Përse çirret dhe bërtet Berisha

February 28, 2018 18:40

Përse çirret dhe bërtet Berisha

Prof. Dr. Ago Nezha

Tashmë është e njohur për publikun e gjerë filozofia e Berishës, kur ndodhet para situatave kritike që vënë në diskutim personalitetin e tij. Sa herë që është në siklet e shohim që turfullon, bërtet, shan, akuzon dhe si i marrë para kamerave nuk pushon, si megafon. Ky është stili i veçantë që e dallon dhe identifikon me portretin e tij moral, social dhe politik. Është mjeshtër i manipulimit të fjalës, i transformimit të ngjarjeve dhe shtrembërimit të vërtetave në favor të tij, që si askush tjetër di ti modeloj, moderoj dhe përpunoj për të mbuluar bëmat e tija të mbrapshta. Kjo aftësi prej kameleoni, e ka bërë të mundur që Ai, si askush tjetër të kapërcejë shumë akte kriminale, korrupsioni dhe antikombëtare, siç është rasti i marrëveshjes së detit që i dhuroi Greqisë, 350 km det.

Është paradoks të mendosh se autori i firmosjes së marrëveshjes famëkeqe të detit me Greqinë në vitin 2009, ndihet tepër i shqetësuar dhe i alarmuar se mos bëhen pazare në favor të shtetit fqinjë. Dihet publikisht se në rast se marrëveshja e detit e 2009, nuk do ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese, sot ky problem ishte i mbyllur dhe nuk kishte më vend për diskutim. Menjëherë sa filluan bisedimet midis dy ministrave të jashtëm Greqi-Shqipëri, të parët që reaguan fuqishëm ishin krerët e Partisë Demokratike, dy demonët e detit, Berisha-Basha.

Kjo ironi therëse të kujton shprehjen hajduti thërret kapeni hajdutin. Zhurmnaja nuk mbaroi me kaq. Ata, filluan të trillojnë e akuzojnë se negociatorët po fshihen dhe marrëveshja nuk po i bëhet transparente forcave politike dhe publikut. Kur ky karem që po kapeshin fort pas tij, u konsumua me zbardhjen  e 12 emrave negociatorë që ministri Bushati, ja përcolli Presidentit Meta. Atëhere “patriotit” Berisha, ju desh të hap një front të ri sulmi dhe akuze ndaj njërit prej anëtarëve të grupit negociator, Kolonel Artur Meçollarit. Alarmi publik i Berishës ndajKolonel Meçollarit tregon se është në krizë të rëndë morale dhe kërkon hakmarrje ndaj atyre aktorëve që i kanë prishur planet në qokën e detit ndaj Greqisë. Sjellja me arrogancë mediatike e Berishës ndaj Meçollarit nuk është ndonjë risi për opinionin publik. Ai, sa herë që cenohet në strategjinë e tij të mbrapsht, trillon, improvizon dhe akuzon me një fantazi të pashoqe psikopatie.  Shpifja e tij e radhës është se Kolonel Artur Meçollari është “ spiun dhe agjent i të huajve”.

Kjo ngjan me atë sentencën popullore se: “ Një i marrë hedh një gur në lumë dhe duhen qindra të mençur ta nxjerrin prej lumit”.  Kjo është një histori e njohur, se i janë prekur interesat Berishës jo vetëm në marrëveshjen e detit, por edhe në pazaret e pista me Fazlliçin për privatizimin e bazës së Bisht Pallës në Durrës, ku pengesë dhe planprishës ka qenë kolonel Meçollari. Hakmarrja dhe kundër sulmi, është një cilësi dhe armë e fuqishme që Berisha e ka treguar në shumë raste, që di ta luaj mirë dhe ka qenë i suksesshëm se ka korruptuar prokurorë, kryeprokuror, gjykatës dhe faktorin politik që e ka pasur nën diktat. Kolonel Artur Meçollari, që është një kuadër ushtarak me integritet moral dhe profesional, nuk është shqetësuar dhe as ka reaguar ndaj stisjeve dhe shpifjeve të mjeshtrit Berisha.

Karriera e tij ushtarake ka qenë dhe është tepër e suksesshme në të gjitha postet dhe detyrat që ka kryer në shërbimin ushtarak. Këtë aktivitet të pasur nuk e pohon personalisht Ai, por e përligj institucioni që e mbulon, Ministria e Mbrojtjes, që reagoi edhe nëpërmjet zëvendës ministrit Petro Koçi, që  provon dhe argumenton se kolonel Meçollari, është një kuadër me kontribute, që sot është pjesë e forcave të NATO-s në Afganistan.

Ajo që ka marrë përsipër Berisha është të pengoj me çdo mjet realizimin e marrëveshjes së detit me Greqinë ,që kjo të ndikojë dhe në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, që të interpretohet si një dështim i mazhorancës dhe sukses i opozitës. Veprimet e tija djallëzore, janë të menduara e përpiluara mirë dhe me largpamësi e strategji për tu realizuar me të gjitha format dhe mjetet që ekzistojnë.

