Përse do votoj zonjën Merkel

September 24, 2017 12:59

Përse do votoj zonjën Merkel

 

Bedri Islami

Sot në të gjithë shtetin gjerman janë zgjedhjet e reja parlamentare. Dhjetëra milionë njerëz, mes të cilëve edhe disa milionë të huaj të cilët kanë tashmë nënshtetësinë gjermane, qetësisht kanë të drejtë të përcaktojnë qeverisjen e ardhshme. Njëri prej tyre, me dy nënshtetësi, të vendit tim, Shqipërisë, dhe të shtetit gjerman, prej më shumë se 15 viteve, jam edhe unë.

Në të gjitha zgjedhjet e shkuara jam menduar gjatë për votën time: do ishte ajo, sado e parëndësishme, për socialdemokratët gjermanë, bindjet e të cilëve janë shumë pranë bindjeve të mia, apo për kristiandemokratët, të cilët duken më të ftohtë ndaj të huajve, më të rezervuar dhe disi më të largët. Ka qenë një dilemë për shumë të huaj të gjermanizuar për nga nënshtetësia, pasi rrjedha e jetës së tyre shpesh herë ka ndryshuar nga vendimi që kanë marrë për nënshtetësinë e tyre, por edhe për përcaktimin e tyre politik.

Nga njëra anë ka qenë gjithnjë SPD, partia më e vjetër gjermane në skenën aktuale politike, krijuar për herë të parë në një qytet pranë vendit ku jetoj, quhet Esslingen, e përndjekur mizorisht nga e djathta ekstreme e nazizmit dhe shpresë për një rimëkëmbje shpirtërore gjermane, që ishte , dhe është, shumë më tolerante ndaj të huajve, qëndrimit të tyre dhe punësimit.

Nga ana tjetër një parti e fortë politikisht, që vazhdon të ketë në thelbin e saj trinomin, shtet – ekonomi- familje, CDU, përmes së cilës ka ndodhur ringritja ekonomike gjermane, që nga shëmbëlltyra e parë e pasluftës, Konrad Adenauer, njeriu që mori përsipër të drejtonte një shtet që kishte damkën e mizorit dhe kur shumë gjermanë nuk e ndjenin veten mirë, pikërisht sepse ishin të tillë.

Jam luhatur mes dy zgjedhjeve, megjithëse tani në skenën politike gjermane lëvizin e shpeshherë vendosin disa parti të vogla, që janë bërë tradicionale, dhe që, duke e zhvendosur balancën e tyre politike herë nga e majta, e herë nga e djathta, rëndojnë mbi peshën që bartin forcat e mëdha politike, aq sa të jenë edhe përcaktuese në disa fusha.

 

Nuk është fjala për tortën e partive të vogla, të cilat edhe pse janë nganjëherë tepër të vogla dhe jo vendosëse, përsëri marrin aq shumë nga torta e pushtetit, sa që e mbytin fare atë.

Ky është shtatori që nuk ndjej asnjë luhatje, asnjë. Përcaktimi është bërë prej kohe dhe, ashtu si katër vite më parë, do të rivotoj për zonjën Merkel, e cila, në mandatin e saj të katërt do të ketë të njëjtën ecuri si edhe më parë.

Përse do e votoj atë dhe cilat janë pikat e përbashkëta me atë që ndodhi në Shqipëri në 25 qershor, ku besimi i shumicës rëndoi aq fort në balancën e pushtetit, sa që e zhvendosi krejtësisht majtas?

Zonja Merkel të jep siguri. Siguria në këto momente është më e rëndësishmja. Është një botë financiare që lëviz, ku uljet e ngritjet e vlerave, sado të parëndësishme të duken, në ekonomitë e mesme, rëndojnë shumë. Askush nuk e di sigurinë që të afron kandidati i SPD-së, zoti Martin Schulz. Në të vërtetë ai është një politikan i klasit të parë, i rrahur me politikën deri në detaje dhe një njeri i shpresës së socialdemokratëve, por askush nuk e di se sa mund të jetë edhe vazhdimi i shpresës që ka ngjallur zonja Merkel në 12 vitet e saj të pushtetit. Enigma që mund të zgjidhet në katër vitet e pushtetit të zotit Schluz, nëse ai fiton, çka është thuajse e pamundur, aq sa është e pasigurtë, aq është edhe e paprovuar.

Siguria që të afron zonja Merkel është e një natyre të tillë që ndjehet edhe në jetën e përditshme gjermane. Programi i saj, i afruar për njerëzit, mes të cilave edhe ndërtimi i 1 milionë e gjysmë shtëpive të reja, rritja e ndjeshme e prodhimit bruto gjerman mbi3.5 për qind dhe kjo është përqindje gjermane, jo vetëm e saktë, por edhe e ndjeshme, një ekonomi e fortë, përmes së cilës njerëzit në këtë vend mirë dhe të sigurtë të jetojnë, mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme fuqishëm nga shteti, përmes subvencioneve, kredive të buta dhe me një përqindje interesi gati të papërfillshme, mbështetja e familjeve të reja, dhe parimi se “një Europë e fortë, do të thotë edhe një shtet gjerman i fortë”.

Vizioni i zonjës Merkel, përmes sigurisë që të afron, lëviz që nga fillesa e jetës e deri tek Bashkimi Evropian. Dhe në mesin e tyre janë njerëzit.

Në fakt të duket një program tejet social, që më shumë do i përshtatej forcave të majta, por prej shumë kohe kufijtë tradicionalë të së majtës dhe të djathtës kanë lëvizur e janë thyer.

Siguria ishte shkaku kryesor që në Shqipëri njerëzit i besuan Edi Ramës një mandat të dytë, më të fuqishëm se të parin. Duke qenë përballë dy figurave që nuk të ofronin asnjë lloj sigurie, Petrit Vasilit dhe Bashës, njëri të dukej si shtojcë e panevojshme e Metës dhe tjetri si një patericë që kishte hedhur në betejë Berisha, ishte shumë e natyrshme që njerëzit të drejtoheshin drejt Ramës. Në mes besimit dhe mosbesimit, njerëzit zgjodhën të parën.

Së dyti, Merkel është idea e vazhdimësisë në një shtet që luhatjet i ka pasur të vogla, por ndryshimet e mëdha. Të ndryshosh përmes vazhdimësisë, kjo është njëra nga arritjet më të mëdha politike e financiare të qeverisë së kancelares Merkel. Gjermania nga njëra anë ka mbetur ajo që ka qenë, tradicionale në mendimin e saj dhe në mendimin e saj për shtetin e fortë gjerman dhe besimin ndaj shtetit, e nga ana tjetër ajo ka lëvizur drejt ndryshimit.

CDU, për shembull, një forcë politike që për shumë vite ishte porta e mbyllur e të huajve, sidomos azilkërkuesve, befas, në krizën siriane u bë porta e hapur për të gjithë. Pak kush e kuptoi këtë veprim të kancelares gjermane, edhe brenda radhëve të saj, sidomos jashtë tyre, kundërshtimet ishin të mëdha. Shumë vetë besonin se politika e saj e hapjes së dyerve do të ndikonte në rritjen e një partie radikale gjermane, shfaqur kohët e fundit, AfD, Alternativa për Gjermaninë, e cila, duke u shfaqur tejet konservatore, si klasa e junkerëve të dikurshëm gjermanë, mund të përfitonte nga kjo klimë e re e politikës së kancelares gjermane.

Nuk ndodhi asgjë kaotike dhe asnjë përmbysje. Alternativa për Gjermaninë u rrit në disa lande gjermane, diku – diku u bë edhe forcë e parlamenteve të Landeve, por asnjëherë vendimtare. Duke dashur të spekullojnë me traditën, ata e kanë harruar atë që kuptoi e para zonja Merkel, që jeta klasike gjermane, tradicionale duhet të qëndrojë e fuqishme, por ndryshimi është i domosdoshëm.

