Përse çdokush duhet të bashkohet me protestën e studentëve?

December 16, 2018 15:50

Përse çdokush duhet të bashkohet me protestën e studentëve?

E kuptoj frikën e politizimit të protestës. Aq më shumë kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Atje protestat janë orkestruar prej spiunëve të politikës shqiptare. E të them të drejtën, në fillim unë kam qenë kundra pjesëmarrjes masive përkrah studentëve. Mirëpo studentët po injorohen. Po tallen prej qeverisë aktuale por edhe partive politike opozitare të cilat po përpiqen të thithin pa e merituar aspak shkëlqimin moral të studentëve. Mirëpo tek e fundit që të gjithë jemi prindër. Nuk ka prind në botë që të mos dojë një arsim dinjitoz për fëmijën e tij. Nën këtë prizëm çdo prind shqiptar duhet t’i bashkohet urgjentisht kërkesave të studentëve. Këtu nuk kemi kërkesa të ngjyrosura me ideologji politike. Nuk kemi të bëjmë me vizione të reja ose jo politike. Jo!

U bëj thirrje prindërve shqiptarë që të braktisin djepet e partive politike e të derdhen në rrugë. Të marrin për krahu edhe ata studentë që deri dje nuk kanë guxuar të bëhen pjesë e protestave 12 ditore. Ta bëjnë këtë jo për hatrin tim, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të bashkohen jo vetëm prindërit që kanë fëmijë studentë por edhe ata që kanë fëmijë të mitur, pa përjashtuar edhe beqarët. Nëse nuk e bëni këtë ju do të shndërroheni në kalë troje të bijve tuaj. Ju do të bëheni tutorët e së ardhmes së fëmijëve tuaj. Nuk dua t’ju shoh që të qani nësër-pasnesër nëpër  aeroporte e porte anijesh teksa merrni lamtumirë prej bijve tuaj. Jo! Nuk duhet të derdhni asnjë kokërr loti. Hidhërimi juaj do të jetë produkti më hipokrit që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë.  As mos guxoni që t’i telefononi bijtë e juaj të rritur! Sepse për shkak të pabesisë, oportunizmit  tuaj ata morën dhenë nën qiejt e Evropës  ashtu si edhe dhjetëra breza të tjerë shqiptarësh. Jo! Nëse ju nuk i përkrahni bijtë e juaj SOT, ju në sytë e mij JU NUK jeni më prindër. Prindëria juaj do të justifikohet vetëm me atë frikën që ka çdo qenie njerëzore që të mos zhduket. Ju bëtë seks, u kënaqet duke e mbushur vaginën me farën tuaj dhe kaq. Ju vetëm se keni meritë që nuk u zhdukët. Mirëpo mbrapa krahëve tuaj ju latë disa fëmijë që edhe i syrgjynosët me duart e juaja. Për mua, atëherë ju do të jeni më fajtorë se vetë politika kriminale shqiptare që ka si qëllim që Shqipëria të banohet vetëm prej idiotëve dhe puthadorësve.

Prindër shqiptarë. Ngrihuni përkrah bijve tuaj sa nuk është vonë. Zbytheni frikën e persekutimit prej partisë politike shqiptare që ju punësoi apo pasuroi. Përndryshe thënien e famshme të Konicës unë do ta transformoja duke thënë:

Shqipëria ekziston prej frikës së prindërve që të mos zhduket.

Shqipëria u zbraz prej prindërve që tradhtuan bijtë e tyre.

Shqipëria do të mbijetojë vetëm prej prindërve që dashuruan bijtë e tyre skllevër/idiotë!!

Rezart Palluqi – Holandë, dhjetor 2018

December 16, 2018 15:50
Komento

12 Komente

  1. Glaukias December 16, 16:48

    Hipokrizia në kulmin e vetë. Një thirrje për shpëtimin e Shqipërisë, nga një shqiptar që jeton në Hollandë. Pse ikët ju z.Palluqe, në Hollandë ?

    Reply to this comment
  2. Jani December 16, 17:02

    Palluqe te ka zene era e hashashit. Ti qe ne pamje nuk te ben te ndjekesh nje kauze. Ik lale se dhe ti kishe ngel pa shkrujt ,paskan firu gazetaret e dita.

    Reply to this comment
  3. Leon Rrapini December 16, 17:14

    Qenke komplete anti procesit demokratik te shtetit, Zoti Palluqi. Je nga ata femije, qe, kur e ndjejne veten te rritur i therasin te atit: “Eja, baba, te te tregoje ku jane arat ne Mal”.. Levizjet studentore kur kerkojne ndryshime per ndryshime qe behen nga Parlamenti qe duhet te korigjojne edhe kushtetuten, jane altoparlant i nje force te panjhur destabilizuese per mjegull dhe te dale me parrullen per shperndarjen e mjeglles dhe nxjerrjen e Diellit.

    Reply to this comment
  4. qytetar December 16, 18:20

    Cna lodhet koken me keta injorante.

    Reply to this comment
  5. LORA December 16, 18:28

    Ky ,palluqja,qenka psikopat.