Pasi i mbolli dhe manipuloi shpifjet në opinionin mediatik, e sheh me dëshpërim se dështoi në realizimin e objektivit të tij final. Shpresa dhe përpjekjet e fundit të Berishës kanë mbetur në besimin që ka te Presidenti Meta, se ai do ta pengoj procesin e marrëveshjes së detit me Greqinë dhe do favorizoi versionin okult që i ka serviur Berisha, si i besuari dhe i privilegjuari i tij, siç e ka deklaruar edhe vetë Meta. Me diplomacinë e tij djallëzore, i thur lavde dhe i bën komplimente Presidentit Meta, se nuk do ta lejoj të realizohet marrëveshja e detit, që sipas Berishës mund ti futë në sherre e kontradikta të parikuperueshme dy vendet tona. Por Presidenti Meta, është para dy alternativave për zgjidhje.

Alternativa institucionale për ti dhënë rrugë marrëveshjes së detit me Greqinë dhe alternativës  oportuniste me Berishën për ta penguar atë. Përgjigja do jetë në dorën e Presidentit Meta, që dihet se ai nuk do luaj me integritetin e tij institucional.

 

February 28, 2018 18:40
Komento

2 Komente

  1. alphade March 5, 02:57

    Zoti Ago ! Pershendetje per artikullin ! Analize e mire dhe
    e argumentuar duke perdorur epitetet qe Monstra e Vici-
    dolit i ka ne karakterin e tij demoniak. Menyra si erdhi ne
    pushtet permes agjenturave te lidhura me UDB-n e Millo-
    shevicit – elezbiberajt e deri te reaksioni brendeshem
    deshmon per jetegjatesine e tij ne pushtet deri me sot. Ata forca qe e sollen ne pushtet ne fillimin e viteve 90 ,
    po keto forca te errta e mbajne edhe sot ne pushtet, me
    qellimin e vetem: shkaterrimin e Shqiperise. Fale SHBA
    qe Shqiperia i shpetoi gjemes berishiane dhe cakejve
    fqinj qofte nga Veriu apo Jugu. Ju zoti Ago bete analizuat
    vetem ceshtjen e parafundit : DETIN : por dihet se cudia
    shqiptare zgjat vec tre dit, dita e katert eshte nje : ” altro
    giorno” . Dy ditet e fundit Berishes i doli papritur nje ndo-
    dhi e re : 613 kg. kokaine e paster e cilesise se larte,me
    nje cmim 180 milion Euro !!! Cili eshte pronari i kontenie-
    reve qe solli drogen ne Durres ? Bash miqt besnike e krushq : Kulicet dhe Lushnjat ? Gjithe opinioni publik
    shqiptar i njohin mire tropojanet Kulice,ish- zv. drejtori i
    policise se Tiranes ,pjesemarres direkt i Gerdecit,21 Ja-
    rit,tmerri i Tiranes. Te gjutha ” bemat ” e gjemat i bente ne
    emer te Berishes..E pabesueshme,por e veetete : Beri-
    sha,ashtu sic lau duart me LLallen ,si ” Pons Pilati me Jezu Krishtin,edhe tani perpiqet te laje duart me Kulicajt,
    duke u hedhur ne sulmin e pashprese donkishotian kun-
    der Edi Rames duke i atribuar kokainen gjoja sikur Edi
    dhe vellai i tij Olsi ka bashkepunuar me Kulicajt per te
    sjelle kokainen ne Shqiperi ! Me djallezor se sa ky njeri
    nuk mund te gjesh ne Glob. Djallezori Berisha gjithecka
    qe ben vete kur zbulohen mbrapeshtite e tij ia hedh kun-
    dershtareve te tij politike apo jo politike.Mjafton qe ta
    kete kundershtar ka borxh te sajoi gjerat me te pabesu-
    eshte shpifjes,sajesaj,genjeshtrash sa edhe priftin mund
    ta beje me barre.Kerkon te formoje opinion me rruget me
    makiavelike te mundeshme.
    Por Saliut i duhet thene vetem nje gje : llap e lih sa te
    duash Sali : Amerika i di te gjitha : shqiptaret mund t’i
    genjesh por jo Ameriken ,ate kurre s’e genjen.verdikti
    i popullit shqiptar eshte afer.Ka kapercyer pragun e Shte-
    pise,ate qe quhet Shqiperi.Po vjen dita ku do te perba-
    llesh me drejtesine dhe ky moment do te shenoje fundin
    tend , Ti do te damkosesh me vulen e TRADHTISE se
    MADHE qe shqiptaret s’e kane pare kurre deri me sot.
    Duhet te ndjehesh i lumtur qe do te mbyllin ne REC sepse Ti ne token shqiptare,ne trojet e kombit shqiptar
    nuk do te mundesh te shetisesh lirisht si te gjithe shqip-
    taret qe me femite e tyre gezojne ne rruget e Shqiperise.
    Ti dhe familja jote vetem ne stepat e Siberise mund te
    gjesh qetesine por jo ne token Shqiptare. Makbethi me
    Ledin kurre nuk gjeten qetesi deri ne vdekje ! Krimet tuaja
    do te ndjekin nga pas deri ne vdekje.Mallkuar ne shekuj!!

    Reply to this comment
  2. Nene Pashako Emigrante. March 8, 18:35

    Me te lumte koentuesi “Alkade”.Po deri kur akoma me te…gjalle…
    NENE Pashako.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*