Në Shqipëri, Rama duhej të ndryshonte së pari shtëpinë e tij politike, të kishte një frymëmarrje ndryshe, më moderne, por duke ruajtur atë traditë vazhdimësie që ishte krijuar prej disa viteve. Duke qenë partia më e madhe dhe më e votuar në Shqipëri, ajo e kishte t domosdoshme ndryshimin, jo thjeshtë tek ngjyra e saj përfaqësuese, që është petku i jashtëm, por tek thelbi i saj: përqasja moderne ndaj ndryshimeve që kishte domosdoshmëri vetë vendi.

Së treti, mjaft të majtë që jetojnë në shtetin gjerman, dhe që, në shumë vite, kanë përkrahur SPD, ende duke qenë anëtarë dhe përkrahës të saj, do të votojnë kancelaren Merkel. Një në dy gjermanë, sipas anketave, janë pro saj. Si mund të ndodhë kjo?

Mendimi politik është i domosdoshëm, por jo gjithnjë përcaktues. Të mirës i duhet thënë e mirë. E begatshmja duhet përkrahur. Nëse kundërshtari politik e bën një punë më mirë se sa ti, atëherë i duhet hapur rrugë dhe duhet pritur koha kur ti vetë mund ta bësh më mirë atë.

Merkel i bën punët më mirë, më saktë, përvoja e saj në administrimin e shtetit është mrekullisht e përkrahur.

Në Shqipëri ndodh ndryshe: të votosh për kundërshtarin tënd është krim politik. Megjithatë, jam i bindur se këtë e kanë bërë shumë demokratë që kanë votuar për Edi Ramën, këtë e kanë bërë edhe të paktën dy deputetë të opozitës që votuan për Gramoz Ruçin. Ne kemi një opozitë që para se të thotë punë e mbarë, të thotë plaç.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, do e votoj zonjën Merkel për lidhjet e saj të pashoqe me shtetin shqiptar, sidomos me kryeministrin e vendit tim, Ramën.

Asnjëherë më parë një kancelar gjerman nuk ka treguar këtë vëmendje për shtetin shqiptar, kurrë nuk kishte ndodhur që në parlamentin gjerman një kancelar të citojë bisedën me një kryeministër të vendit tim. Jo një herë. Vizioni i saj për Ballkanin dhe sidomos për Shqipërinë, është më i sakti i deritanishëm dhe më i domosdoshëm.

Sot, megjithëse një njeri që i takoj së majtës, votën time do e kem për një kancelare të së djathtës.

Do të ndodhë kështu edhe tek ne, por në kahun e kundërt; do të ketë shumë të djathtë që do i besojnë përsëri një drejtuesi të së majtës.

September 24, 2017 12:59
Komento

24 Komente

  1. Qinami September 24, 12:16

    SA shume ke shkru Bedri per mos
    me thene ASGJE .

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 24, 21:54

      Merkel esht kunder interesave te shqiptareve

      Ajo ben politike pro Serbise dhe kete e tregon edhe fakti se ajo po krijon Jugosllavine e re , duke e justifikuar se gjasme per badhkepunim ekonomik

      Po ca bashkepunimi ekonomik do bejne me njera tjetren Bosnja , Kosova , Shqiperia e Serbia ?

      Me perjashtim qe te krijohet nje treg ku Serbia te shesi mallrat e saj te skaduara

      Politika e saj ne Balkan esht drejtuar vetem per te ndihmuar Serbine

      Dhe sa te jete ajo aty ne krye Shqiperia e Kosova nuk afrohen dot ne BE ,

      Nderkaq qe po kjo Merkel
      ua ka hapur rugen Serbise e Malit te zi , dhe perdor politikane te ndryshem te BE qe te thone lart e poshte se Serbia dhe Mali i zi do futen ne BE ,
      ndersa Shqiperia , Kosova e bosnja nuk futen…

      Ne kete menyre ajo kerkon ti familjarizoje vendet tona me kete favoruzim qe po ju ben serbeve e malazezeve
      ne menyre qe politikanet tane te mos ankohen, pir ta quajne kete pisllek moral , ku shperblehet krimineli , Serbia,
      nje gjendje normale te politikes europiane

      Dhe per kete gje , ajo po perdor Edi Ramen

      Reply to this comment
  2. Bushati September 24, 12:51

    Merkelin do ta votosh qe eshte e bukur .
    Shkateroj europen ,
    me Gerqine .,
    italine .,
    SPANJEN .,
    Portugaline
    dhe te gjithe europeen e periferise Jugore .

