Përse “Black Friday” mban këtë emër?

November 23, 2018 11:58

Përse “Black Friday” mban këtë emër?

“Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falenderimeve. Emrin e ka marre si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna.

Në të gjithë botën kjo shënohet si ditë e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme.

Departamenti i policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar. Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum, por nuk është emër përkëdhelie për ta. E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri.  Zakonisht shkakton trafik makinash, por dhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh.

Që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve bursa ra me 11%. Prandaj pronaret dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund ti blinin me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

l.h/ dita

November 23, 2018 11:58
Komento

2 Komente

  1. balance sheet November 24, 00:04

    tjeterkund thuhet se Black Friday e ka emrin prej Balance Sheet (pasqyrat e kontabilitetit). Sepse prej shitjeve te shumta kete dite shifra e fitimit total ne fund te dites eshte pozitive dhe kjo shkruhet ne ngjyre te zeze, ne ndryshim nga kur totali del me humbje dhe shifra ne ket rast shkruhet me te kuqe

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana November 25, 03:32

    Po ne shqip pse eshte thene gjithmone ‘e premtja e zeze’ dhe s’ka asnje lidhje me shitjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim