Përse duhet të konsumojmë rukola

October 11, 2018 14:08

Përse duhet të konsumojmë rukola

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte. Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

l.h/dita

October 11, 2018 14:08
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku October 12, 15:20

    Nuk eshte njohur rukola??? Mbase nuk dihej si i thone italisht, po me duket se ne ne gjuhen tone te bukur shqipe i themi “lepjeta”. Gjyshja ime i bonte byrek keto qysh ne kohen e barit, qe na shpetoi parimet pa i shkelur.

    Reply to this comment
    • Arben October 12, 15:53

      E shikon pra say frytshme ishte koha e barit??!!

      Prandaj edhe sot partia me shokun edver Po punojne pa u

      lodhur qe shqipetaret ti kthehen perseri barit.

      Reply to this comment
  2. Mesuesja October 13, 14:57

    Ngaterron kekun me byrekun plaku xhuxhumaku se lepjeta eshte tjeter gje ndersa rukola eshte lloj lakre e eger ose qe tashme kultivohet qe ne shqip quhet rradhiqe.
    Mos ia ngrini kaq shume vlerat se si te gjithe barerat e tjera i ka

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 13, 15:38

      Mund te jete edhe sic thua zotrote, po tek e fundit e kisha fjalen qe kjo rukola eshte njohur edhe me pare, nuk e pame per here te pare tashti. Epo na qenka rradhiqe e jo lepjete, njelloj pune bari eshte. Nuk pretendojme expertize ne botanike. Gjithsesi falemnderit per sqarimin. Mesuesit prandaj jane qe te mos ngaterrojme lepjeten me rradhiqen.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*