    Reply to this comment
  6. As December 16, 18:30

    Gazeta Dita, me vjen keq per shkrime te tilla idjotesh noterik qe botoni duke harxhuar kohen tone te vyer. Ju lutem shume te jini me racional.
    Jo c’do shkrim eshte me vlere, hiqni dore nga hapsira e lire per c’do idiot si ky palluqi

    Reply to this comment
  7. ta theme dhe une nje llaf December 16, 19:26

    Po kete Rezart Palluqin, paska dhe nje mbiemer te çuditeshem, ku e gjeti gazeta Dita. Mos u merrni me idiota apo u botoni shkrime per kiklime. Dhe ku eshte: ne Holande , atje ku perfaqesuesi opozites shqiptare ka familjen e tij qe e ka fshire neneshtetesine shqiptar! Keta jane ata qe flasin shqip , por jane bastarde. Studentet te tregojne eproret e tyre organizues, te dialogojne me qeverine jo vetem per sot por dhe per neser e te shkojne neper shtepira. Mos te merren me palluqer e altingoxhaj e salilushaj. Studentet jane te pa sinqerte, me mungese serioziteti, por tregohen dhe pa edukaten me minimale qe kjo i ben te paperfillshem per shoqerine e emancipuar dhe jo bastardet.

    Reply to this comment
  8. Iliri December 16, 19:42

    Ti Rezart po ben thirrje nga Hollanda qe jo vetem studentet por i gjithe populli te ngrihet kunder e te marr hak per padrejtesite qe po u behet.Ti je shqiptar si gjithe ne.Nuk e di sa here vjen ne Shqiperi dhe si e sheh ti Shqiperine por te ndersesh e te mbjellesh ndjenjen e urrejtjes kam bindjen ose nuk e njeh realitetin ose ndjenja e urrejtjes ti ka mbyllur syte dhe mendja nuk ta ben kalkulimim e rregullt.Ne qe jemi ketu e prekim c’do dite situaten dhe jetojme me te.Kemi dhimbje por kemi edhe gezime qe i ndajme bashke.Qe ka probleme kete e dijme te gjithe ne ,por mos harrojme qe vendi yne la ecur shume perpara.Nen qeverisjen e njeres ngjyre politike apo tjetres gjykimin me te mire e bejme ne ,kur them ne flas per te gjithe shqipetaret qe jetojme ketu.Jo se ju qe jetoni diku tjeter jashte Shqiperise nuk e keni kete te drejte,por ne ballafaqohemi perdite me realitetin Shqipetar.Analizen e qeverisjes se c’do qeverije e bejme ne duke e vendosur me anen e votes se lire se kush parti duhet te beje qeverisjen dhe kjo sigurisht nepermjet parlamentit.Aty eshte beteja aty behen debatet dhe ndermjet debateve zhvillohet nje vend.Kush i shmanget kesaj rruge ben veprime te gabuara ligjore.Te lexosh me vemendje shkrimin tend ,ti ben shume gabime ideore.Ti fut urrejtjen ne famlije duke i etiketuar prinderit si te papergjegjshem per pjellen e tyre edhe duke i ofenduar qe kush nuk mbeshtet protestat stundentore nuk eshte nje prind i mire.Nuk e di qe ke femije apo jo (ose i ke braktisur) dhe mua me duket qe ti duhet te kesh ose ke kaluar nje traume familjare.Femijet e tu ma ha mendja qe turperohen me gjuhen tende bastarde dhe pa piken e etikes.Femijet tane studente shume shpejt do ta kuptojne se vetem gjuha e dialogut eshte mynyra me demokratike e zgjidhjes se problemit.Mjaft me udhezimet e tipit si ty Rezart qe mbjell urrejtjen ne popull.Ne mjaft e kemi luftuar vet vehten duke djegur c’do gje qe kemi bere.

    Reply to this comment
  9. Lala December 16, 20:07

    Rezart Palluqi:
    E ka bere kete shkrim ose:
    1-NEN NDIKIMIN E DROGES
    2-KA PASUR NJE DRAME TE FORTE FAMILJARE(dakort me konstatimin e ILIRIT)
    3-ESHTE I SEMURE PSIQIK.
    JAM I MENDIMIT QE PRINDERIT I KANE VDEKUR PRANDAJ NUK I VJEN TURP ME ZHARGONIN E TIJ TE FJALEVE MBI NJGJIZJEN S E NJE FEMIJE.
    Idiotizma

    Reply to this comment
  10. Mandi December 16, 21:01

    Po palluqja nuk ka as shkolle dhe ne jeten e vet nuk ka qene asnjehere student. Te mesme naten ka i ziu palluqe. Ndaj mos e merrni seriozisht. Kaq

    Reply to this comment
  11. Lala December 16, 21:46

    Mandi e njeh mire kete Rizart Palluqja?
    Eshte ne rregull nga ana psiqike.Ky thote qe jeton ne Hollande.A eshte e mundur qe Hollanda te pranoje te jetosh edhe pse funksonimi i truve nuk eshte normal ?

    Reply to this comment
  12. Namazgjaja December 16, 23:22

    Ik kam bere nje kerkese Taulant Mukes qe si dedektiv dipllomash te ma bej te mundur dergimin e CV mjeksore te te ketij personi qe thote jam me banim ne Hollande dhe per mendimin tim ka mungesa te theksuara te intelektit psiqik.Ishallah vjen neser ne Tirane qe te ma argumentoj pse duhet te dalim ne protest.Ne ore 8:30 deri ne oren 9::00 po e pres tek Taiwani per kafe ,jam ke salla djadhtas perballe banakut me nje leter te vogel ku shkruhet “Namazgjaja”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim