“Përreth Saliut të bashkuar, të nisim luftën për shpëtim!”

Arben Duka April 23, 2016 14:39

“Përreth Saliut të bashkuar, të nisim luftën për shpëtim!”

(Hymni i revolucionit berishjan)

Përreth Saliut të bashkuar,
me një dëshirë-me një qëllim,
të rrokim armët nëpër duar,
të nisim luftën për shpëtim!

Të nisim luftën për shpëtim,
si një stuhi-pa dalë Prilli,
e kërkoi koha këtë trim,
na u ringjall Haxhi Qamili!

Këpusni prangat dhe kapistrat,
lidhur ju kanë si bagëtia,
të vrasim Ramën dhe ministrat,
që paskëtaj të vijë liria!

Rrëmbeni armët-o të mjerë,
po depot armë s’kanë tani,
se xha Saliu-ky kolerë,
i shiti xhaba në Serbi!

T’i rrokni armët menjëherë,
se ndryshe s’ikën kurrë kjo bandë,
po armë s’ka-se ky kolerë,
i çoi me mijëra në Ruandë!

Të rrokim armët menjëherë,
t’u bëjmë gjëmën arrogantëve,
po armë s’ka-se ky kolerë,
armët ua ndau militantëve!

Ky është në fakt revolucioni,
që na ka folur shpesh-ky trap,
po armë më kot ju mos kërkoni,
ato që mbetën u bënë skrap!

Po armë nuk do gjeni kurrë,
ato u shitën kile-kile,
ndaj me shkopinj edhe me gurë,
mund të fillojë Lufta Civile!

Mes maxhorancës si rrufe,
thirrja e Salës bubulliu,
“Rilindja” sot kërkon nga ne,
që ta shpëtojmë nga Saliu!

Rama na ngopi me shaka,
ta lëmë “gjyshin” të paprekur,
po gjyshi sot i do ata,
të gjithë të vrarë dhe të vdekur!

Po Salën mëndja e gënjen,
kur ulëret në mikrofon,
se askush armët s’i rrëmben,
dhe s’do të ketë revolucion!

S’do ketë luftë të armatosur,
s’do ketë sulme me tërbim,
edhe pse bisha e plagosur,
kërkon sot gjak në vendin tim!

Sala me ngut kërkon mynxyrën,
vdekjen nga A-ja gjer tek Zh-ja,
se ende se ka bërë detyrën,
që i ka dhënë UDB-ja!

S’është herë e parë që na ka ndodhur,
kjo histori në Parlament,
ndaj unë kam shkruar-sa jam lodhur:
“O njerëz jini vigjilentë!”

Arben Duka April 23, 2016 14:39
Komento

6 Komente

  1. Ben gazi April 23, 17:11

    I madh

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA April 23, 18:05

    Poezi e mrekullueshme!
    Ku flet ti Dukë Poeti, te duket se lexon mesazhin e nje Populli te terë!
    Poezia e jote eshte e fuqishme se shpreh shpirtin e popullit, aspiraten e tij, zerin e tij!
    Arben Duka shkruan bukur, por veçanrisht Sali Donkishotit, Sali Varrmihsit te Shqiperise e demaskon ne menyre të perkryer….E kjo ndoshta se Sali Katastrofa eshte nje Sharlatan qe nuk ja gjen shokun jo ne Shqiperi, jo ne Ballkan dhe ne Europë,por ndoshta ne gjithë Planetin!
    E habitshme është se si po mbijeton ky Kriminel Ordiner dhe Demagog Primitiv!…
    Turp per ne shqiptaret qe nuk organizohemi dhe te largojme kete Monster.
    Tek nje popull tjeter, Sali Monstra, do ti kish ditet te numeruara!…
    Pena T O P, Arben Duka!
    Ti e kryen detyren tende qytetare si rralle krijues tjeter, me nje prodhimtari letrare per tu admiruar !…

    Reply to this comment
  3. N. April 23, 22:02

    O Dita,
    Pse i vononi nxjerrjen e komenteve?!…
    Po nuk botoni, na thoni te mos shkruajme, komentet jane vleresim per Gazeten, askush se ka te tepert kohen…

    Reply to this comment
  4. tradita April 23, 22:08

    o zot, tri gazeta, shume gazetare, shume opinioniste, ne Shqiperi e ne diaspore, nj eushtri e pa fund propogandistesh kunder nje njeriu, kunder Sali Berishes. Muc e Stefan, Viktor e Bedri, Marian e izet, Kokolari e shinasiu, Spartak e Zabit , Klos e Dimush dhe Shefqet Musarain e kohes tone Arben Duken. Rama Kryeministri Juaj thote nje fjale, na sulmojne kundershatret se kemi suksese. Ju vetrete ne kohet moderne Po i ngini nje kult Sali Berishes, nje permendore.. ju lumte. shume kush do ta deshironte nje sulm te tille.

    Reply to this comment
  5. Andrea Cino April 24, 09:23

    … je i madh Arben djali… aman fut edhe fjalën “çimkë” në ndonjë nga strofat.. se i përshtatet tamam… parazit, jeton me gjak, dhe s’të lë të qetë sa kërkon të gjesh pak rehat…

    Reply to this comment
  6. F. Suma April 23, 16:02

    Je, gjeniu i kombit shqiptarë. Nuk kam cka të them më shumë për z. Arben Duka. Jetë e shëndet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*