Përse bota po heq dorë nga pipëzat plastike?

September 12, 2018 16:53

Përse bota po heq dorë nga pipëzat plastike?

Në fillim të korrikut, Seattle u kthye në qytetin më të madh të SHBA- ve që refuzoi përdorimin e pipëzave plastike. Por nuk qe i vetmi.

Starbucks ka në plan të heqë dorë përfundimisht nga pipëzat në vitin 2020, ndërkohë që McDonald ka raportuar se do të heqë nga qarkullimi përdorimin e pipëzave në restorantet në Irlandë dhe Britani e Bashkuar.

Po kështu, Alaska Airlines do të jetë linja e parë ajrore e cila do të bllokojë përdorimin e pipëzave.

Por, për ç’arsye po ndodh e gjitha kjo?

Vendimet e mësipërme kanë ardhur si pasojë e një thirrjeje publike për refuzimin e këtij produkti, në dukje tepër i parëndësishëm, por që ia del të dëmtojë oqeanet dita ditës.

Vetëm në SHBA përdoren çdo ditë plot 500 milionë pipëza. Një studim i publikuar në fillim të këtij viti vlerësoi se rreth 8.3 miliardë pipëza plastike ndotin plazhet kudo nëpër botë.

Përveç kësaj, një nga arsyet përse po insistohet kaq shumë në zhdukjen e pipëzave është fakti që mund t’ia dilni fare lehtë edhe pa to, pa pasur ndryshime drastike në jetë. Ndaj herën tjetër kur të dëshironi një të tillë, mendojeni dy herë.

Mendoni këtë:           ose këtë 

September 12, 2018 16:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*