    Ate qe nuk e beri Hitleri me TANKE ,
    e beri Merkel me evrone .
    TI BEDRI ME KE JE ?
    si komunist qe ke qene , mos je bere antikomunist ?

    Reply to this comment
  3. Claus September 24, 12:59

    Pune shqiptaresh, hesapi.
    Kur tere Gjermania e godet me domate, shqiptaret si Bedriu do te zgjedhin Merkelin.
    Si gjithmone te fundit. Ky eshte truri dhe ndergjegja e shqiptareve, aq kuptojne.

    Reply to this comment
    • Hani mut, qeras qeveria. September 24, 13:42

      Hesapi i sat´eme o shurrtore e Janulles. Te duket vetja gjerman ty? Shqiptar je edhe ti, por nga ai soji i gjakprishurve. Bythelepires dhe njerez pa taban. Le me kur ben edhe specialistin dhe thua tere Gjermania e godet me domate. Ja do e shohesh sa perqind do marrin asocialet e AfD, duro deri ne darke.

      Reply to this comment
      • Thanasi nga Vunoi September 24, 16:31

        Te befte mire Muti .
        Sepse ti nuk je Injorant . dhe Muti per ty eshte çokollate .
        Gjermania DEBIL , ka hequr te drejtat e puntorve
        ne 2003 – vit qe hyri ne evro .
        Ne gjermani te dhenat e papunsise jane fallsifikuar o MUT qe te ka qevrasu QeFeria .
        Shumica ne gjermani punojne me kontrata Mini-Job duke marre 450 euro ne muaj [ bythen ne lane dot me ato Leka o Mut ]
        Nga 2012 rrogat jane ulur ,
        ku Tarifa e ures se punes minimo eshte 9,23 euro , dhe kjo fale Uljeve te oreve te punes Javore ne Kontrata .

        Merkeli thote se nga 8,20 e kane çuar 9,23 ,
        por nuk thote qe oret e punes jane shkurtuar .
        Kontratat e punes ne gjermani jane
        me 45 40 – 35 – 33 ore javore ,
        ku pjesa me e madhe e Impresave nuk paguajne oret Teper .
        Shume firma paguajne 50% ne kontrate
        e tjetern ne te zeze .
        Me ardhjen e emigranteve ka nje tendence
        per te paguar me pak personat qe Punojne
        .,edhe se ka pune , ka shume qe kerkojne pune .
        Idiot qe ha mut Gratis .

        Ekonomia gjermane suksesin e ka tek Eksporti .
        Me kete ka thyer , Ligjin e mastrichtit ,
        qe nuk e lejon me shume se 6% eksport ,
        Gjermania bene 9 % eksport .

        Nuk po zgjatem , se ty te ze kur ha shume Mut .

        Reply to this comment
        • Hani mut, qeras qeveria. September 24, 19:07

          Eh mer Thanas . Te paskan rene ne sy dhe te paskan verbuar pikat e shurres se Papuse. Nuk ka me ha Muco , pi Muco. Idiot kafeneje. Gjermania ka kuoten me te ulet te papunesise ne Euro-Zone dhe kjo fale politikes se Merkelit. Nqs me perpara beje 100 ore mbi normen, taksimin e ke pasur aq te larte sa ty neto ne dore te mbetnin aq sa ti fiton tani me 50 ore mbi normen. Je nje kokerr injoranti. Nqs ne nje firme e cila punesonte ta zeme 100 puntore, i del llogaria me mire te punesoje 120 se sa te paguaje ata 100 dhe t´u paguaje oret plus. Eshte rritur fleksibiliteti per punedhesin gje qe shton impulset ne tregun e punes.Kerric gomari je kur permend thyerjen e ligjit te Mastrichtit…A e di ti sa paguan Gjermania per ate 3 % plus or Tunxh ? Gjermania merr persiper barren me te rende ne te gjithe euro- zonen. Pyete dhe Papune sa here qe vete dhe i lepin bythen te ta thote. Eh me ke merrem edhe une. Ik pirdhu tani.

          Reply to this comment
          • Thanasi nga Vunoi September 25, 12:19

            I nerumi Debil i zhytur ne Mut .
            Kembanat e Alarmit kane 27 vite tunden ,
            por perderisa Robotet nuk kane dale akoma ne rruge te vrasin njerz ,
            Ti , debil i zhytur ne ”’ çokollate ”’ vashtire te kuptosh .
            Une jam me ty , Kurse ti je me ARUSHEN HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.
            O VELLA , lexo , e mos rri ne Mut .
            Nuk arrin ta ndash çokollaten nga Muti ?
            Nuk te duhen zyze , ………………..
            mendje te duhet , Ose te kungoje Hoxha ose prifti ,
            Treg i lire eshte , zgjidh ……………….

    • lili September 24, 16:43

      Bravo Claus ,

      Reply to this comment
    • Katerina die Große-Madona prej Sauku September 26, 16:35

      Voto Merkelin Zotni Bedriu.Por mos moho se gjith rritja ekonomike e Gjermanise i takon socialistit Gerhard Schröderit.Mos ja ha hakun sakrificave qi ka bo SPD per Gjermanine qe te fuqizohet.Kujto Agenden 2020.
      Kostoja e ksaj politike eshte shume e rande per SPD qi osht katandis ne 20 %.Ndresa sa per politiken e dyrvet te hapura te Zojes Merkel ajo osht KATASTROFALE sepse Gjermanine e versulen arbat nga Egjypti,Maroku,Tunizia,Algjeria qi tash enden rrugve.
      Jo Betri djali ke bo nji analis shum te dobte.Me boni çudi dy shtetsija jote me sa di une ne shqiptarve nuk na lejohet nji gjo e till.
      Ndresa sa per AFD kjo Parti lindi si rezultat i paknaqsise se gjermonve ndaj politikes dhe turbullise dhe papergjegjsise se CDU dhe Angela Merkelit qi situata i doli jasht kontrrolli.Shikoje realitetin jo si shqiptar i gjermanizu por si gjermano-europian .
      Tungjatjeta.

      Reply to this comment
  4. shushica September 24, 13:19

    Bedri ,ke analizuar drejt …por ka nje por ….Merkel ka patur sukses edhe ne saje te koalicionit te madh …pra e hjithe politika sociale e weverise gjermane nuk mund te realizohej pa socialdemokratet ,,,ne pushtet dhe pa presionin e te majtes ,jashteparlamentare..Perpara 4 vitesh ,ne se te gjitha te majtat do te ishin bashkuar ,kishin shumicen …por socialdemokratet nuk donin te rrezikonin me te panjohuren …Kjo deshmon klasin e larte te ndergjegjes politike gjermane ,te cilet perpara interesit partiak vene interesin gjerman…Tek ne ky koncept ..te cilin Rama po perpiqet ta avancoje ,eshte vetem ne frazen embrionale ,nderkohe qe shumica e vendeve lindore e bene nje kompromis te tille per hir tethithjes se miliardave …Por a e kupton anarko,primitivi Berisha kete gjuhe…si mentalitet Berisha eshte ne mesjete ,grupi i tij politik te pakten ne vitin 39..

    Megjithate …z.Islami ….ne se votoje partine e Gabriel dhe presidentit ,nuk do te gaboje…..zor se Gjermania do te ishte kaq afer Rames dhe qeverise se tij pa socialdemokratet gjermane…E pe shume mire se cili ishte qendrimi Gabriel…ministri socialdemokrat gjerman ne kohen e …çadres me idiote
    ….qe ka njohur kjo periudhe …Gjithesesi urime….

    Reply to this comment
    • arditi September 24, 15:53

      shushica pse e barazon veten me kete
      TIPIN
      Hani mut , se qeras ……….
      ??????????????????????????
      Sot votohet ne gjermani .
      Votime relativamente , jo intreresante .
      Sepse ne e dime se kush do te fitoje ,Merkel do te jete e lumtur me keto votime ashtu si Bedriu .
      Problemi eshte se kush do te dale i treti ,
      Mendoj , se do te dalion partite qe jane etiketuar
      Fashiste , populiste , xenofobe etj etj ……………
      Alternativa per gjermanine do tje dale ?

      Shushica ,
      sa pak , ke shkruar ,
      per te kuptuar se sa i dehur je nga Propaganda e gebeljane ……………………..

      Claus komplimente ,

      Reply to this comment
  5. kris 1 September 24, 13:45

    u qetesuam dhe me geziim do te shkojme ne Europe.Bedriu do votoj per plaken ne gjermani dhe te birin ne shqiperi.Plaka na ka ndihmuar shume.

    Reply to this comment
  6. sapa September 24, 15:34

    Me siguri AfD do behet forca e trete ne gjermani dhe kjo fale politikes se mireseardhjes se Merkel per arabet.Sic e tha edhe ajo vete po te kishte mundesi do ta kthente prapa ate qe ka bere ne 2015.Koha e Merkelit ka kaluar por ka fat qe Schulz nuk ka aq shume simpati ne popull.Tjetra eshte se shume votues ja japin voten AfD se jane te zhgenjyer nga qeverisja e Merkelit.Mjafton te kujtosh sulmet seksuale ne Köln te cilat u mbajten per nje kohe te gjate te fshehura nga politika derisa filluan te dalin faktet ku dhe disa funksjonare dhane doreheqjen.Perfitimet socjale te emigranteve te ardhur pa bere asnje pune jane edhe ato nje faktor qe e ben votuesin gjerman te mos votoje Merkelin.Shume gjermane shtrojne pyetjen:pse emigrante lufte jane keta qe vijne me smartphone ne duar dhe jane te veshur me mire se ne?pa folur per masakrat e terroristeve qe erdhen po si emigrante dhe vrane njerez te pafajshem.Keto te gjitha kane ndodhur prej keqqeverises se Merkelit.Prandaj rezultati ne perqindje do jete me i keqi qe ka pasur deri tani.

    Reply to this comment
  7. Shqipetari BERLIN September 24, 15:44

    Bedri:Tani qe je Perpjekur ti “Kapesh” Problemet Politike ne Gjermani kjo eshte Pozitive per ju si Person si Fillim, tregon Interesin tuaj, si dhe ju Nani Pikpamjet tuaja me Pubikun ShqipetaRE, qe me Vjen Keq ta theme..MBETEN DUKE I RENE DAULLES SE lULEZIM bASHES qe vete e bene Jeten ne Hollande..kurese Mbushe Xhepat me Paret e Budallenjeve “Shqipetare”…Flase per ata qe i shkojne Mbrapa..nejse.,..kthehemi te “Problemi Gjermane” qe nuk eshte aspak Problem..por vetem Problem Teorike…
    1-Shumica e Njerezeve ne Gjermani Flase per ata qe jene mbi te 50-tat..jane te Indinjuar me Politiken e hapjes se Zonjes Merkel per “Refugjatet”!!!!!!!!!!
    Kete qe them nuk e them nga RrUGA..por nga Kontaktet e mia te Perditshme me Gjermanet..ku nje ish-Punonjes NE BANKE me thote SE ESHTE INVAZJON, Marshimi i Qindra Refugjateve drejt Gjermanise:DHE KA TE DREJTE…pa u Influencuar nga Propaganda e Djathte apo Majte…ARABAET, ne Gjenezat e tyre jane Popull-Nomade qe Ngrinin Cadrat e tyre fillo qe nga Maroku-Algjeri-Libi-Tunizi-Egjypt-Siri-dhe nje Pjese e Turqise qe Flasin Arabishten shpjegohen Pikerishte me Levizjet e Popullesise Nomade..qe Leviznin neper Shkretetira ..se ku do te gjenin Uje per te Pire dhe Peme te Uleshin nene Hijet e tyre..aty dhe Ngriten Shtetet e tyre..
    Por Kontaktete e mia,me Gjermanet jane te Perditshme dhe me ta Ndaj dhe Kohen dhe Punen por Puna ime..me Bene te keme Kontakte me ta DHE TE THEM TE DREJTEN Jame me ate qe thone ata:Zonja Merkel Nuk duhet te hapte Kufijet..TURMAT ARAABE,-Myslymnae qe vijne ne Europe NUK INTEGROHEN, dhe me Mizerjen e tyre Bien edhe Islamin.Radikal..pa Respektuar Mikepritjen e Mikepritesit…Une jame Shqipetare PO KUR DEGJOJ se nje Sirjani dhe Disave u Afrohen Pune nga Sherbimet Punedhenese dhe ata Refuzojne DUKE THEN SE JANE MIQE TE ZONJA MERKEL DHE SI “MIQE” NUK DUHET TE PUNOJNE…Me Ngrene Nervat dhe vjen te Uleras, sepse edhe une jame Taksapagues ne Gjemani..por keta “Miqe” te Zonjes Merkel NUK HARROJNE TE BEJNE FEMIJE, dhe per Ironi te na i Pagezojne me Emerin Angela Merkel” ect…
    Personalisht kame Respekt per Zonjen Merkel..por nuk ndaj edhe te SPD-se se Zotit Schultz…AJO QE ME INTERESON ESHTE SE ATA KANE NJE POLITIKE TE QARTE PER SHQIPETARET…dhe Ndihmojne Shqipetaret..
    Dihet se Koalicjoni i madhe CDU-CSU do te fitoj…por Per Popullin e thjeshte Gjerman nuk Influencon Shume se Kush Qeverise, sepse Gjemania eshte nje Shtet Socjal ku te gjithe Jetojne…lol

