Përse Berisha po sulmon policinë

Nga Përparim Halili May 17, 2014 13:41

Përse Berisha po sulmon policinë

Kryeministri Edi Rama, në takimin e me strukturat e policisë së shtetit, i dha publikisht këtë mesazh policisë dhe shoqërisë shqiptare: – Policia nuk do të jetë më në kthetrat e mafies, paaftësië dhe klientelizmit politik e krimit, por në luftë kundër tij. Përballë këtij qëndrimi garantues të kryeministrit Edi Rama, kundër drejtuesve të policisë është pozicionuar me sulme intensive, ish-kryeministri i deri 23 qershorit 2013. Përse?

Edhe pse policia e shtetit ka ndryshuar dukshëm, duke mos qenë më ajo “vegla qorre”, “dora dhe dadoja” e krimit të 8 viteve të ish-pushtetit “Berisha”, Sali Berisha i është vërsulur policisë me histeri të shfrenuar. Prej 8 muajsh, në opozitarizmin “jashtëqitje” rrugaçërore e mendore, ish-kryeministri Berisha nuk ka mbetur asnjë ditë pa bërë mallkime, sharrje, shpifje, baltosje, presione e kërcënime ndaj policisë së shtetit, me objekt sulmi ministrin Tahiri. Në 8 muajt e qeverisjes “Rama”, kreu i familjes kryesore mafioze shqiptare e rajonale “Espinoza” Sali Berisha, 90% të sulmeve të tij kundër qeverisë, i ka përqëndruar vetëm tek policia e shtetit. Ky sulm pa fakte e pa etikë nuk është “lajthitje” prej plaku të rrjedhur nga trutë, por është synim për të tulatur policinë, për ta demotivuar e larguar atë nga lufta kundër krimit, për të ç’orientuar drejtimin programor politik e profesional të saj.

Pse? Sepse policia policia po i hap Saliut disa “telashe”, disa “plagë të vjetra” nga ish-qeverisja. Po i prish disa “punë”, që në 8 vite i bënte nëpërmjet përdorimit të saj. Aq banalisht e përdori policinë Sali Berisha,  sa e mobilizonte për të shoqëruar me blinda e eskorta speciale, kronikat e inagurimeve false e komike dhe kronikat e piknikëve luksozë që bënte me mbesat e nipërit në male. Aq në mëyrë komike e përdori policinë, sa njësitë special i përdorte për garat e tij groteske rekord bortëror në not e ngjitje malesh. Aq kriminalisht e përdori Sali Berisha, sa trafikantë të llojit Damir Fazllic, i priste, shoqëronte e përcillte me drejtues të lartë policie e eskorta speciale, nëpër aeroporte e rezidenca qeveritare.

Prej 8 muajsh, as Saliu nuk e përdor dot më policinë e shtetit sipas interesave të tij e të botës së krimit, as krimi nuk e ka më në dispozicion policinë për t’u mbrojtur, informuar e shpëtuar prej ligjit.  Policia po mbyll “korridoret” dhe “tunelet” e trafiqeve të vjetra ende në veprim prej grupeve mafioze, deklarimet e të cilëve përmendin si “dispeçeri” familjen “Berisha”, Saliun, djalin, vajzën, dhëndrin, kunatin dhe emra të botës së krimit, medies e bisnesit, pjesë e preferenciale e bizneseve të familjes së tij kriminale. Sali Berisha nuk po denoncon largimet nga policia, nga meraku për fatin e ekonomik e social të familjeve të Kuliçajt e Breçanit, por me faktin se policia “Tahiri”, i ka ç’graduar e larguar nga drejtimi i policisë, ish “komandot” e mafies shtetërore, familjare e krahinore “Berisha”, të cilët kishin uzurpuar dhe përdornin kriminalisht kupolën e policisë së shtetit në bashkëveprim me “Riformatot” e krimeve.

Nga Përparim Halili May 17, 2014 13:41
Komento

17 Komente

  1. dajti May 17, 14:13

    I lumte policise, ministrit Tahiri dhe Edi Rames qe po ja ngushtojne lakun ketij shpellari, i cili tashme ka hyre ne histori si njeriu me i URRYER i shqiptareve. Ne krahasim me te figurat e zogut, esat pashe toptanit duken demokratike. Eshte me i keq edhe se enver hoxha per kohen kur jeton. Na vjen ndoht qe me taksat tona mbajme nje grup terroristesh si pd-ja.

