheu”. Për katër fundjava radhazi, në Qendrën Kulturore Tirana, në Teatrin Metropol, do të performojnë koncerte muzikore live, muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia, si dhe muzikantë shqiptarë, që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë.

Kështu, violonçelisti i njohur Redi Hasa, aktiviteti i të cilit shtrihet në skenat londineze dhe amerikane, i shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonikë, do të hapin netët e “Metro Sounds Festival” në Teatrin Metropol në datën 9 shkurt.

Ndërsa një javë më pas, në skenën e Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozitor, pianist, dhe interpretues i njohur për tingujt e tij të pazakonta.

Java tjetër do t’i kushtohet Turqisë, ku një grup artistësh, mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muhamedi, do të jenë në Tiranë për të na përcjellë tingujt e muzikës xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajxhanase.

E më pas publiku kryeqytetas do të mund të ndjekë javën greke, i cili do të pasojë gjatë muajit mars me dy koncerte nga Ansambli Tirana.

Këtij projekti do t’i bashkëngjitet çdo javë edhe projekti poetic “Sriptum n’Sonus”, i cili njëkohësisht si edhe koncertet do t’i kushtohet nga një natë autorëve të huaj.

Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare.

Programi i Festivalit MetroSounds

Live Poetic Session me Scriptum n’Sonus

Në datat: 8,14,21,28 Shkurt

Ora 19:00

Live Mediterranean Music

Redi Hasa Trio (Shqipëri- Itali), Data: 9 shkurt – Ora 20:00

Mario Mariani (Itali), Data: 15 Shkurt – Ora 20:00

Etibar Asadili Trio (Turqi), Data: 22 Mars – Ora 20:00

Alcedo Folk Band (Greqi), Data: 1 Mars – Ora 20:00

Koncert nga Ansambli Folklorik Tirana, Data: 8, 9 Mars – Ora 20:00

February 8, 2019 09:37
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D(Dh Xhoga) February 8, 13:58

    Nderimi per “Diten e mesuesit”dhe tej oqeanit.
    Suksese Anzamblit Folklorik TIRANA.

    Faleminderit per ate nisme marre ne Tirane, nje muaj aktivitete kulturore ne kuadrin e fatsave te 7-8 Marsit qe pa tjeter dhe ne ne emigracion, po pergatitemi. Shoqatat ne shume qytete me se pari ne Toronto.Vlen per t’u permendiur,pos grupeve ne Toronto,nje aktivitet qe po pergatit ne qytetin e Montrealit,nje poliglot i veglave muzikore,qe vazhdon “Doktoreaturen”si Pianist,Jorga Kalo .I urojme suksese .
    “Pasuesit veterane”per nder te kesaj dite, do bejne nje takim, ne lokalin”illy”ruga “PAGE”,mes Torontos.

    Toronto 07-02-2019 Guri Naimit D.(Dh Xh)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*