    Reply to this comment
  8. Arben September 24, 17:22

    SHOKET KOMUNISTE TE PATOSIT

    NE VITIN 1990, I SHKRUAN LETER

    SHOKUT RAMIZ, KU SHPREHNIN KUNDERSHTIMIN

    E TYRE NDAJ BASHKIMIT TE 2 GJERMANIVE

    KETA ISHIN EDHE SHOKET E SHOKUT BEDRI.

    Reply to this comment
  9. Claus September 24, 19:48

    I bej te fala “te vonuarit te te vonuarve” Bedri Islamit!

    I thashe me lart, qe shqiptaret si Bedriu te fundit mbeten, se aq kuptojne dhe analizojne.
    I pe rezultatet Bedri?

    Nuk e di sse cfare koalicioni do te beje tashme Merkel?

    Po ketij muhabeti nuk po i hyj se aq merr vesh.

    Po ate dyshtetesine gjermano-shqiptare cfare e ke, kur Gjermani me ligj nuk lejon dyshtetesite per shtetasit e vendeve jashte BE?

    Ta marri vesh gjermani Bedri qe zoteron dhe nenshtetesi te dyte te gjeti belaja, kete ta them une dhe nenshtetesia gjermane te fluturon ne moment.

    Dukesh Bedri qe e ke humbur fillin, po kujdes se mos humbet dhe pasoshin gjerman, sic e thone kosovaret.

    E dyta, nxjerr ne pah dhe injorancen tende ne histori dhe qe nuk ke lexuar nje faqe ne gjermanisht:

    SPD nuk eshte fomuar ne Esslingen po diku tjeter ne Lindje
    As ne marksizem-leninizem nuk paske njohuri o Bedri, te pakten kete te fundit e ke patur ne shqip.

    Reply to this comment
    • Bis Limi September 28, 14:03

      Ish-kryetari i Levizjes Popullure te Kosoves dhe ish-drejtuesi i gazetes Zeri i Kosoves, Bedri Islami, thuhet se eshte larguar per ne Gjermani ne vitin 1993, kohe kjo kur shqiptaret e Shqiperise e kishin pothuajse te pamundur fitimin e statutit te azilantit politik.

      Ndryshe nga kosovaret, shumices se azilkerkuesve shqiptare asokohe i eshte refuzuar kerkesa e strehimit, pasi diktatura kishte dy vjet qe ishte permbysur dhe per qytetaret s’kishte me perndjekje politike.

      Nese Bedri ISLAMI, ashtu si ka pohuar dhe vete, eshte mbajtes i dy nenshtetesive, atehere si AUSLÄNDER i ardhur ne 2003-shin nga nje vend jashte BE-se, ai duhet te jete njeri prej te huajve nga me te privilegjuar ne Gjermani.