    Reply to this comment
  2. shelegura May 17, 14:42

    te pergezoj gazeta dita ,
    policise bravo iqofte ,por duhet te shtrihet gazetaria ne disa gjera me te renda se avjoni dhe droga ,si nuk lexova nje shkrim nga asnje gazetar ,per fjalet e jozefines qe u shpre se votuan qelbesirat qe permbysen sali berishen kjo fjale e kesaj faqe zeze eshte me rende se avjoni.
    jozi ileshit diet cfare eshte por gazetaria duhet ta kish trajtuar si mendesi e partise demokratike ose p,d,kriminele ,njemilion gjelbesirat e votuseve permbysen keta kriminel ,

    Reply to this comment
  3. alfa May 17, 19:44

    Nje artikull i shkelqyer ! Ja pse Berisha eshte terbuar !? Ja pse kapobande i droges mallkon
    cdo dite e cdo ore policine , e cila gjithenje e me shume po i mbyll korridoret drogaxhinjeve
    me ”godfather-in ” Berishovicin !

    Reply to this comment
  4. fat man May 18, 00:45

    Daj Berisha eshte njesh me Daj Fazllicin e femijeve te tij. Edi Rama dhe Ilir Kokekatrori qe vjel qershi ne vend te gureve ne Skrapar, me Kokemadhen Kryemadhi e kane vene krimiminelin Berisha ne krye te oxhakut, qe po drejton shtetin e shqiptareve te drejtuar nga opozita e majte ne pushtet. Te fala 1 milion votuesve shqiptar te tradhetuar dhe te perulur,, qe pa asnje lloj anestezie po u heqin trurin dhe po i perdhunojne cdo dite .

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi May 18, 01:36

    Sakt,shkurt dhe qartë z. Përparim! Shkrimi eshte bindes ne arsyetimin themelor “pse espioza sali shpellar berisha” and co, sulmojne,njollosin dhe demotivojne policinë shqiptare!? Pse-ne e kuptojne te gjithe shqiptaret. Ky shkrim i ndihmon edhe ata pak qe nuk e kane kuptuar? Nderime autor!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi May 18, 01:38

    @@@ Sakt,shkurt dhe qartë z. Përparim! Shkrimi eshte bindes ne arsyetimin themelor “pse espioza sali shpellar berisha” and co, sulmojne,njollosin dhe demotivojne policinë shqiptare!? Pse-ne e kuptojne te gjithe shqiptaret. Ky shkrim i ndihmon edhe ata pak qe nuk e kane kuptuar? Nderime autor!

    Reply to this comment
  7. Tradita May 18, 03:54

    Nuk mund te mbulohet deshtimi spektakolar i kesaj qeverije me budallalliqe te tilla kalamajsh.
    Policia deshton sepse ishin Rama e Saimir Tahiri qe e sulmuan me te gjithe fundrrinat e Shqiperise Policine e Shtetit me 21janar . Kurre nje Minister nuk perfaqwson policine e shtetit vetem ne mendesite e enveristeve.

    Reply to this comment
  8. Temo May 18, 08:21

    I lumt Rames e Tahiri qe po e ngren dita-dites policin e shtetit,megjithse ka akoma polic PD-ist midis tyre dhe duhet vigjiluar siç thot populli:”Beso e kontrollo”.Drejtori perg.Didi duhet te dal me shpesh te denoncoi krimet dhe ti japi me shume kurajo policise,ndersa ministri sa me pak duhet te ekspozohet pasi eshte figure politike.Komisariatete e rretheve te bejna zap teritorin e tyre dhe,mandej te gjithe s’bashku ti turren Lazaratit duke rritur imazhin e tyre dhe vendit.

    Reply to this comment
  9. LORA May 18, 09:45

    Sa me shume e sulmon Policine ,aq me shume demostron tmerrin qe po e perpin ,dal-ngadale, ne cdo dite te perendise qe pason vullnetin e shenjterur te 23 qershorit.
    Policia e Shtetit po na deshmon perdite se po i afrohet kryerjes ,me korrektesi,te detyrave te veta kushtetuese.

    Reply to this comment
    • N-VJOSA May 18, 10:48

      Pergezime Autorit te ketij shkrimi!
      Eshte shume e qarte pse e sulmon Saliu Policine!…
      Por policia nuk eshte as e Saliu as e Rames!…
      Eshte nje Turp te sulmohet keshtu organi qe eshte ngritur te ruaje Qetesine dhe Sigurin e Popullit shqiptar!
      Vetm ne Shqiperi ndodh keshtu qe nje Politikan Kriminel, per te fshehur Krimet e tij, qe tashme i di mbare Opinioni i gjere, Krimineli dhe Hajduti sulmon Policine e Shtetit!….
      Pergezime Policis shqiptare dhe Ministrit, te cilet per nje kohe fare te shkurter i kane dhen Krimit goditje spektakolare!
      Saimir Tahiri, Drejtori Didi dhe te tjere po bejne nje pune te mrekullueshme!
      Me sa duket ne polici kaner ardhur te tilla shqiponja, qe nuk u trembet syri, jane ustallare te vertete, tmerri i krimineleve dhe hajduteris!

      Reply to this comment
  10. doktori May 18, 11:13

    KE LEN BERISHA PA SULMUAR PER PUSHTET ,BERISHA PER PUSHTET SHET CFAR I DEL PERPARA DHE PA VESHTIRSI VRET NE MES TE NATES DHE GJATE DITES MER PJESE NE FUNERALE,DHE PATURPESIA ME E MADHE E TIJ ESHTE KUR SHPREHET SE THOTE QE JAM SHUME I GEZUUEME QE MAR PJESE NE FUNERALIN TUJE POR NUK DUA QE TE ZGJATEM NE BEMAT E BERISHES LE TE MEREN HISTORIANET E TIJ SE ATA E NJOHIN ME MIRE SE KUSHDO TJETER, TE ME FALIN LEXUESIT E SHUMTE,POR KUR SHIKON QE VENDI YT CDO DITE QE KALON DHE VARFEROET GNA HORRA SI BERISHA,META ,FLAMURI ,JOZI,RIDVANI LULI ,RISTANI LISTA ESHTE SHUME GJATE SAQE NETE DIMRI PER TU SHUMFISHUR EMRAT E VAMPIREVE SHQIPTARE DHE DO TA MBYLL ME SHPREHJEN E NDRITUR SHQIPTAR ZGJOHUNI NGA GJUMI SA NUK VONE.

    Reply to this comment
  11. Vlora May 18, 13:26

    Pergezim per artikullin.Te gjitha jane te verteta te sakta edhe ka edhe shume me shume.
    Policia eshte perdorur per trafikun e naftes.Policia ka ariture te vrasin njeri tjetrin,si ne rastin Dajti ku personi i fundit nuk behet i diture se cil eshte dhe kush e morri canten me leke.
    Banditet e Saliut leviznin me makina lluksose me targa te huaja kryesisht Angleze te armatosur,
    pa asnje lloje dekumenti,dhe me e keqja nderoheshin nga policet rrugor kurre kalonin.
    Tani ata nuk munde te levizin me as me keto makina,as me te armatosure dhe nuk munde ti dalin ne mbrojtje me familjes Berisha.
    Ky eshte terbimi i tij.Ai tani e ndjen veten te mbytur dhe dihet i mbyturi te mbyte.
    Prandaj tani Ministri ,Policia e Shtetit duhete te jene vigjilent qe cdo lloje provokacioni politik
    ti pergjigjen me argumenta prova dhe fakte profesionale te pa kundershtueshme,nga opinioni i shendoshe publik.Se ata tani e perserise edhe njehere jane te mbyture.
    Dhe n.q.se ne Shqiperi do te kishte drejtesi ata do te ishin tashme ne Burrge duke vuajtur denimin per Gerdecin,Trafikun e Droges,21-Janarin.Kontrabanden e armeve.Shitjen e ujrave detare.Vjedhjet e pasurise se shtetit duke prishur, shitur e masakruar c’do asete te shtetit .Duke shkatruar pyje,lumenje dete,toke buqsore por edhe ajrin.

    Reply to this comment
  12. pelivan May 18, 14:32

    JO O SAL,NUK KE NGA MBAN!

    “… O Sal,po te priten fijet…
    ( T’u qas gozhda,nden thember!)
    Ndaj dhe si gjarper perdridhesh,
    Tmerri,po te fle ne zemer…

    T’a shoh litarin ne gryke…
    T’a shoh zemren bere bore!
    Se, nyjen lidhur ne fyt!
    E ke lidh, me tenden dore…

    Dhe je ende mbi karrike…
    T’i shoh syt zgurdulluar!
    I teri ne ethe frike,
    i teri i cburreruar!…

    Dhe ashtu do rrish gjat…
    Mbi karriken tende, Neme!
    Sepse ti,o pergjerat…
    nuk je burr, t’a shtysh me kembe!.

    Por dhe ne,nuk te ndihmojme!
    Do te lem ashtu,tramaksur…
    Vdekjen per ty,nuk e ftojme,
    Qofsh keshtu, gjithnje pataksur…

    Reply to this comment
  13. Per Paqen ne Shqiperi May 18, 17:07

    Serbise nuk i intereson forcimi i shtetit Shqiptar, ky po ben detyrat e rastit.

    Reply to this comment
  14. Pac Martini May 18, 22:23

    Saliu sulmon per tu mbrojtur , por harron se sulmin e kane ne dore nje milion shuplakat kunder zollumeve te Saliut qe duhet te sulmojne më me shpejtesi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*