      Pyetja qe lind eshte, se cfare STATUTI ka Bedri Islami ne Gjermani? Si eshte e mundur nje PRIVILEGJ i tille per te, kur dihet fare mire qe gjermanet po te jete puna per zbatimin e ligjit as te q**** dhe as te leshojne?

      Une dyshoj shume ne thenien e Bedriut prandaj jam mjaft kurrioz te di, se si mund te shkelet kaq kollaj ligji i ashper gjerman per nenshtetesine e dyfishte. Nese Bedriu nuk e ka shpikur kete histori per te genjyer lexuesin, ai eshte i lutur te na tregoje te verteten ketu poshte me ane te nje komenti.

      Reply to this comment
    • U sa kom qesh September 28, 14:14

      Kerkova ne internet se cili eshte ky POPO-ja pe KORQE dhe a e di se cfare gjeta?

      Urno kqyre veten ketu poshte se do dhihesh ne brek

      https://cdn.kostüme.com/media/catalog/product/cache/1/image/1550x/9df78eab33525d08d6e5fb8d27136e95/f/a/fakepopo_tanga_1.jpg

      Reply to this comment
  10. gjermani i fundit September 24, 21:46

    Gjermania qenka keq per drejtues. Vw golf po prodhon serine e VIII, Merkel eshte ne pushtet qe kur filloi Golfi IV. Fitoi prape Merkel, qyfyre gjermane.

    Reply to this comment
  11. katarakti September 25, 10:15

    Nga sa lexova vura re se Sapa ka shkruar komentin me te qelluar dhe llogjik. Dhe zgjedhjet i dhane te drejte. Per mendimin tim Bedriu e ka shkruar kete koment si nje “i huaj”. Pra qe eshte i gezuar qe Gjermania hapi portat per te pritur mbi 1 milion myslimane. Qe jane njerez si ne, por qe kane te keqen se nuk integrohen / asimilohen kurre ne vendet pritese. Madje perpiqen qe te imponojne edhe zakonet e tyre. Prandaj partia e Merkelit dhe ajo e Shulcit moren rezultatin me te dobet gjate ketyre 40 viteve te fundit. Gjermanet qe e duan atdheun e tyre, nuk jane dakort qe vendi te kthehet ne “lesh arapi”, prandaj e ndeshkuan Merkelin. Gabimet si ato te kancelares gjermane sot dhe ato te paraardhesve te saj para Luftes se Dyte Boterore forcojne partite nacionaliste. Dhe historia fillon e perseritet.

    Reply to this comment
  12. Albano September 25, 20:51

    Po kush do ishte me mir te fitonte?

    Reply to this comment
  13. Katerina die Große-Madona prej Sauku September 26, 16:34

    Vot Merkelin Zotni Bedriu.Por mos moho se gjith rritja ekonomike e Gjermanise i takon socialistit Gerhard Schröderit.Mos ja ha hakun sakrificave qi ka bo SPD per Gjermanine qe te fuqizohet.Kujto Agenden 2020.
    Kostoja e ksaj politike eshte shume e rande per SPD qi osht katandis ne 20 %.Ndresa sa per politiken e dyrvet te hapura te Zojes Merkel ajo osht KATASTROFALE sepse Gjermanine e versulen arbat nga Egjypti,Maroku,Tunizia,Algjeria qi tash enden rrugve.
    Jo Betri djali ke bo nji analis shum te dobte.Me boni çudi dy shtetsija jote me sa di une ne shqiptarve nuk na lejohet nji gjo e till.
    Ndresa sa per AFD kjo Parti lindi si rezultat i paknaqsise se gjermonve ndaj politikes dhe turbullise dhe papergjegjsise se CDU dhe Angela Merkelit qi situata i doli jasht kontrrolli.Shikoje realitetin jo si shqiptar i gjermanizu por si gjermano-europian .
    Tungjatjeta.

    Reply to this comment
  14. Sirius September 27, 01:33

    Nuk e dija qe Bedriu ka nenshtetesi Gjermane per te votuar. Vajte votove o Bedri? Jam i sigurt qe po te shkoje do votoje Merkelin. Moj kasolle ku i mblodhe te dita.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*